LIVE UPDATES
Aktualitet

8 Janar 2021, 10:21 Nga DOSJA

Ishin të veshur shtrenjtë. Ishin të veshur bukur. Treguan se mbanin pozicione të mira pune, por gjithçka ishte fasadë. Ata ishin mashtrues. Një çift ka përvetësuar shërbim ekstra, netë në dhomën më të mirë të një hoteli në Tiranë dhe pa paguar asgjë, ia ka mbathur. E për t’i zbuluar se cilët janë, policia është vënë në kërkim të tyre, mbasi ka parë e stërparë kamerat e sigurisë. Burime të policisë i thanë Gazetës “Si” se agjentët u angazhuan pas kallëzimit të menaxherit të një hoteli që ndodhet në rrugën “Vaso Pasha”, pranë ish-Bllokut në Tiranë. Çifti është prezantuar si motër e vëlla, por vetëm njëri prej tyre kishte dokumente identifikimi. Gruaja kishte thënë se i kishte harruar në shtëpi. Burri tha se ishte profesor i njohur. Kaq ka mjaftuar që recepsionisti t’i regjistrojë në dhomën më të mirë për klientë të privilegjuar. Denoncuesi E.N kujton se si u mashtrua ai dhe stafi që u shërbeu për ditë të tëra.

“Pretenduan se ishin motër e vëlla, bënë pronotimin për vetëm dy netë. Bënë pagesën për një natë dhe zgjodhën dhomën numër 104. Pasi fjetën atë natë, paguan edhe natën tjetër dhe kështu vazhduan për katër net me radhë. Ata i paguan lekët për çdo natë që flinin”.

Por pagesën e fundit e kanë kryer pas natës së katërt dhe këtu kanë nisur mashtrimin me stafin dhe hotelin. “Shuma totale që paguan ishte 160 euro, pasi një natë ishte 40 euro. Më pas qëndruan qëndruan në hotel 14 ditë pa paguar asnjë lek”, thotë menaxheri në polici

Por si u arratisën klientët në hotelin pranë zonës së ish-Bllokut. Denoncuesi i thotë policisë fjalë për fjalë se si ata aktruan me stafin në fund të 14 netëve qëndrimi falas.

“Ai pretendonte dhe hiqej si pedagog i njohur, gruaja që ishte me të sillej si administratore e një firme maqedonase. Mbasi po vononin pagesën mora takim me këta persona. Shtetasi B. u shpreh se nuk kishte për momentin para dhe të dy u shprehën se nuk kishin marrë rrogën dhe duhet të prisja për të më likujduar. Ne ishim të vëmendshëm ndaj tyre dhe shikonim se ku po shkonin. Por në orët e para të mëngjesit, femra ka dalë nga dera e pasme, takoi kolegen time E.K. dhe i tha po “shkoj pak në Bashki”. Në të njëjtën kohë nga hyrja kryesore doli edhe profesori, ai kishte një qese të madhe në ngjyrë të zezë në dorë, ishte qese plehrash, pohoi – po hedh pak plehrat”. Kamarierët që më pas u pyetën nga policia dhe që janë personat që e takuan të fundit profesorin, kujtojnë se e përshëndetën klientin e kujdesshëm ndaj pastërtisë, por vunë re se ai u vonua ndonëse koshi i plehrave ishte pranë hotelit. “Kolegia ime E.K. nxitoi për në dhomën e tyre, e hapi dhe pa që ata i kishin marrë të gjitha sendet personale. Ne njoftuam në telefon policinë, sepse ata kishin ikur pa paguar”, thotë menaxheri.

Por sipas burimeve të Gazetës “Si” ndërsa agjentët janë vënë në lëvizje duke këqyryr kamera e duke kërkuar gjurmë të çiftit të çuditshëm, ata janë rishfaqur.

“E para shkoi gruaja në hotel. Ajo që hiqej se quhej L. Më pas edhe profesori që pretendon se është i vëllai. Të dy ata këmbëngulin që nuk kanë mashtruar dhe që nuk janë arratisur nga hoteli, por se kishin disa punë urgjente dhe nuk kishin para”, shprehet burimi i policisë. Denoncuesi ka dhënë detaje të tjera shtesë në polici duke këmbëngulur se ndërsa klientët e çuditshëm e kanë qetësuar se do t’ia paguajnë detyrimim, nuhatja i thotë që ai është mashtruar dhe për këtë arsye kërkon penalizimin e çiftit.

Burime nga policia të Gazetës “Si” shprehen se nuk është hera e parë që dëgjojnë histori të tilla. “Ne kemi patur denoncim nga një pronar në zonën e Freskut, ku çifti natën e dytë të qëndrimit doli nga dritarja, nuk e dimë se si ata kanë zbritur, por u arratisën për të mos paguar një vlerë prej vetëm 2500 lekë”, thotë një efektiv i policisë që ka administruar kallëzimin sipas qëndrimit të menaxherit për vjedhje.

Marrë nga  Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mashtrime ne tirane tirane mashtrime ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje