LIVE UPDATES
Bota

Vetëvendosje sërish kundër LDK-së: Po këmbëngulin që ose të marrin më shumë se ç’u takon, ose asgjë

26 Dhjetor 2019, 19:24 Nga DOSJA
Vetëvendosje sërish kundër LDK-së: Po këmbëngulin

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka reaguar me anë të një deklaratë pas konstituimit të Kuvendit i ka uruar anëtarët e saj, Glauk Konjufcës dhe Arbërie Nagavci për pozitat e reja, a të të kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit.

VV shkruan se pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve, në këtë seancë shkuan në Kuvend pa një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Më tej kjo parti shprehet kundër LDK-së duke thënë se  kërkojnë më shumë se ç’u takon ose mos të marrin asgjë.

Të dyja këto mundësi janë zhgënjyese. Shumë më lehtë e shpejt janë lidhur në të shkuarën marrëveshje që i kanë sjellë dëm Kosovës, por e paskan shumë të vështirë të lidhin marrëveshje me subjektin e vetëm të pa korruptuar, që ka vullnet e plan të luftojë varfërinë e korrupsionin”, shkruhet më tej në deklaratë.

REAGIMI I PLOTË

Një kryesi ndryshe nga të shkuarat. Në kohën rekord prej 60 minutash, qysh në mbledhjen e parë të deputetëve të rinj, u konstituua Kuvendi i Republikës së Kosovës, për legjislaturën e shtatë. Pa vonesa e pa lojëra. Seanca u hap nën drejtimin e deputetit më të moshuar të Kuvendit, Jahja Kokës, me ndihmën e deputetes më të re në moshë, Fjolla Ujkanit. Të dy nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Përfaqësimi i të gjitha moshave, gjinive, profesioneve e prejardhjeve, së bashku në Lëvizjen VETËVENDOSJE! gjeti simbolikë shembullore te Jahja Koka e Fjolla Ujkani. Nën drejtimin e prof. Koka u vijua sipas procedurave me betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e kryesisë.

Betimi i deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si përherë u bë para ligjit e popullit të Kosovës, si edhe para flamurit tonë kombëtar, i cili gjithnjë na prin kah e mbara. Pas betimit, subjekti fitues, Lëvizja VETËVENDOSJE! përmes kryetarit të saj Albin Kurtit, propozoi kandidatin për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufcën. Kjo pozitë, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, i takon subjektit fitues. Dhe Glauk Konjufca, nga Lëvizja VETËVENDOSJE! u votua me 75 vota në krye të Kuvendit të Republikës. Me këtë rast Lëvizja dëshiron t’i urojë anëtarët e simpatizantët e saj, por edhe popullin e Kosovës. Në krye të legjislativit tashmë qëndron një njeri i ditur, i pakorruptuar, me integritet të lartë moral e kombëtar. Më pas u propozuan nga grupet parlamentare edhe nënkryetarët e Kuvendit, ku nga radhët e Lëvizjes kryetari Kurti propozoi deputeten Arbërie Nagavcin. Edhe ky propozim u votua.

I urojmë aktivistët Glauk Konjufca e Arbërie Nagavci për pozitën e re, ku jemi të sigurt se do të na përfaqësojnë ndershëm e mirë, me kulturë e zbatim të ligjit, duke respektuar qytetarët, mediat, opozitën dhe gjithë deputetët, ndryshe nga ç’ka ndodhur më parë. Pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve tona, erdhëm në këtë seancë pa koalicion. Ne kemi kërkuar marrëveshje të drejtë e shpërndarje proporcionale të përgjegjësive, por pala tjetër po këmbëngul që ose të marrin më shumë se ç’u takon, ose asgjë. Të dyja këto mundësi janë zhgënjyese. Shumë më lehtë e shpejt janë lidhur në të shkuarën marrëveshje që i kanë sjellë dëm Kosovës, por e paskan shumë të vështirë të lidhin marrëveshje me subjektin e vetëm të pakorruptuar, që ka vullnet e plan të luftojë varfërinë e korrupsionin. Situata po ndryshon, me kalimin e kohës dhe afateve kushtetuese, megjithatë Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdimisht do të kërkojë bashkëpunim në të mirë të Kosovës. Urime edhe një herë deputetëve për fillimin e Legjislaturës VII. Qoftë kjo legjislatura që e prodhon ndryshimin, sepse qytetarët kanë votuar për ndryshim rrënjësor, s’kanë kohë për të humbur e durim për të pritur.

Sot është themeluar legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni koalicion mes ldk dhe vv lëvizja vetëvendosje lidhja demokratike e kosoves koalicion mes ldk dhe vv lëvizja vetëvendosje lidhja demokratike e kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj