Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka bërë sërish një paralajmërim lidhur me garën që po zhvillohet për kreun e Autoritetit të Medias Audiovizive. Nga selia blu, Vokshi bën me dije se votimi për zgjedhjen e kreut të këtij institucioni do të zhvillohet nesër dhe fituesi është paracaktuar. Sipas PD-së, për të drejtuar AMA-n është zgjedhur Armela Krasniqi, e cila aktualisht mban postin e drejtoreshës së ATSH-së.
DEKLARATA E PLOTË E PD:
Është koha që Edi Rama të tërhiqet nga vendimi antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij. Votimi i parashikuar nesër në orët e fundit të këtij parlamenti ilegjitim është kthyer në shqetësim për Reporterët Pa Kufij. Në reagimin e sotëm, organizata kryesore në mbrojtje të gazetarëve vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri.
Është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Edi Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur, veçanërisht, kur qeveria nuk ka hequr dorë akoma nga ligji i censurës që dënon gazetarët me burg. Nesër është dita që qeveria të tërhiqet dhe të mos i nxijë më shumë imazhit Shqipërisë si vendi ku gazetarët dënohen me burg, liria e medias është në rrezik dhe demokracia akoma më e kercënuar nga nje regjim autoritarist që qendron në pushtet me votë të vjedhur!
Kjo është hera e dytë që Vokshi del në një deklaratë nga selia për të denoncuar garën për kreun e AMA. Herën e parë ai shtroi se Krasniqi ishte e favorizuar në garë pasi ishte zëdhënësja e kryesocialistit Edi Rama, duke pretenduar se ky i fundit po kërkonte të kapte dhe institucionin e AMA-s.
(k.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRUKSEL– “Shpresoj që Presidenca e Sllovenisë të jetë në gjendje të mbështesë procesin e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriore,”-kështu u shpreh Pres...
TIRANË– Zv.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi ka dhënë një përgjigje të prerë teksa është pyetur në lidhje me çmimet e lart...
TIRANË– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasilika reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe zyrtarëve të ...
TIRANË– Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli ka depozituar sot propozimet për ndryshimet staturore.Në dokument janë të listuara të gj...
TIRANË– Avokat Spartak Ngjela, në një lidhje direkte me emisionin “Breaking” në Top News, foli për valen e arrestimeve në Kadastrën e Lushnjes si dhe kryeb...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ëhstë tërhequr nga vendimi i marrë një muaj më parë për të mbyllur dyert e tij për gazetarët, vendim që solli dhe protestën e ...
TIRANË– Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet ligjore, Çlirim Gjata dhe deputetja e zgjedhur, Flutura Açka, kanë dalë ditën e s...
TIRANË–Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimi të kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushes. Me anë të një postimi të bërë n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kaluar në aksin Lushnje-Fier në të njëjtën kohë që forcat RENEA kishin ‘zbrazur’ zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos...