Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vendimi për Vjosa Osmanin, Abdixhiku takon sot deputetët e LDK-së për të vendosur mbi çështjen e Presidentit
30 Mars 2021, 06:47Nga DOSJA
KOSOVË- Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të takohet ditën e sotme me deputetët e partisë së tij për të diskutuar mbi votimin e Vjosa Osmanit për Presidente. Ky është takimi i dytë që Abdixhiku mban me deputetët e tij, pasi mbajten një edhe dje, i cili zgjati disa orë.
Sot LDK-ja do të vendosë nëse do t’i japë votat Osmanit për Presidente apo do e lënë atë në “mëshirën” e partisë Vetëvendosje dhe të Listës Serbe. Ndërkohë që nga ana e LDK-së, nënkryetari Lutfi Haziri në një deklaratë ka thënë se ata do të shohin se kush do të jetë më mirë për të ardhmen e vendit, si dhe do të dalin në mënyrë unanime për të zgjedhur mbi këtë çështje.
“Kryetari i LDK-së dhe lidershipi nesër (sot) do të takohen me grupin e deputetëve që pjesëmarrja në seancë të jetë në frymën kushtetuese dhe duke krijuar frymë dhe angazhim dhe stabilitet politik në këtë vend. Ne do të punojmë që të dalim unanim, na duhet si çdo herë që veprimi jonë i përbashkët të jetë arma jonë politike”, deklaroi Lutfi Haziri.
Sipas Kushtetutës, zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet bëhet me 2/3-at e votave të deputetëve të Kuvendit. Nëse Osmani, e cila është e vetmja kandidate për Presidente, pas tërheqjes nga gara të Ramush Haradinajt, nuk siguron dot 2/3-ën e votave vendi do të shkojë në zgjedhje.
“Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjidhet President i Republikës së Kosovës”, shkruhet në Kushtetutën e Kosovës.
Nëse Vjosa Osmani nuk plotëson dot votat e nevojshme vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ku sipas vendimit të Kushtetutës zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i bëri thirrje të hënën Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të autorizojë më shumë pika kalimi kufi...
GJERMANI– Në Gjermani janë regjistruar një shumë totale prej 11.4 milionë vetësh pa pasaportë gjermane.Numri i të huajve në Gjermani u rrit me 1.8 përqind...
HAGË- Ka përfunduar seanca e radhës paragjyqësore ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. F...
KOSOVË– Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht procesi i vaksinimit në Kosovë. Deri më tani janë vaksinuar rreth 300 punonjës të personelit mjekësor dhe 100 mje...
Ajo sërish po lëviz! Pas disa ditësh përpjekjesh, anija e madhe me kontejnerë që kishte bllokuar Kanalin e Suezit, emrin e të cilës Ever Given tani e njeh mbarë...
ITALI– Kryeministri italian Mario Draghi është shprehur optimist teksa tha se Evropa mund ta arrijë imunitetin e tufës nga fundi i korrikut. Mediat italiane shk...
Facebook-u punësoi njerëz për kontrollimin e fakteve, Twitter u ka shtuar paralajmërime postimeve dhe Google hoqi videot nga platformat, por për kompanitë tekno...
Grupi militant Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në qytetin Palma të Mozambikut, ku mbetën të vrarë dhjetëra njerëz, përfshirë punëtorë të huaj.Shtet...
Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi, tha se është diagnostikuar me koronavirus, edhe pse ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër sëmundjes që e shkakton ai, COV...
Sipas një projektraporti mbi origjinën e COVID-19-s, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në bashkëpunim me autoritetet kineze, transmetimi i virusit nga lak...