LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO- Policët rrahin qytetarin dhe i thyejnë dhëmbët (Kamera e fshehtë)

10 Nëntor 2021, 21:02 Nga DOSJA
VIDEO- Policët rrahin qytetarin dhe i thyejnë dhëmbët

TIRANË– Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e dhunimit të një qytetari nga forcat e policisë. Rasti ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. Qytetari Ilirjan Dojçe tregon se kishte shkuar me makinë në Pogradec për të shitur speca. Pas shitjes së specave, Ilirjani u takua me dy shokë të tij ku qëndruan në një lokal. Problemi nisi kur shkoi ora 23:00, teksa hynte në fuqi orari i ndalimit policor në kuadër të pandemisë.

Pikërisht rreth kësaj ore, Ilirjan së bashku me dy shokët e tij të cilët po i shoqëronte për shtëpi, u ndalua nga patrulla e policisë. Sipas qytetarit, 3 policët filluan t’i kërkonin llogari për kalimin e orës policore. Ilirjani tregon se u dha policëve 20 mijë Lekë të vjetra dhe ata e lanë të ikte. Por pasi përcolli shokët, ai shkoi te daja i tij ku do të flinte. Sapo parkoi makinën, e njëjta patrullë me 3 policët u shfaq sërish. Në këtë moment, Ilirjani thotë se u dhunua nga punonjësit e policisë, të cilët i thyen dhëmbët dhe hundën.

Ilirjan DojçeNë datën 20 Tetor kam qenë në qytetin e Pogradecit për të shitur disa speca. Mbaroj punë dhe më pas takoj dy shokët e mi, qëndruam atje në orët e vona të darkës, ishte rreth 23:00. Në atë kohë kur po iknim, na del patrulla. Ishin 3 policë, na ndaluan, ku shkoni. I them unë po shkoj shokët e mi deri te shtëpia. Debatuam atje, më kërkuan lekë. Ju dhashë 20 mijë Lekë (të vjetra). Më pas ikëm. Më tha mua ku do shkosh? I them do iki te shtëpia e dajos tim dhe do rri atje sot. Mbarova punë, më pas shkoj në lagje dhe sa parkoj makinën atje, makina e policisë doli prapë te lagjia. Erdhi ai polici, më thotë ti s’merr vesh. Të thashë që do shkoj të fle këtu sot. Debatuam pak atje. Më pas filluan kontradiktat, më rrahën, më bënë copë. Edhe hundën e kam të thyer, dhëmbët e thyer, më shanë, më ofenduan me llafe nga më të ndryshmet. Më kërcënuan, do të vrasim, do të fus plumbin, do të hedh në përrua e shumë gjëra të tjera.

Pasi kërkoi ndihmën e emisionit Stop, Ilirjani u takua sërish me policët që ai thotë se e kishin dhunuar. Kësaj radhe, qytetari ishte pajisur me kamera të fshehtë.

Ilirjan Dojce- Çkemi? Si kaloni?

Polici- Mirë, cfarë bëre ti?

Ilirjan Dojce-Më njeh, apo s’më njeh?

Polici- ëë.. të njojta…ëë.., c’kemi?

Ilirjan Dojce- Ore, ju me bëtë copë mua atje!

Polici-(nuk kuptohet)

Ilirjan Dojce-A e kupton këtë gjë ti? Ajo rrahje, që më bëtë…

Polici– Dëgjo! Takohemi, se është shefi vërdallë këtu!

Polici 2– Si jeni? Ca thotë ky?

Polici- Jo mo, hiç…

Ilirjan Dojce– Të dy ishin cunat, të dy ishin këta…?

Polici 2- Cfarë…?

Polici– Si ishin të dy këta?

Ilirjan Dojce- Në turn bashkë…

Polici-Të thashë, të pimë një kafe dhe bisedojmë dicka! Hajde të ulemi dhe…të thashë, që atë ditë “na numrin”, apo s’e mban mend? Këta ikën, s’kanë faj fare, këta ikën s’kanë punë fare.

Ilirjan Dojce- Ore ikën këta, po këta ishin bashkë me ty atë ditë…

Polici– Si…ti ke punë vetëm me mua, nuk ke punë me ta…

Ilirjan Dojce- Ja do të pres unë ty dhe do ta pimë një kafe.

Një një takim me të njëjtët policë, sërish me kamera sigurie, Ilirjani e pyeti njërin prej tyre se përse e rrahën, ndërsa polici tha se gjithçka kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

Ilirjan Dojce- 200 mijë lekë dëm më ke bërë. Na shikoje! Po si më the atje në fund…? Do të marr edhe do të fut edhe plumbin?! Do të marr, do të hedh në prrua?!

Polici- Në gjaknxehtësi e thotë njeriu…

Ilirjan Dojce– Më mirë më merrje, më coje brënda,- të thashë. Më mirë të më hidhje atje, të më coje brenda xxx( nuk kuptohet) jo të më thyeje dhëmbët! Unë sot jam me dhëmb të thyer. 3 veta, se unë i mbaj mënd.

Polici- Këta cunat s’kanë punë fare. Dëgjomë mua!

Ilirjan Dojce– Si s’kanë punë fare?! U grinda me një nga cunat, i ktheva llafin.

Polici- Jo, jo!

Ilirjan Dojce- Me cunat u grinda unë? Le të thotë, ja ku është! Ia kam kthyer llafin? Le të thotë, ja ku është! Ja,hajde ty ta ktheva llafin, se unë e mbaj mënd. Këtij apo atij …?

Polici– Po c’rëndësi ka bre…

Ilirjan Dojce-Jo, jo, se e mbaj mend unë.

Polici- Po si e mbajke mend ti, ke qëne pavetëdije?!

Ilirjan Dojce- Po në rregull bre, pa vetëdije kam qenë.

Polici 2 – Po pa vetëdije, ti mund të vrasësh!

Ilirjan Dojce-Po si mund të vras unë, isha duke hyrë në hyrje, juve më erdhët mua.

Polici– Po ne të erdhëm, se të dëgjuam, s’të thamë ik nga fugonat!

Ilirjan Dojce– A vajta te hyrja unë?

Polici-Nuk kuptohet.

Ilirjan Dojce-I cova shokët deri atje, i cova vetë pastaj në hyrje…

Polici-Te vazhdojmë ne…?

Ilirjan Dojce- Të vazhdoni!

Në një tjetër takim, kur qytetari e pyet sërish policin përse e dhunoi, efektivi i thotë se ata e respektuan duke shkëmbyer numrat e telefonit!

Polici- Budalla! Ty policët të kanë bërë një nder. Kaq s’e kupton? Kaq s’e kuptove?  I shave këta, ishe i pirë…

Ilirjan Dojce-Unë ta pranoj, aman kam 3 ditë, që po vjell gjak. Shikoji dhëmbët! Po nuk jam nga ata burra, sepse ju respektova, ama jo të më bëje në këtë gjëndje mua…

Polici– Se ne s’të respektuam?

Ilirjan Dojce- Më respektove. Kafenë ta thashë atje…

Polici- xxx nuk kuptohet ..të pimë një kafe, ta dhashë edhe numrin.

Ilirjan Dojce-edhe të më rrahni ju të, tre sic jini?!

Polici- Kush të rrahu kot?

Ilirjan Dojce– S’më godite ëëë..? Po kush më bëri kështu mua?! Vërtetë s’ju respektova?!

Polici- Hic fare.., hic fare!

Ilirjan Dojce-Ia mora djalit, t’i dhashë ty. Po ta tregoj tamam muhabetin, sic është…

Polici-Do vish poshtë, ta pimë një kafe bashkë?

Ilirjan Dojce– Ku poshtë…?

Polici-nuk kuptohet.

Dy drejtuesit e emisionit Stop, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj i bënë thirrje SHÇBA-së që të reagojë pas publikimit të këtij rasti.

Marrë nga tvklan.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi dhunon qytetaren ilirjan dojçe pogradec efektivi dhunon qytetaren ilirjan dojçe pogradec

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait