Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË- Për vrasjèn e Besart Hasanit, po akuzohèt Albert Ramadani, kurse për pjesëmarrje në rrahjè, e cila i kishte paraprirë vrasjès po akuzohèn, Artan Ramadani, Fadil Ramadani, Argjend Ramadani dhe Driton Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ky i fundit po akuzohèt edhe për veprën penalè të mashtrimit, lidhur me shitblerjen e një veture të markës “BMW X5”, e cila sipas prokurorisë, kishte qenë edhe shkak i vrasjès.
Në sallë të gjykatës, derisa po planifikohej të vazhdonte gjykimí në këtë rast, familjarët e tani të ndjerit, si dhe të akuzuarit Ramadani e Krasniqi janë përfshirë në rrahjè. Një gjë të tillë, e kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zyrtarë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, si dhe Policia e Kosovës. Ngjarja ka nisur, pasi që në seancën e së enjtes ishte paraparë që të shfaqeshin video-incizimet e vendit të ngjarjes, për çka, mbrojtësi i të akuzuarit Albert Ramadani, avokati Ymer Huruglica, ka kërkuar që gjatë shfaqjes së tyre të largohen të akuzuarit dhe publiku.
Propozimin për përjashtimin e publikut, e ka aprovuar edhe prokurori i rastit, Rasim Maloku, ndërsa lidhur me propozimin për përjashtimin e të akuzuarve, tha se i mbetet trupit gjykues të vendosë. Ndërsa, kundër këtyre dy propozimeve, ishte përfaqësuesi i familjes së tani të ndjerit Hasani, avokati Ramiz Krasniqi. Më pas, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Mustaf Tahiri, mori aktvendim që të akuzuarít të qëndronin, ndërsa publiku të përjashtohej, çka edhe ngjalli reagime nga disa anëtarë të familjes së të ndjerit, të cilët refuzuan të dilnin.
Pas kësaj, ka nisur edhe përlèshja mes tyre. Zëdhënësi i Stacionit Policor në Ferizaj, Agim Gashi, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, gjatë seancës gjyqësore, ku ka ardhur deri tek konfliktí mes palëve në procedurë. Ai ka thënë se 13 persona janë ndaluar, ku shtatë prej tyre janë në cilësi të të dyshuarve, ndërsa gjashtë të tjerë në cilësi të dëshmitarëve.
“Policía ka intervenuar, ka vënë situatën në kontroll, dhe lidhur me këtë rast janë shoqëruar 13 persona për në stacionin polícor, nga të dy palët. Të njëjtit janë duke u intervistuar, ndërsa lidhur me hapat e mëtutjeshme, ato do të merren në konsultim me prokurorin, ka thënë zëdhënësi i Stacionit Policor në Ferizaj, Agim Gashi. Ndërsa, prokurori i çështjes, Valdet Avdiu, ka thënë se për këtë rast janë ndaluar disa persona.
“Janë ndaluar disa persona, dhe të njëjtit janë duke u intervistuar. Ende nuk ka kallëzim penal”, ka thënë prokurori i çështjes, Valdet Avdiu. Rastin e ka konfirmuar edhe administratori i kësaj gjykate, Sejdi Sadiku. “Ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, sot më datë 26 dhjetor 2019, gjatë shqyrtimit gjyqësor për lëndën PKR.nr.200/18, vepra penale “vrasjè e rëndë”, derisa trupi gjykues nuk ka qenë prezent në sallën e gjykimit, ka ndodhur një përleshjè në mes të palëve procedurale. Zyrtarët policor të cilët kanë qenë prezent në sallën e gjykimit, si dhe sigurimi i gjykatës, kanë intervenuar me shpejtësi, me qëllim të qetësimit të situatës që ka ndodhur. Si pasojë e kësaj përleshje, seanca gjyqësore është ndërprerë dhe e njëjta është shtyrë për një afat të pacaktuar. Gjithashtu, njoftoheni se me rastin është duke u marrë Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj, si dhe prokurori kompetent”, tha Sadiku.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 24 tetor 2018 nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Albert Ramadani akuzohet se me 28 shkurt 2018, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Ferizaj –Prishtinë, përballë kafiterisë “Aniki” në Ferizaj, me dashje dhe në mënyrë mízore e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Besart Hasani, pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh në shumën prej 60,000 euro, lidhur me një veturë të markës “BMË X5”.
Në aktakuzë thuhet se, atë veturë Artan Ramadani ia kishte shitur Driton Krasniqit, me ndërmjetësimin e tani të ndjerit Hasani, e të cilin borxh Dritoni sipas marrëveshjes është dashur ta paguaj deri më 28 shkurt 2018, mirëpo i akuzuari Artan Ramadani së bashku me axhën e tij dhe dajën Gafurr kishin shkuar në Prishtinë për t’ia kërkuar borxhin, ndërsa Dritoni ju kishte thënë se do të vinte në Ferizaj dhe se e paguan borxhin.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Dritoni dhe tani i ndjeri Hasani kishin ardhur rreth orës 18:00, me ç’rast Dritoni u kishte thënë “ju ma keni shqetësuar familjen që keni ardhur tek shtëpia ime dhe këtë punë nuk e lan as hoxha e as prifti”, kështu që të pandehurit ishin revoltuar dhe kishte filluar fyerja reciproke mes tyre . Tutje, sipas aktakuzës, i akuzuari Fadil e kishte nxjerr jashtë tani të ndjerin Besart për ta qetësuar situatën, mirëpo Besarti e kishte goditur me kokë atë në pjesën e hundës dhe e kishte rrëzuar për tokë.
Pas kësaj, sipas prokurorisë kishin dal edhe të pandehurit Albert, Artan dhe Argjend Ramadani dhe kishte filluar rrahja para lokalit, ndërsa i ndjeri Hasani kishte filluar të ikë në anën e kundërt të magjistrales, kurse të pandehurit kishin vrapuar pas tij. Me këtë rast, vazhdon aktakuza, i akuzuari Albert kishte nxjerr pistoletën dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të të ndjerit, kurse i ndjeri ishte rrëzuar dhe në gjendje të shtrirë, të akuzuarit e kishin goditur me shqelma në të gjithë pjesët e trupit, ku si pasojë e gjakderdhjes kishte ndërruar jetë në vend të ngjarjes.
Me këtë, Albert Ramadani akuzohèt se ka kryer veprën penale vrasjè e rëndë nga neni 179 par.1 nënpar.1.4 të KPRKS-së si dhe për veprën mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëvè nga neni 374 par.1 të KPRK-së. Kurse, Driton Krasniqi, Artan, Fadil dhe Argjend Ramadani, akuzohèn se me datën 28 shkurt 2018 orës 18:25 minuta në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, përballë kafiterisë “Aniki” në Ferizaj, kanë marrë pjesë në rrahjèn në të cilën ishte privuar nga jeta i ndjeri Besart Hasani. Me këtë, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 par.2 të KPRK-së.
Driton Krasniqi, akuzohèt edhe për veprën penale “mashtrimi” nga neni 335 par.5 të KPRK-së, sepse sipas aktakuzës, më 13 janar 2018, në Ferizaj, me paraqitje të rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e kishte mashtruar pronarin e auto sallonit “Aldioni”, Artan Ramadanin, në atë mënyrë që sipas aktakuzës, kishte lidhur kontratë për blerjen e automjetit “BMË X5 30 xDrive”, për çmimin 64,000 euro, me ç’rast kishte paguar 4000 euro, kurse shumën tjetër ishte dashur ta paguaj me 28 shkurt 2018, mirëpo i pandehuri Krasniqi veturën e kishte shitur, kurse paratë nuk ia kishte paguar në afatin e caktuar.
(Marrë nga Gazeta Ekspress)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
PRISHTINË- Në një seancë të shkurtër Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryetarin e ri dhe 5 nënkryetarët, por sërish qeveria nuk është tentuar të formohet. Në ...
SHBA– Komunitetet hebraike kanë sulmuar avokatin personal të Donald Trump, Rudy Giuliani, pasi pretendoi se ai ishte “më shumë një çifut” sesa financuesi...
MAQEDONI E VERIUT- – Qeveria maqedonase ka ripohuar se nuk ka në plan të krijojë një kompani ajrore të re kombëtare, ku ka kaluar një dekadë që nga rënia ...
MAQEDONIA E VERIUT– Kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski ka folur, lidhur me minishengenin ballkanik. Ai ka deklarua...
ITALI– Si sot e 15 vite më parë, më 26 dhjetor 2004 ishulli i Indonezisë, Sumatra u goit nga një tërmet me madhësi 9,1 ballë të shkallës Rihter që la pas 250 mi...
RUSI- Një avion luftarak rus është përplasur në një mision stërvitor vetëm disa ditë para se ai të dërgohej në forcat ajrore të Putinit.(function(d,s,id){var js...
KE– Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që të pranojnë dhe strehojnë emigrantët e mitur, të vendosur aktu...
KOSOVË– Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka bërë një ofertë liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit në lidhje me krijimin e qeverisë së r...
RUSI- Polícia e Moskës ka àrrestuar kryeopozitarin Aleksei Navalny. Ende nuk janë të qarta arsyet që e çuan atë deri tek arrestimi, nuk ka akoma asnjë de...
KOSOVË- Policia e Kosovës ka organizuar pritjen e fundvitit, ku me këtë rast ka ndarë mirënjohje për zyrtarët e dalluar në polici.Kryeministri në ikje Ramu...