Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Vettingu në politikë, Kraja: Mos e përfshini SPAK në këtë çështje, OFL na shfokusoi
24 Nëntor 2021, 15:10Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka kërkuar që struktura të cilën ai drejton, SPAK, të mbetet jashtë Vetingut në politikë, proces i propozuar nga Parti Demokratike. I pranishëm në mbledhjen e Këshillit për legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Kraja tha se SPAK ka kaluar një eksperiencë të tillë më herët duke u përfshirë në Operacionin Forca e Ligjit, gjë të cilën e konsideroi një shfokusim mbi atë që duhet të bëjë Prokuroria e Posaçme.
Kraja shtoi se propozimi i PD-së do të bënte që SPAK t’i shtohej volumi i punës dhe mund të krijohen probleme për njëanshmëri api vlerësim të pasaktë.
“Jemi pro çdo iniciative që lufton kurrupsionin, por jo luftë në një strukturë të vetme, gjithë shoqëria duhet ta luftojë këtë problematikë. Është një procedurë administrative që don kohën e saj patjetër. Në këto kushte dhe me këto kritere duhet vlerësuar në vijimësi. Përfshin rreth 200 subjekte. Detyrat e tjera nuk duhet të bllokojnë thelbin e punës së prokurorisë që është ndjekja penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq. Propozimet e PD parashikojnë krijimin e një strukture në SPAK që do t’i shtojë një volum pune të jashtëzakonshme prokurorisë së posaçme. Ne kemi kaluar një eksperiencë negative në vitin e parë të punës sonë për të ashtuquajturën aktin normativ OFL, një detyrë e ngarkuar me ligj që na shfokusoi nga objekti i punës, kështu që unë do e konsideroja të papërshtatshme përfshirjen e SPAK në këtë çështje. Kjo mënyrë e propozuar nga PD, mund të krijohen probleme për njëashmëri apo vlerësim të pasaktë. Krijon problematika në objektivitetin e një vendimarrje. Sepse do të kemi të njëjta persona që bën edhe ndjekjen penale edhe vlerësimin. Pdiskutim do të krijojë problematika në objektivitetin e vendimmarrjes. Pjesa tjetër nëse konsiderohet që të mbetet kështu siç është të shoqërohet me një paketë të plotë, duke përfshirë këtu numrin e punonjësve, mbështetje financiare, nuk e di, u mundova të jem i hapur dhe t’ju shpjegoja,”- tha Kraja ndër të tjera.
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-prokuroren Anila Galanx...
TIRANË-Një shkresë me kërkesë informacioni i është dërguar disa javë më parë dhjetëra institucioneve nga Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e zgjedh...
DURRËS– Një person ka humbur jetën brenda një kabine elektrike në Durrës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen numër 11 t...
TIRANË– 356 mijë e 370 euro produkte janë vënë nën sekuestro pasi futeshin në Shqipëri si ‘ndihmë humanitare’ duke shmangur detyrimet doganore. Në nj...