Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Sport
VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti, ku humbi jetën futbollisti turk Ahmet Çalik
11 Janar 2022, 15:08Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TURQI – Mëngjesin e së martës, mediat turke u raportua se ka humbur jetën në një aksident automoblisitik futbollisti i kombëtares turke, Ahmet Çalik, që aktualisht luante në radhët e Konysporit.
Sipas ekipeve të shpëtimit, 27-vjeçari kishte vdekur në vend, pasi makina e tij kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur në qytetin Hacilar në lagjen Golbasi.
Çalik e filloi karrierën te skuadra turke, Gençlerbirligi, para se të vishte fanellën e Galatasarayt për tri sezone, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Konyaspor. Ai ishte pjesë edhe e kombëtares turke, duke luajtur në 8 ndeshje. Ai luajti ndeshjen e tij të fundit me klubin e tij Konyaspor më 9 janar, kundër Sivasspor (0-1).
Te Konyaspor, mbrojtësi i ndjerë Ahmet Çalik kishte luajtur edhe me tre lojtarët shqiptarë, dy lojtarët e Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi, si dhe me kosovarin Zymer Bytyqi, ndërkohë që në të kaluarën kishte luajtur edhe me Vedat Muriqin.
Që të katër futbollistët shqiptarë, përmes rrjeteve sociale kanë treguar se janë të shokuar nga lajmi që morën në orët e para të ditës së sotme. Së fundmi janë publikuar edhe një video rreth gjendjes së makinës, me të cilën ka pësuar aksident futbollisti turk.
TORINO-Juventus do të duhet të bëjë pa Wojciech Szczesny për ndeshjen e Superkupës kundër Interit për shkak të protokolleve të reja kundër Covid-19. Në fakt, që...
TIRANE – Ligji i Sponsorizimit mbetet ende një pikë e pa plotësuar nga kërkesat e komunitetit të futbollit, i cili ka ‘folur’ në emër të të gjithë sportev...
ANGLI – Pas ndarjes me Aubameyang dhe Lacazette, të cilëve u skadon kontrata, prioriteti për Arsenalin tani është një sulmues ‘me peshë’ në këtë merkato t...
TIRANE – Zyrtarizohet edhe miqësorja e dytë e Shqipërisë në muajin mars. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Gjeorgjinë më 29 mars, në atë që do të je...
TIRANE – Klubi i Kukësit njoftoi dje, se kishte 10 persona të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 7 ishin futbollistë. Pas kërkesës së bërë në FSHF nga ...
TIRANE – Sot, të martën e 11 janarit, në orën 11:00, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, një delegacion i komunitetit të futbollit shqiptar, do të zhvill...
AUSTRALI – Është e vështirë që një vendim për rastin Djokovic të merret brenda ditës. Serbi fitoi ankesën kundër qeverisë australiane për refuzimin e...
AUSTRALI – Nuk ka kaluar shumë pas vendimit dhe Novak Djokovic u rikthye në fusha të “Australian Open”, ku ka triumfuar nëntë herë.Serbi, i lirë për të lë...