LIVE UPDATES
Aktualitet

Veliaj premton tunel për të ndrequr problemet e trafikut që shkaktoi sheshi Skënderbej

1 Korrik 2019, 12:52 Nga DOSJA
Veliaj premton tunel për të ndrequr problemet e trafikut që

TIRANË- Pasi shpenzoi dhjetëra milionë euro për ta kthyer sheshin Skënderbej në parking dhe pedonale, Erion Veliaj synon të shpenzojë edhe dhjetëra të tjerë për të ndrequr kaosin e trafikut që vetë ai krijoi. Ideja e Veliajt për katër vitet e ardhshme është që qarkullimin jugor të Unazës së Vogël ta kalojë me një tunel nga Parku Rinia te rruga George W. Bush te Parlamenti.

Sheshi Skënderbej kushtoi mbi 15 milionë euro dhe la si pasojë një qarkullim kaotik të automjeteve në qendrën e Tiranës, pasi Kryeministri Edi Rama dhe Veliaj vendosën që poshtë sheshit të kishte parking dhe jo ndonjë nënkalim që do ta sistemonte lëvizjen. Tre vite më pas Veliaj propozon një zgjidhje me tunel, për një situatë që mund ta kishte zgjidhur me më pak kosto që në fillim kur nisi punimet për sheshin e ri.

Punimet për sheshin Skënderbej nisën me premtimin se qarkullimi në qendër nuk do të përkeqësohej. Për këtë Veliaj kërkoi ndërtimin si fillim të Unazës së Vogël. Kështu u vendos që lëvizja të bëhej me unazë dhe jo me nënkalime.

Për ndërtimin e pjesës veriore të unazës Bashkia kontraktoi kompaninë Geci shpk. Rreth 900 metra nga Banka e Shqipërisë deri te Ushtari i Panjohur kushtuan mbi 1 milionë euro.

Për segmentin jugor nuk u fol gjë edhe pse dihej që rruga Murat Toptani nuk mund të shfrytëzohej për Unazën e Vogël për shkak të gjetjeve arkeologjike – themelet e Kalasë së Tiranës – gjetje që justifikuan kthimin në pedonale në vitet kur Bashkia drejtohej nga Rama.

Fatura totale e sheshit Skënderbej u bë e majme, pasi siç ka raportuar edhe në të shkuarën Exit.al, nga hiçi projektit iu shtua parking dhe jo ndonjë mundësi për kalim nëntokësor. Kjo shtojcë dhe dy fazat e tjera të sheshit i kapërcyen 15 milionë eurot (mbi 1,9 miliardë lekë) pa llogaritur këtu dëmshpërblimet për prishjen e godinës së INSIG-ut, apo pronarëve e truallit atje.

Vetë Veliaj jep detaje se përse sheshi kushtoi kaq shumë kur nuk e fsheh faktin se për gjelbërimin, u preferua të merreshin pemë nga Italia:

Në parking poshtë është mbjellë një pemë gjigande 40-vjeçare, që e kemi marrë nga Italia, ka qenë transplanti më i madh i një peme aq të rritur në Evropë… është sjellë me dy trajlera dhe me anije të posaçme.  

Por megjithëse u pagua shtrenjtë për sheshin, Unaza e Vogël mbeti përgjysmë dhe trafiku u bë kaotik sidomos në orët e pikut mëngjeseve dhe pasditeve.

Sheshi i Veliajt mbylli rrugën Çamëria (përpara selisë së Partisë Socialiste). Qarkullimi u detyrua të kalohej vetëm nga rruga Ibrahim Rugova. Kështu me një shesh me parking dhe jo kalime nëntokësore, lëvizja u detyrua të bëhej me zik-zake drejt rrugës Myslym Shyri-Bulevardit e më pas për nga Bashkia nga rruga Abdi Toptani.

Prej rreth tre vitesh, në qendër, 16 linja autobusësh detyrohen të qarkullojnë në një segment gjysmë-unazor dhe të ndajnë stacionet mes tyre.

Por për këtë situatë, të cilën e krijoi vetë me projektin e tij dhjetra milionësh Erion Veliaj, ai premton një zgjidhje: zgjatjen në jug e lindje të Unazës së Vogël dhe futjen e qarkullimit në një tunel. Ai e përshkruan kështu:

Pranë Bashkisë kemi vetëm një kanal (rruga Abdi Toptani) për dy… le të themi dy korsi, i cili do të largohet në mandatin tonë tjetër, sepse menduam që unaza të mos e bëjë këtë devijim, por të futet poshtë (nënkalim) në periferi të parkut Rinia, poshtë hotel Dajtit, poshtë kishës, poshtë xhamisë.

Këtë ide për tunel Veliaj e ka bërë publike edhe në një postim në Instagram. E paraqitur me një thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit, vizualizimi i idesë së Veliajt tregon për një ndërhyrje me infrastrukturë rrugore në Parkun Rinia. Rrugë me të paktën 5 korsi në anën jugore të parkut dhe një tunel poshtë bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Nuk dihet se sa mund të jetë kostoja e kësaj ideje me tunel e Veliajt, por e sigurt është se teksa ai ka në mendje këtë gjë, në anën tjetër nuk i ka kursyer fondet duke qenë se ka hapur tenderin për rehabilitimin e parkut Rinia, projekt i të cilit kap koston e rreth 900 mijë eurove dhe parashikon ndërhyrje në park edhe në zonën jugore, zonë ku ai mendon të ndërtojë rrugën me 5 korsi dhe nisjen e tunelit.

Në gusht 2018, Bashkia kontraktoi Son Engineering dhe A&E Engineering për të bërë projektin rehabilitues të parkut. Studiot u paguan rreth 27 mijë euro. Një vit më vonë Bashkia hapi tenderin për “Rehabilitimin e Parkut Rinia” me një fond prej rreth 850 mijë eurosh. Bashkë me mbikëqyrjen e punimeve – €15 mijë – rehabilitimi i parkut i afrohet 900 mijë eurove.

Nuk dihet se kur e mendoi idenë e tunelit Veliaj, para apo pasi hapi tenderin për rehabilitimin e parkut Rinia.

Më tej në imazhin e paraqitur nga kryebashkiaku nuk kuptohet se si do të vazhdojë rruga pas tunelit. A do të prekë ai prjekte të miratuara dhe në punim, si për shembull rikonstruksioni i ish-Hotel Dajtit, apo ndërtimit të godinës MET-Tirana Building dhe ideja e Veliajt mbivendoset edhe me projektin zhvillues të këtij ndërtimi.

Kështu pasi shpenzoi më shumë se 15 milionë euro për ta kthyer sheshin Skënderbej në pedonale dhe parking, Veliaj kërkon të shpenzojë edhe dhjetëra miliona të tjera për ta përfunduar Unazën e Vogël dhe për të zgjidhur kështu problemin që ai vetë krijoi, trafikun e rënduar të qarkullimit të mjeteve në qendër.

(Marrë nga Exit.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj projekti i unazes se vogel sheshi skenderbej erion veliaj projekti i unazes se vogel sheshi skenderbej

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë