LIVE UPDATES
Aktualitet

VAKSINIMI/ 41% e popullatës me dy doza, Shqipëria larg niveleve të BE, renditet pas Kosovës

15 Shkurt 2022, 06:11 Nga DOSJA

Rreth 1 vit nga nisja e fushatës të vaksinimit në Shqipëri 40,7% e popullatës janë të vaksinuar me dy doza, ndërsa 3% e tyre kanë marrë vetëm 1 dozë sipas të dhënave të Our World Data.

Shqipëria vijon të mbetet larg niveleve të Bashkimit Europian, ku 72% e popullsisë europiane ka marrë dy doza vaksine. Në raport me rajonin vendi pozicionohet para Maqedonisë të Veriut me 40% të popullatës të vaksinuar me dy doza dhe pas Malit të Zi që ka 44%, Kosovës me 45% të popullatës të vaksinuar Serbia me 47% dhe Greqia 71%.

Bosnjë-Hercegovina ka numrin më të ulët të numrit personave të vaksinuar me dy doza në nivelin 26% të popullatës. Fushata e vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh” nisi më 11 janar 2021, ndërsa në Kosovë nisi zbatimin në fund të muajit mars 2021. Në total në vend sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë janë kryer 2,6 mln vaksina, ku 213,6 mijë janë doza të treta.

Deri në pranverën e këtij viti Ministria e Shëndetësisë parashikon të sigurojë rreth 5 mln doza vaksina përmes mekanizmit Covax për të vazhduar aplikimin e dozës së tretë dhe doza dhe për fëmijët nën 18 vjeç sipas rekomandimeve të OBSH dhe ICD.

Nga të dhënat e Our World Data, 54% e popullsisë botërore ka marrë dy doza të një vaksine kundër Covid-19. 10,3 mld doza janë administruar në mbarë botën dhe 26,1 mln tani administrohen çdo ditë. Vetëm 10,6% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë.

Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 u shpenzuan rreth 14 mln USD sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë. Për periudhën janar-prill sipas raportit të monitorimit financiar të Ministrisë të Shëndetësisë janë vaksinuar 499,308 persona dhe shpenzimet faktike për këtë periudhë llogariten në vlerën e 1,407,762,000 lekëve. Kostoja për njësi për çdo të vaksinuar llogaritet rreth 2,800 lekë.

Ndërsa për periudhën janar-gusht 2021 për vaksinimin e popullatës u shpenzuan rreth 27 mln USD, sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë. Për periudhën janar-gusht sipas raportit të monitorimit financiar të Ministrisë të Shëndetësisë u vaksinuan 817,602 persona dhe shpenzimet faktike për këtë periudhë llogariten në vlerën e lekëve 2,793,811,000 lekëve . Gjatë periudhës janar-gusht 2021 janë vaksinuar me 2 doza 625,773 persona dhe me një dozë 817,602 persona.

Për menaxhimin e vijueshëm të pandemisë nga Coivid-19 qeveria miratoi në dhjetor të vitit të kaluar marrëveshjen për marrjen hua të 60 mln euro hua nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës. Nëpërmjet kredisë do të financohej blerja e vaksinave duke përfshirë edhe koston e transportit dhe magazinimit të tyre, punësimi shtesë i mjekëve, infermierëve. Për trajtimin me bonus për Covid-19 të mjekëve, infermierëve dhe personelit jo-mjekësor për periudhën janar-gusht janë shpenzuar 100 mln lekë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë. Dhënia e bonusit të mjekëve në vlerën e 1,000 eurove do të vijojë të shpërndahet deri në fund të pandemisë./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vaksinimi vaksinimi ne shqiperi vaksinimi vaksinimi ne shqiperi


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë