LIVE UPDATES
Politike

Várhelyi: Shqipëria më pranë se kurrë hapjes së negociatave

8 Tetor 2020, 08:05 Nga DOSJA
Várhelyi: Shqipëria më pranë se kurrë hapjes së

Vlerësim i progresit të deritanishëm për reformat, mbështetje e përforcuar nga BE, inkurajim për të plotësuar kushtet e Këshilit Europian dhe Bundestagut gjerman! Në këto tri drejtime u përqëndruan mesazhet që dha të mërkurën në Tiranë, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi gjatë vizitës së tij disa orëshe për të prezantuar Progres Raportin 2020 të Komisionit Europian, (KE) për Shqipërinë dhe Planin gjithëpërfshirës Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, të sapomiratuar nga KE.

Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Várhelyi theksoi, se “e ardhmja e Shqipërisë dhe rajonit është integrimi në Bashkimin Europian. Jemi në një moment vendimtar, ku Shqipëria është më pranë se kurrë fillimit të negociatave të pranimit. Shqipëria duhet ta ruajë vrullin dhe të vazhdojë reformat e saj në fushat e treguara në Konkluzionet e Këshillit Europian të marsit”Duke rikonfirmuar mbështetjen e përforcuar të BE për progresin e BP drejt hyrjes në BE ai tha në Kuvend se KE është përqëndruar nën tri pista kryesore,” rigjallërimin e procesit të zgjerimit, hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me BE”.

Që Shqipëria të hapë zyrtarisht negociatat e hyrjes në BE…

Komisioneri i  Olivér Várhelyi bëri të qartë për autoritetet e Tiranës dhe drejtuesit politikë se testi për të merituar Konferencën e Parë Ndërqeveritare të BE për Shqipërinë, brenda këtij viti, është përfundimi i një reformë zgjedhore të besueshme dhe i një Gjykate Kushtetuese, po të besueshme. “Kam mirëpritur rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020 për zgjedhjet, e cila zbaton rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Inkurajoj të gjitha palët që të mbajnë fokusin tek këto reforma të domosdoshme të Shqipërisë, përfshirë reformat që parashikohen në marrëveshjen e 5 qershorit.  Reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare, Na duhet një reformë e besueshme zgjedhore në bazë të së cilës të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Ky do të jetë testi. Këto lloj zgjedhjesh do të jenë testi për për konferencën e parë ndërqeveritare që besoj do të ndodhë sivjet”, theksoi Olivér Várhelyi. Ai e konsideroi si sfidë edhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe vetingun. “Vetingu është i rëndësishëm”, tha Varhelyi.

Përmirësimi i klimës së biznesit

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, ai dha detaje për Planin Ekonomik dhe gjithëpërfshirës për BP, të sapomiratuar në KE. “Plani, do të na ndihmojë të integrohemi gradualisht si rajon, me tregun europian, paralelisht me proceset individuale të integrimit për objektivat individuale të vendeve të BP që kanë të bëjnë me shtetin e të drejtës, me funksionimin e institucioneve dhe me gjithë ngrehinën shtetërore që shkon në procesin e monitorimit të vazhdueshëm nga BE-ja”, u shpreh Várhelyi.

Në këtë kontekst komisioneri i BE vuri në dukje që “klima e investimeve është shumë kyçe, vendimtare për Shqipërinë. Por po ashtu dhe sundimi i ligjit luan një pjesë tejet të rëndësishme në këtë aspekt, ku BE i duhet që klima e biznesit të jetë e garantuar, ku  të ketë një gjyqësor të pavarur, ku të kemi parashikueshmëri. Parashikueshmërinë e të gjithë mjediseve që kanë të bëjnë me aktivitetet e biznesit”.

Komisioneri Oliver Várhelyi theksoi se BE dëshëron “të ketë një ndikim madhor në rajon.” “Plani gjithëpërfshirës ekonomik dhe i Investimeve mund të ndryshojë panoramën e të gjithë rajonit, në mënyrë të konsiderueshme për 4-5 vitet e ardhshme. Kemi përcaktuar 9 miliardë euro me grante për këtë plan. Po bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë, me institucionet ndërkombëtare financiare, në mënyrë që të arrijmë të gjithë këto fonde edhe me 20 miliardë euro shtesë në garanci. Pra, pothuajse 30% e të gjithe PBB-së të të gjithë rajonit”.

Marrë nga DW

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oliver varhelyi ne tirane oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj