LIVE UPDATES
Bota

Sfidat para gjigandëve të teknologjisë së medias sociale

29 Mars 2021, 20:52 Nga DOSJA
Sfidat para gjigandëve të teknologjisë së medias sociale

Facebook-u punësoi njerëz për kontrollimin e fakteve, Twitter u ka shtuar paralajmërime postimeve dhe Google hoqi videot nga platformat, por për kompanitë teknologjike, dezinformimi është një problem që nuk po zhduket. Kompanitë gjigande të medias sociale po përballen me presion gjithnjë e në rritje për të kufizuar e keqinformimet ndërsa ligjvënësit amerikanë po diskutojnë për rregullore të reja.

Ndërsa vendi ka një president dhe Kongres të ri, kompanitë e teknologjisë po përballen me presion të intensifikuar për të goditur ekstremizmin dhe dezinformimin në rrjetet e tyre. Ligjvënësit thonë se janë të gatshëm për të vepruar. G.K. Butterfield është ligjvënës demokrat.

“Janë bërë premtime të cilat nuk janë zbatuar. Duket se Kongresi tani do të duhet t’i detyrojë këto kompani, ndoshta me gjoba, për të bërë ndryshime domethënëse.”

Gjatë një senace dëgjimore në Kongres, drejtuesit e kompanive Facebook, Twitter dhe Alphabet, pronarja e firmës Google, mbrojtën veprimet që kanë ndërmarrë për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe dezinfomimin në rrjetet e tyre. Facebook, për shembull, ka hequr 12 milionë postime me pretendime të gabuara ndaj koronavirusit dhe vaksinave dhe thotë se ka 35 mijë punonjës që trajtojnë çëshjtet e keqinformimit.

Shumë pjestarë të Kongresit nuk janë të kënaqur nga masat në fjalë ndërsa disa prej tyre thonë se firmat e medias sociale përdorin algoritma që i shtyjnë njerëzit drejt pikpamjeve më ekstremiste, duke shkaktuar ndoshta pasoja reale, siç ishte sulmi ndaj Kapitolit në janar. Ligjvënësi demokrat Michael Doyle i akuzoi drejtpërdrejt firmat e medias sociale.

“Sulmi ndaj Kapitolit dhe lëvizja që e motivoi filluan dhe u ushqyen në platformat tuaja. Po zgjidhni angazhimin dhe përfitimin mbi shëndetin dhe sigurinë e përdoruesve tuaj, vendit dhe demokracisë tonë.”

Cathy McMorris është ligjvënëse republikane.

“Platformat tuaja janë frika më e madhe që kam unë si prind i tre fëmijëve në moshë shkollore. Është një betejë për zhvillimin, shëndetin mendor dhe përfundimisht një betejë për sigurinë e tyre. I kam vëzhguar algoritmet tuaja dhe çfarë ofrojnë ato. Është e frikshme, dhe e di që nuk jam e vetme.”

Tre drejtuesit e lartë thanë se përballen me një sfidë të madhe për të ofruar një platformë për shprehjen e lirë ndërsa luftojnë keqinformimin. Në shumë mënyra, beteja e tyre reflekton atë që po ndodh në shoqëri, thotë drejtuesi i lartë i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg.

“Besoj se ndarja që shohim sot është kryesisht rezultat i një atmosfere politike dhe mediatike që i largon amerikanët.”

Ligjvënësit po shqyrtojnë mundësinë që t’i mbajnë kompanitë përgjegjëse për postimet në rrjetet e tyre që nxisin dhunë ose përhapin keqinformime që mund të kenë pasoja fatale tek njerëzit. Katie Paul drejton Projektin Tech Transparency.

“Pyetja është se si mund të mbahen përgjegjëse këto kompani në një mënyrë që i stimulon ata të marrin hapa domethënës për të zvogëluar përmbajtjen e dëmshme në platformat e tyre.”

Nga ana tjetër egziston rreziku që një veprim i tillë mund të bëjë që kompanitë të dëmtojnë lirinë e fjalës, thonë disa vëzhgues. Alexandra Givens drejton Qendrën për Demokraci dhe Teknologji.

“Egziston një rrezik real se nëse kompanitë mbahen përgjegjëse për postimet politike apo polarizuese dhe të detyrohen të bëjnë korrigjime të tepruara, ato mund të bllokojnë zërat e njerëzve që duan të ndajnë opinionet e tyre.”

Ajo që tashmë dihet është se firmat e medias sociale janë nën presion për të treguar se po ndërmarrin veprime kundër dezinformimeve ndërsa ligjvënësit përpiqen të gjejnë një mënyrë që kompanitë ta bëjnë atë.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota efekti i mediave sociale mediat sociele efekti i mediave sociale mediat sociele

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë