LIVE UPDATES
Politike

Vasili publikon sondazhin: Shqiptarët nuk e besojnë Vetingun

8 Prill 2019, 11:52 Nga DOSJA
Vasili publikon sondazhin: Shqiptarët nuk e besojnë Vetingun

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka bërë një status në facebook, ku shkruan se shqiptarët nuk besojnë se procesi i Vettingut do ta pastrojë drejtësinë.

Sipas shifrave të studimit të bërë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, 62.5% e shqiptarëve mendojnë se Vetingu nuk është një proces i drejtë.

Deshtimi!!Studimi provon se 63.3% e qytetareve nuk e besojne vetingun. 63.3 % e qytetareve mendojne se vetingu, ashtu sic po zhvillohet, nuk eshte nje proces i drejte.

62.5% e qytetareve mendojne se vetingu nuk do ta pastroje drejtesine. Keto jane rezultatet e studimit te kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe mbeshtetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine.

Ndersa Drejtori i Zerit te Amerikes per Europen dhe Azine z.Elez Biberaj per drejtesine thote qarte se:

“Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga “korrupsioni i përhapur.”

“Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave”.

Keto jane pergjigjet per “entuziastet” e reformes ne drejtesi.

Ky lloj ” entuziazmi” dhe kembengulja ngado qe ajo vjen…per te shitur si sukses nje deshtim evident shkaterrojne reformen ne drejtesi dhe shtetin e se drejtes si themel i demokracise.

Shkaterrimi i reformes ne drejtesi ka si shkak te pare, te dyte, te trete…dhe te dhjete vetem KAPJEN nga Edi Rama.

Te sakrifikosh reformen ne drejtesi per te mbrojtur Edi Ramen dhe te mos ndeshkosh shume rrepte korrupsionin e qeverisjes se tij eshte me shume se faj,eshte me shume se krim,”- shkruan Vasili.

Ndërkohë, gjatë një deklarate për mediet sot, Vasili publikoi rezultatet e një sondazhi, sipas të cilit 63% e shqiptarëve nuk besojnë te procesi i Vettingut. Duke iu referuar kësaj shifre, Vasili tha se shkak është vetëm Edi Rama, i cili me paratë e krimit ka kapur sistemin e drejtësisë.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Jemi në këtë komunikim së bashku për një çështje shumë delikate dhe që ka lidhje me një nga reformat më të rëndësishme që shqiptarët prisnin me kohë. Është fjala për Reformën në Drejtësi.  Opozita shqiptare ka ngritur pa u lodhur dhe në mënyrë të vazhdueshme se Reforma në Drejtësi ka dalë tërësisht nga shinat. Dhe gjithë fryma e konsensusit të madh të 21-22 korrikut që prodhoi atë reformë është rrënuar, është shkatërruar për shkak të etjes së pashterrshme të Edi Ramës për të kapur çdo gjë. Në mënyrë të drejtpërdrejt Komiteti Shqiptar i Helsinkit  i mbështetur nga Fondacioni Soros në Tiranë kanë kryer një sondazh, i cili ka nxjerrë disa rezultate që janë me të vërtetë tronditëse. Pyetjes, A keni besim se Vettingu është proces i drejtë nga rezultatet që ka pasur deri tani, pra a është I drejtë Vettingu në mënyrën si e kanë zhvilluar këta, qytetarët janë përgjigjur se 63% e qytetarëve përgjigjen se nuk kanë besim te mënyra sesi po bëhet ky Vetting. I cili  me shumë të drejtë nga Komiteti i Helsinkit është kritikuar fort më parë për standarde të dyfishta, mungesë objektiviteti, klientelizëm dhe kapje. Së dyti, pyetjes së madhe drejtuar qytetarëve që Vettingu a do ta pastrojë vërtetë sistemin e drejtësisë dhe a do ta bëjë këtë sistem më të mirë dhe më të besueshëm, 62.5% e qytetarëve përgjigjen JO. Pra afër 63% e qytetarëve nuk besojnë se ky Vetting do ta pastrojë drejtësinë. Dhe kjo është e tmerrshme, është tronditëse. Qytetarët mbi 90 e ca % e tyre mezi e prisnin Reformën në Drejtësi. Dëgjuan dhe lumenj pafund demagogjie deri në kufijtë e poshtërsisë politike që Vettingu do të ishte shpëtimi. Reforma në Drejtësi, të cilës do ti nënshtroheshin të gjithë armiqtë  popullit në thonjëza e do vihej drejtësi për qytetarët, e kapën dhe e krijuan këtë gjë për të cilën drejtori i Zërit të Amerikës për EuroAzinë, z.Elez Biberaj thotë duke cituar pikërisht raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. “Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vë në dukje se Reformat e Drejtësisë janë dëmtuar nga korrupsioni i përhapur”.

Dhe më tutje zoti Biberaj thekson: “Edi Rama është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura dhe duke mbushur gjyqësorin me besnikë nën maskën e reformave.” Zoti Biberaj thekson, pra Edi Rama ka mbushur gjyqësorin me besnikë nën maskën e reformave. Pra Reformën e Drejtësisë e ktheu në maskë, e kapi me paratë e krimit dhe të drogës dhe bëri pra që 63% e qytetarëve nuk besojnë te Vetting-u. Dhe afro 63% e qytetarëve nuk besojnë se ky Vetting dhe kjo mënyrë si po bëhet reforma, do ta pastrojë sistemin dhe do bëjë një sistem drejtësie më të mirë dhe më të besueshëm për qytetarët. Do të thotë që reformën në të cilën u investuan aq shumë politika, por edhe ndërkombëtarët, dha këto rezultate.

Ndaj nga kjo foltore kam një thirrje për të gjithë ata entuziastë  në thonjëza, që këmbëngulin për të folur për një sukses dhe për një ecuri shumë pozitive dhe shpresëdhënëse të Reformës në Drejtësi. Nuk mund të fshihemi pas gishtit. Reforma në Drejtësi ka hyrë në një rrugë të gabuar. Dhe shkaku 1, shkaku 2, shkaku 3, shkaku 10, shkaku 20, është vetëm kapja e drejtësisë nga Edi Rama. Të sakrifikosh sot pra Reformën në Drejtësi, vetëm e vetëm për të mbajtur Edi Ramën, i cili e do këtë reformë si mburojë për t’u mbrojtur nga pandëshkueshmëria e korrupsionit të frikshëm, korrupsionit që godet te Unaza e Re, korrupsionit që është duke goditur tashmë pikërisht tani tek Bregu i Lumit qytetarët e tjerë. Korrupsion që nuk ndëshkohet, ku ata që vjedhin dhe plaçkitin shëtisin e buzëqeshin, ndërsa qytetarët që duan të mbrojnë shtëpitë e tyre burgosen. Kjo është drejtësia të cilën shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk e besojnë më dhe pësojnë pra zhgënjimin më të madh të tyre, ku kujtoj se mbi 60 e ca përqind  e tyre nuk e besojnë më këtë Reformë në Drejtësi. Refuzojnë ta besojnë dhe bashkë me të refuzojnë dhe të gjithë sugjerimet nga ato që vijnë, në shqip edhe në anglisht, për t’ua shitur këtë si sukses, për një sukses të paqenë. Një sukses që në të kundërt ka lënë vendin pa drejtësi, pa gjykata, por ka garantuar pandëshkueshmëri absolute për të gjithë qeveritarët, të cilët janë bërë njësh me krimin dhe për të gjithë qeveritarët që bëjnë korrupsion në mes të ditës.

Koha për ndryshim është sot. Shqiptarët, në mënyrë që Shqipëria të kthehet në shtëpinë e tyre, duhet të mos ndalen absolutisht për të çuar drejtësinë në vend dhe për të çuar përpara drejtësisë këta që po shkatërrojnë drejtësinë duke filluar nga Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama petrit vasili sondazhi per vetingun veting edi rama petrit vasili sondazhi per vetingun veting


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj