Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
22 maji vendos gjithçka! Berisha: Nëse s’kam kundërshtarë, i nënshtrohem referendumit
6 Maj 2022, 11:31Nga DOSJA
TIRANË– Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët është pyetur nëse ndihet i shqetësuar për faktin se nuk ka asnjë kandidat përballë në zgjedhjet për kryetar. Por mesa duket e ka menduar dhe zgjedhjen. Në përgjigjen e tij, Berisha tha se nuk e ka problem pasi nëse nuk do të ketë kundërshtar në garë, do të zgjedhë referendumin si mundësi votimi për të. Berisha tha se kjo nuk ishte kërkesa e tij por shtoi se një zgjidhje e tillë e nderon.
“Nesër skadon afati i aplikimeve, a ju shqetëson fakti që s’keni kundërshtarë? Berisha: Dua të denoncoj se janë miliona para fushatë kundër kandidimit tim. Unë e kam shpallur që do kandidoj, bëhen emisione a duhet të kandidojë apo jo Sali Berisha. Do të garoj. I kam dokumentat. Kandidoj si dëshmi e respektit, dashurisë dhe pasionit për të ndryshuar jetën e tyre. Pyetja e dytë nuk qëndron por i bie që të jem një lider referendar. Nuk ka garë më të rëndësishme. Nuk jam Edi Rama që shpikë rivalë. Atëherë mbetet referendumi. Nuk ishte kjo kërkesa ime por kjo më nderon shumë,”-tha Berisha.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se bankat e nivelit të dytë do ti bashkohen revolucionit digjital për të lehtësuar pengesat dhe vonesat e s...
TIRANË- “Stop vrasjeve në komisariate,”-kjo do të jetë slogani i protestës së nesërme në Komisariatet e vendit. Lajmin e ka bërë me dije ish-kryeministri S...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk tha fjalë të mira ditën e sotme përballë përfaqësuesve të bankave tregtare në vend. Kryeministri përdori edhe fjalë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e sotme se shumë shpejt do të ketë ndalime në strukturën e cila merret me dhënien e pensionit. Gjatë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i kërkoi drejtuesit të një banke në vend, i cili është nga Turqia, që të mësojë shqip. Pasi iu përgjigj në gjuhën angle...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi ditën e sotme se kanë ardhur me dhjetra propozime për president të ve...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi ditën e sotme se procesi për kodin zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme ...
TIRANË– Propozimi i Partisë Demokratike, që në procesin e zgjedhjes së Presidentit të vendit të përfshihen edhe ndërkombëtarët, u quajt i pavendë nga...