Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Vdiq dje në SHBA, familja e Dukës kërkon ndihmë për kostot e funeralit, nis fushata
4 Shkurt 2022, 10:48Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Familja e Denis Dukës po kërkon ndhmë për të përballuar shpenzimet e funeralit të 35-vjeçarit, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një infarkti. Në një postim në rrjetet sociale, Shpendi Lamaj, miku i të ndjerit Denis Duka, djali i poetit Arben Duka që vdiq gjithashtu pak muaj më parë kërkon që qytetarët ta ndihmojnë familjen për shpenzimet e nevojshme. Lamaj ka nisur një fushatë dhe ka publikuar llogarinë e GoFund ku çdo person mund të dhurojë sa para të mundet.
“Denisi ndërroi jetë në mënyrë të papritur në 2 shkurt, 2022 në Alexandria, Virginia në SHBA. Denisi ishte një shok i shkëlqyer. Kur e takova për herë të parë mbi 10 vjet më parë, ai ishte shumë mikpritës dhe më kujtonte qytetin tim, Vlorën. Ai la pas gruan e tij të dashur Eneda Danglli Duka, vajzën e tij të bukur Sofia Duka, motrën Denada Duka dhe mamanë Pranvera Duka. Denisi ishte shumë i ri dhe la pas një zbrazëti. Për shkak të vdekjes së papritur, ne dëshirojmë të ndihmojmë dhe të mbështesim familjen me kostot e larta të funeralit. Çdo ndihmë është e mirëpritur,”- thuhet në postimin e tij.
Denis Duka u nda nga jeta ditë e djeshme në moshën 35-vjeçare pas një infarkti. Në dhjetor të vitit të kaluar ndërroi jetë edhe poeti Arben Duka.
(F.m/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Nëntë persona, tre prej të cilëve të shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se është...
KUKËS– Udhëtimet nga Kukësi do të kushtojnë 19 euro. Kështu deklaroi ditën e sotme kryeministri Edi Rama nga Kukësi, pasi zbriti me një avion të komp...
TIRANË– Konfindustria ka kërkuar ngritjen e një komisioni parlametnar për hetimin e shkaqeve dhe rolin e munguar të institucioneve ekzekutive e rregu...
ELBASAN– Dosja.al ju sjell pamjet brenda sallës së gjyqit që po mbahet ndaj zyrtarëve të burgjeve që u prangosën në kuadër të operacionit “Trinomi”. Në vi...
TIRANË– Partia Demokratike e ka akuzuar si mashtrues kryeministrin Edi Rama në lidhje me ndërtimet që janë parashikuar të bëhen në lagjen “5 M,aji”. ...