LIVE UPDATES
Politike

VËZHGIMI/ Pse Ilir Meta dhe Erion Veliaj sillen sikur nuk ishin bashkë në Budapest?

6 Korrik 2021, 17:27 Nga DOSJA
VËZHGIMI/ Pse Ilir Meta dhe Erion Veliaj sillen sikur nuk ishin bashkë

BUDAPEST– As Skënderbeu nuk e bashkon dot më politikën shqiptare. Këtë të hënë në Budapest, politika shqiptare shfaqi të gjithë mllefin e vet në cinizmin që me shumë gjasë ka vënë në siklet edhe autoritetet hungareze.

Çfarë ka ndodhur?

Bashkia e Budapestit ka miratuar pak më parë vendimin që lejon vendosjen e bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e cila është mundësuar nga si punim nga Bashkia e Tiranës. I pranishëm në këtë takim kanë qenë si kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj me ftesë të homologut të tij hungarez dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta me ftesë të kaunterpartit të tij atje.

Por ndërsa në një intervistë për Top Channel, Erion Veliaj e pranoi se në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta. “Ashtu siç ka thënë edhe kryeministri Edi Rama, ne i lëmë mënjanë mosmarrëveshjet tona lokale kur udhëtojmë jashtët shtetit dhe shfaqemi të unifikuar, ashtu sic edhe atje në Hungari, kryebashkiaku i Budapestit dhe Presidenti kanë divergjencat e tyre”-nxitoi të sqaroi Erion Veliaj, a thua se dikush e kishte vënë në bankën e të akuzuarve për këtë “krim”.

Bashkë në Budapest, por “të ndarë” në Tiranë!

Ajo që Erion Veliaj, por as Ilir Meta nuk e sqarojnë ka të bëjë më faktin se përse ata e fshehën prezencën e njëri-tjetrit në Budapest në postimet e tyre në Facebook. Në videon e postuar nga Erion Veliaj në faqen e tij, zyra e propagandës së pajtuar prej tij me paratë e taksapaguesve shqiptarë operatorët janë kujdesur posaçërisht që ta shmangin nga portreti praninë e Presidentit të Republikës Ilir Meta (shiko videon më poshtë).

Por jo më pak e kujdes për të fshehur praninë e kryebashkiakut Veliaj në fotot e postuara nga Budapesti, është tregur nga ana tjetër edhe zyra e shtypit e Presidencës. (shiko postimin e Presidentit Meta më poshtë).


Kujt i fshihen Erion Veliaj dhe Ilir Meta?

“Nëse do të fshehësh diçka, vendose në një vend ku duket sa më mirë”- thotë një shprehje e vjetër. Por e vërteta është që si Ilir Meta dhe Erion Veliaj më shumë se për të fshehur praninë e njëri-tjetrit në Budapest, duket se po mundohen të fshihen prej dikujt tjetër. I pari është Ilir Meta i cili është në krye të një beteje publike me kryefjalë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në raport me Erion Veliaj sa i takon shembjes së Teatrit Kombëtar.

Prania e tij në të njëjtin aktiviteti me Erion Veliajn (makar dhe jashtë shtetit e për llogari të Skënderbeut) mund edhe të lexohet si një “paqja” pas stuhisë dhe në të shkuarën raportet e Ilir Metës dhe të Erion Veliajt kanë qenë më të shkëlqyera se ato të Presidentit të Republikës me Kryeministrin. Në të njëjtën kohë edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës duket se do të tregohet sa më i kujdesshëm në dy drejtime. 1) Raporti i ngushtë që ka me Ambasadoren e SHBA-së Juri Kim. 2) Raporti delikat që thuhet se ai ka me kryeministrin Edi Rama.

Presidenti Ilir Meta është në një betejë ballore me ambasadoren amerikane dhe sigurisht që një “Uria Hip” si Erion Veliaj që në servilizëm politik ia kalon çdo si tëngjashmi të tij, nuk donte që për asnjë moment të rreshtohej në krah të “armikut publik” të ambasadores Kim. Sëdyti në kohën kur Edi Rama po mundohet të kthejë botën përmbyes vetëm për të larguar Ilir Metën nga sedilja e Presidencës, nuk mund ti lejojë vetes të shfaqet asesi në krah të Ilir Metës (armikut publik) të Edi Ramës.

A janë pajtuar “në fshehtësi” Erion Veliaj dhe Ilir Meta?

Kjo është pyetja që përgjigjen do ta marrë gjatë kohës në vazhdim. Shtatori pritet të jetë shumë më i nxehtë në politikën shqiptarë, diçka më shumë sesa temperaturat e larta të të nxehtit afrikan. Ilir Meta ka një seri betejash për të përballur që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuesë në raport me vendimin e marrë nga Paralmenti në ikje për shkarkimin e kreut të shtetit deri të zërat se “i pari vendit” mund të ketë edhe reperkusione me drejtësinë e re që ka lokomotivë SPAK-un e Arben Krajës.

Në politikën shqiptarë konfliktet më të mprehta politike kanë sjellë shpesh aleanca fluide nga më të pamendueshmet, kur armiqtë bëhen partnerë, e partnerët shëndrrohen në armiq të përbetuar. Erion Veliaj, Ilir Meta prania e habitshme e Monika Kryemadhit në Budapest është një panoramë jo krejt e rastësishme për ata që kanë një memorie politike.

Atë memorie kur Erion Veliaj ishte preferuari dhe i “llastuari” i cifitit Meta-Kryemadhi kur ata ndanin pushtetin. Exit.al ka listuar një seri deklaratës pro-Veliajt të lëshuara në publik nga Monika Kryemadhi deri në 18 Dhjetor të vitit 2018, edhe pse LSI kishte 1 vit që ishte ndarë nga bashkëqeverisja me PS-në e Edi Ramës. Mjafton për të lexuar këto deklarata për të risjellë edhe njëherë në vëmendje shprehjen “gjaku ‘politik’ nuk bëhet ujë”. AZLAJME.com

Deklaratat e Monika Kryemadhit pro Erion Veliajt!

18 dhjetor 2018:

“S’mund të them që Erjon Veliaj s’ka punuar. Veliaj mund të jetë edhe kryeministër para zgjedhjeve… Veliaj është një njeri që punon me një program. Në të gjithë historinë e tij ka gabuar me Teatrin dhe kjo nuk do t’i ndahet gjatë gjithë jetës.”

3 dhjetor 2018:

“Asnjëri nga ne nuk e mohon dot që shkollat dhe çerdhet e Tiranës janë lyer, janë rregulluar, por nuk është ndërtuar asnjë shkollë e re në Tiranë. Asnjëri nga ne nuk e mohon që rrugët e Tiranës lahen e pastrohen, por nuk do të thotë që lahet dhe pastrohet edhe periferia e Tiranës, apo komunat e kështu me radhë.

Më vjen shumë çudi që këta kritizerët ndihen të indinjuar për shkakun a po bën Monika diversion apo është Monika me Erion Veliaj. Le ta lexojnë si të duan…

Po mo ka punuar Erion Veliaj, nuk mund ta mohojmë këtë gjë sepse duhet të jemi objektivë, por në 100 për qind të premtimeve që ka dhënë, ai ka mbajtur 10 apo 20 për qind. Erion Veliaj ka punuar, por edhe nuk ka mbajtur premtimet e veta, që nga kullat, që nga shkollat, çerdhet e reja etj.

Mendoj që brenda Partisë Socialiste, popullariteti i Erion Veliaj është shumë më i madh se i Edi Ramës.”

Më 30 nëntor, emisioni Zonë e Lirë:

“Edi Ramës i intereson pëlqyeshmëria që ka Erion Veliaj te publiku. S’mund të thuash që nuk ka punuar Erion Veliaj, por duhet shumë më shumë. Veliaj me këta kriminelët nuk përfshihet.

Rama është xheloz për pëlqyeshmërinë që Veliaj ka në komunitet. Nuk është përgjegjës Veliaj për prishjen e Teatrit, por ai përdoret nga Rama. Edhe te Unaza e Re nuk është përgjegjës Erion Veliaj.

Nuk mund ta mohojmë që Erion Veliaj ka punuar dhe po punon për këtë vend. Nëse Erion Veliaj rikandidon për kryetar bashkie nën logon e PS-së, shanset e tij për të qenë kryetari i Partisë Socialiste në një të ardhme do të rriten, sepse dhe vetë PS është e shqetësuar për shkak të implementimit të sektit Rilindja në parti.

PS nuk ka kandidatë më të fortë se Veliaj.”

21 maj 2017, emisoni Xing me Ermalin:

“Erion Veliaj ka bërë një punë shumë të mirë për hir të vërtetës edhe pse me një buxhet shumë të vogël…pa Rilindje Urbane, ai është munduar ta menaxhojë sa më shumë të jetë e mundur duke pasur një qytet më të pastër dhe më të organizuar kështu që e përshëndesim lali Erin.”

23 mars 2018:

“Unë do doja që Zoti Veliaj të rikandidonte për zgjedhjet lokale. Unë do të shikoj se çfarë do të bëjë Zoti Veliaj dhe ai është përballë një dileme shumë të madhe, duke filluar e para me Teatrin Kombëtar dhe e dyta, me kullat që po ndërtohen në Tiranë.”

19 mars 2018, emisioni Real Story:

“Unë do ta votoja Erion Veliaj 50 për qind me 50 për qind. Drejtuesja e opozitës të thotë ‘unë do të votoj 50 me 50’ është ndoshta më e mira që dikush mund të presë nga opozita.”

Marre nga Azlajme

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erjon veliaj ilir meta meta ne budapest erjon veliaj ilir meta meta ne budapest

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën