LIVE UPDATES
Politike

Vetëvrasja e Ilvi Metës, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ngjarja mund të parandalohej

6 Maj 2022, 12:35 Nga DOSJA
Vetëvrasja e Ilvi Metës, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ngjarja mund

TIRANË– Komiteti shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur më 5 maj të vitit 2022, ku i riu Ilvi Meta u gjet i vetëvarur në qelinë e parqaburgimit në Kavajë. Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, nga verifikimi të gjitha detajeve të gjetura në vendin e ngjarjes, gjithçka mund të ishte evituar. Kjo sepse në librin e dorëzimit të shërbimit, punonjësi përgjegjës ka identifikuar rrezikun për tentativë vetëvrajse të këtij shtetasi. Sipas KSHH, polici Petrit Brahimaj ka shënuar se mund të vetëvritej ndaj dhe e kishte lënë  porosi në librin e shënimeve. Brahimaj la turnin në orën 19:00 dhe la shënim, mjeku konstatoi vdekjen në orën 18:00. Në të gjithë dinamikën e ngjarjeve, ka një mosrakordim shumë të madh të orareve.

“Roja i shërbimit për mbikqyrjen e dhomave të sigurisë ishte personi që konstatoi se Ilvi Meta ishte varur, por nuk mund të hynte në dhomë pasi nuk kishte çelësin e qelisë, të cilin e mbante përgjegjësi i dhomave të sigurisë, e pasi ai përfundonte orarin e shërbimin, çelësi mbahej në sallën operative të Komisariatit. Ai u njoftua menjëherë dhe mbas hapjes së derës u realizua shoqërimi i tij në qendrën spitalore më të afërt, ku dhe u konstatua vdekja e tij,”-shkruhet ndër të tjera.

Ngjarja tragjike në Komisariatin e Kavajës mund të parandalohej

Dje mbasdite, në date 5 Maj 2022, Komiteti shqiptar i Helsinkit (KShH), mbështetur në njoftimet e medias lidhur me vetëvarjen në Komisariatin e Policisë Kavajë, të të riut Ilvi Meta, dërgoi një ekip vëzhguesish për të verifikuar në vend këtë ndodhi të dhimbshme dhe tragjike. Nga ky verifikim rezultoi si vijon: Në datën 4 Maj, punonjësit e policisë në bazë të një urdhëri arresti kanë ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, shtetasin Ilvi Meta, të dyshuar për veprën penale të vjedhjes, që kishte ndodhur në një banesë rreth një muaj më parë. Në takimin që patën me shefin e Komisariatit të Policisë Kavajë, vëzhguesit e KShH-së u informuan se para dy javësh, prokuroria kishte nisur hetimet për këtë ngjarje, duke kërkuar më pas në gjykatë caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg” për të dyshuarin Ilvi Meta. Gjykata e kishte pranuar kërkesën e prokurorisë. Familjarët ishin vënë në dijeni të këtij fakti sepse në momentin e shoqërimit të përsonit nga policia ishte kryer një kontroll banese i të dyshuarit, në praninë e babait të tij. Gjithashtu, vëzhguesit u informuan se shtetasi Ilvi Meta është shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Policisë Kavajë në orën 11:30 të datës 04.05.2022, e cila u verifikua edhe në Rregjistrin e Evidentimit e Dhënave për Personat e Shoqëruar.

Në orën 15:50 është realizuar ekzekutimi i masës së sigurisë “arrest me burg” në ambientet e Komisariatit, për veprën penale të Vjedhjes (sipas nenit 134/1 të Kodit Penal), si dhe është njoftuar familjari i tij, babai, nga oficeri i patrullës B.B. I ndjeri Ilvi Meta ka qendruar i vetëm në dhomën e sigurisë. Kjo e dhënë është verifikuar edhe në Rregjistrin e personave të ndaluar/arrestuar të ndodhur në Komisariat. Në ambientet e Komisariatit që nga momenti i shoqërimit deri në ndodhjen e ngjarjes, personi nuk i ishte nënshtruar një kontrolli apo vizite nga mjeku, kjo e verifikuar edhe nga libri i vizitave mjeksore të mjekut, ku pasqyrohej vetëm konstatimi i vdekjes së tij. Vlen të theksohet se referuar nenit 34/b, gërma ç) të Kodit të Procedurës Penale dhe akteve nënligjore, autoritetet e Komisariatit kishin detyrimin të merrnin masat e nevojshme, sa më shpejtë të jetë e mundur, por jo më vonë se 12 orë nga momenti i ndalimit/arrestimit, për nënshtrimin e këtij shtetasi ndaj kontrollit ose vizitës mjekësore të specializuar. Duke qenë se në rastin konkret, në librin e dorëzimit të shërbimit, punonjësi përgjegjës ka identifikuar rrezikun për tentativë vetëvrajse të këtij shtetasi, kontrolli mjekësor ndaj tij duhej të ishte realizuar menjëherë pas konstatimit të këtij fakti. Vlen gjithashtu të theksohet se respektimi i këtyre garancive është i domosdoshëm, për të identifikuar nëse personi vuan nga ndonjë sëmundje dhe nëse ka nevojë për trajtim mjekësor si dhe për të përjashtuar çdo dyshim të arsyeshëm dhe objektiv, se personi i është nënshtruar formave ushtrimit të dhunës, me elementë të trajtimit ç’njerëzor dhe degradues (referuar standarteve të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut si dhe rekomandimeve të Komitetit për Parandalimin e Torturës të Këshillit të Evropës).

Në procesverbalin e kontrollit personal ishte evidentuar se të arrestuarit nuk i ishte gjetur asnjë send i ndaluar dhe nuk kishte asnjë gjë për t’u raportuar. Sipas pikës 9.2 të seksionit 5 të Urdhërit 925, datë 18.07. 2019 “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre”, para se personi të vendoset në dhomën e sigurisë, kjo e fundit kontrollohet nga përgjegjësi i dhomave të sigurisë për të verifikuar ekzistencën e kushteve, ndër të tjera edhe lidhur me mos ekzistencën e asnjë sendi tjetër (përveç atyre të përcaktuara në këtë procedure) me të cilin i arrestuari/ndaluari mund të cenojë sigurinë, jetën, shëndetin e tij apo të personave të tjerë (çakmakë, shkrepse, drogë, armë etj). Hetimet duhet të hedhin dritë edhe mbi përmbushjen e këtij detyrimi, por paraprakisht KShH vëren se pasojat që kanë ardhur nga kjo ngjarje e rëndë, vendosin në pikëpyetje kontrollin rigoroz të dhomës së sigurisë dhe/ose kontrollin personal të të arrestuarit.

Vëzhguesit e KShH verifikuan nga afër kushtet e dhomës së sigurisë ku ishte vendosur i ndjeri Ilvi Meta, prej nga rezultoi se ajo nuk përmbushte kriteret e parashikuara në seksionin 8, pika 3.2/d të Urdhërit 925, datë 18.07. 2019 “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre”, Konkretisht shufra metalike horizontale e zgavrës së qelisë nuk duhet të ishte më e lartë se 60 cm. Në fakt ajo ishte vendosur në një lartësi rreth 2 metër, gjë që krijonte mundësinë e vetëvarjes. Shefi i komisariatit na informoi se për t’i dhënë fund jetës së tij ai kishte përdorur një lidhëse të kapuçit varur tek shufra metalike.

Roja i shërbimit për mbikqyrjen e dhomave të sigurisë ishte personi që konstatoi se Ilvi Meta ishte varur, por nuk mund të hynte në dhomë pasi nuk kishte çelësin e qelisë, të cilin e mbante përgjegjësi i dhomave të sigurisë, e pasi ai përfundonte orarin e shërbimin, çelësi mbahej në sallën operative të Komisariatit. Ai u njoftua menjëherë dhe mbas hapjes së derës u realizua shoqërimi i tij në qendrën spitalore më të afërt, ku dhe u konstatua vdekja e tij. Prokuroria lidhur me këtë ngjarje ka nisur menjëherë çështjen penale dhe rezultojnë të arrestuar, tre punonjës policie. Gjatë verifikimit, pranë dhomave të sigurisë të këtij Komisariati, ndodheshin dhe punonjësit e Policisë të arrestuar për këtë ngjarje, me dy prej të cilëve vëzhguesit e KShH-së arritën të komunikonin. Një prej punonjësve që kishte qënë prezent në kontrollin fizik të të ndjerit, deklaroi se nuk i është gjetur asnjë lidhëse të ndjerit, si dhe bluza që ai mbante veshur nuk kishte kapuç. Punonjësi tjetër, përgjegjës i dhomave të sigurisë, i tha vëzhguesve se ai nuk është ndodhur në turn në momentin që ngjarja ka ndodhur. Ky fakt është verifikuar më tej nga vëzhguesit, dyke kqyrur në librin e dorëzimit të shërbimit të përgjegjësve të dhomave të sigurisë, nga ana e P.B, në datën 04.05.2022 në orën 19:00. Tërheq vëmendjen se në këtë libër është shënuar si porosi për personin që do të merrte në turnin e radhës, se duhej t’i kushtohej një vëmendje e veçantë të arrestuarit Ilvi Meta, pasi ky i fundit mund të tentonte të vëtëvritej. Shënimi në këtë libër është firmosur nga P.B, i cili ka qënë duke lënë turnin, si dhe nga G.H i cili është punonjësi që ka marrë turnin si përgjegjës i dhomave të sigurisë. Vëzhguesit e KShH-së raportojnë se ky shënim ka mospërputhje me shënimin që mjeku, O.H, ka bërë në librin e vizitave mjeksore, nr 63, duke shënuar orën 18:00 të dt.4 Maj, si orën e konstatimt të trupit të pajetë të të ndjerit. Kjo mospërputhje e bën të paqartë momentin kur punonjësit kanë konstatuar ngjarjen por nuk pengon në vlerësimin tonë hetimin e mëtejshëm nga prokuroria përgjegjëse për zbardhjen e ngjarjes.

KShH shpreh shqetësimin se rasti në fjalë nuk është një rast i izoluar. Institucionet eprore si dhe ato ku mbahen shtetasit e ndaluar apo të arrestuar si dhe persona që ndodhen në ambientet e paraburgimit apo në burgje, duhet të kujdesen në mënyrë të veçantë për masat e sigurisë dhe respektimin e tyre, me qëllim garantimin e shëndetit dhe jetës së këtyre shtetasve. Është përgjegjësi e tyre dhe personave të ngarkuar me këtë detyrë, të zbatojnë në mënyrë korrekte dhe me vigjilencën e duhur, ligjet dhe aktet nënligjore ku përcaktohen masat parandaluese të sigurisë që duhet të merren, nënshtrimin e këtyre personave ndaj kontrollit mjekësor si dhe realizimin e kontrolleve periodike, për zbatimin e duhur të kuadrit ligjor. KShH, i sugjeron organit të prokurorisë që të zhvillojnë hetime të plota, objektive dhe të gjithanshme, për zbulimin e së vërtetës dhe vënien para përgjegjësisë të personave që me veprimet apo mosveprimet e tyre nuk kanë zbatuar detyrimet ligjore përkatëse. Në përfundim, KShH shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe të afërmve të viktimës si, dhe zotohet publikisht për ofrimin e shërbimit ligjor falas të specializuar, për përfaqësimin e të drejtave dhe interesave të tyre para organeve të drejtësisë, nëse do të jenë dakord.

31-vjeçari, u gjet pa shenja jete rreth orës 19:00 në qelinë e paraburgimit, disa orë pasi ishte arrestuar për vjedhje. Meta rezulton i dënuar 3 herë për vjedhje. Në vitin 2010, më 7 shtator, Gjykata e Durrësit e kishte dënuar atë me 4 muaj burg. Pas daljes nga qelia, ai do të merrte një dënim tjetër, kësaj here nga Gjykata e Kavajës. Më 13 mars 2011, ai është dënuar me 8 muaj burg. Dënimi i fundit i Metës rezulton në vitin 2012, ku Gjykata e Kavajës e dënoi kësaj here me 16 muaj burg për vjedhje.

Ilvi Meta i cili ishte ndaluar ditën e mërkurë, dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda qelisë duke u vetëvarur, vetëm 6 orë pas shoqërimit nga ana e policisë. I riu u ndalua me akuzën për vjedhje, akuzë për të cilën ishte dënuar edhe më parë. Ndalimi i të riut ditën e mërkurë ishte bërë pasi akuzohej për një vjedhje të ndodhur në datën 2 prill në një banesë në Kavajë, për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash.

Ky është rasti i dytë në vend që një person i merr jetën vetes në ambientet e paraburgimit. I pari ndodhi në Kamëz, në ambientet e komisariatit numër 5 në Tiranë ku Arben Mici, 26 vjeç, një i ri i ndaluar për dhunë në familje i vuri flakën qelinë ku ndodhej bashkë me një të ndaluar tjetër. Mici ndërroi jetë i asfiksuar, ndërkohë që efektivët shikonin ndeshje futbolli. Për këtë ngjarje, pas hekurave është ndodhet vetëm Dilaver Idrizi, i ndaluari tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje. Efektivët janë liruar dhe pse vijojnë të jenë nën hetim.

LAJMI KRYESOR: Vdekja e Ilvi Metës/Prokuroria kërkon burg për 3 policët,reagon ‘Helsinki’:Ka mospërputhje!

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike ilvi meta komiteti shqiptar i helsinkit vetevaret ilvi meta ilvi meta komiteti shqiptar i helsinkit vetevaret ilvi meta

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë