LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Dje foli serbisht, Rama ‘tërhiqet’ pas bujës në media dhe bën thirrje në shqip për të votuar listën e partive

27 Gusht 2020, 09:37 Nga DOSJA
VIDEO/ Dje foli serbisht, Rama ‘tërhiqet’ pas bujës

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për votimin e partive shqiptare në Malin e Zi, ku më 30 gusht, këtë të dielë do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Përmes një mesazhi të publikuar në profilin e tij në Facebook, Rama, ndryshe nga një ditë më parë, ku në video fliste serbisht e anglisht dhe bënte thirrje për të mbështetur e votuar Milo Gjukanoviç, mbështet listën e partive shqiptare.

Kryeministri dëgjohet të flasë shqip dhe shprehet se të gjithë duhet të dalin të dielën nga shtëptë për të ushtruar të drejtën e votës së tyre dhe për të mbështetur listën e partive shqiptare. Por, në video-mesazh, Rama nuk ka harruar të përmendë sërish Milo Gjukanoviç, me të cilin shprehet se Shqipëria ka ndërtuar tashmë një partneritet strategjik.

Dilni nga shtëpia për të mbështetur listën shqiptare dhe për të mbrojtur dhe forcuar partneritetin strategjik me Gjukanoviç, për një Mal të Zi perëndimor dhe demokratik,”– shprehet Rama ndër të tjera.

Fjala e plotë

Të dashur bashkëatdhetarë në Malin e Zi. Kjo e dielë, 30 gusht nuk është e zakonshme për vendin ku keni shtëpinë tuaj, ku jetoni punoni dhe rrisnin fëmijën tuaj. Nuk është një e dielë e zakonshme, jo sepse do të votoni dhe një ditë votimi nuk është sit ë tjerat, por sepse këtë herë do t’ju duhet të bëni një zgjidhje me një rëndësi të posaçme. Dhe si ansjëherë tjetër, do të zgjidhni më shumë se sa thjesht për një parti. Do të zgjidhni për fatin e shqiptarëve në Malin e Zi. Një Mal i Zi me frymën euroatlantike të botës së cilës ne shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që ndodhemi i përkasim, apo një Mal i Zi me frymëmarrje të penguar, nga ndikime, jashtë botë sonë. Një Mal i Zi ku pozita juaj fuqizohet brenda kornizës së vlerave e standarteve perëndimore të Bashkimit Europian dhe NATO-S, apo një Mal i Zi ku këto pika strategjike referimi interferohen nga valë të tjera dhe pozita juaj dobësohet. Një Mal i Zi me të cilin Shqipëria ecën krah për krah në të njëjtin drejtim dhe me të njëjtat synime madhore për të ardhmen e fëmijëve tanë apo një Mal i Zi që kthen sytë në drejtime të tjera. Unë besoj se zgjedhja juaj është e qartë dhe shpresoj që vota juaj është e bashkuar në të njëjtin drejtim që fuqizon përfaqësimin tuaj me jetën politike në Malin e Zi dhe shkon në harmoni me zgjedhjen e duhur për atë vend që duhet medoemos të vazhdojë përpara. Prandaj ju bëj thirrje të mos e lini pa e ushtruar të drejtën e votës tuaj dhe ta mbështesni sa më fuqimisht listën shqiptare. Ajo listë nuk është thjesht një mbledhje partish shqiptare por lidh për herë të parë malësinë dhe Ulqinin në një grupim të vetëm dhe si rrjedhojë lidh shqiptarët në ato treva për të mbështetur njëri-tjetrin dhe drejtimin euroatlantik në Malin e Zi. Ju mund të mos jeni shumë të mëdhenj në numër, por pesha juaj, është aspak e vogël dhe këto zgjedhje çdo votë peshon më shumë se sa në të gjitha zgjedhjet pas Pavarësisë së vendit të bukur ku ju jetoni. Sot ju kryeni detyra të rëndësishme në të gjitha nivelet institucionale të shtetit tuaj për të mbështetur procesin e integrimit europian dhe mos harroni çfarë përpjekjesh ka bërë dhe bën diaspora shqiptare në Malin e Zi. Prandaj vëllezër dhe motra përfshihuni, përfshihuni e përfshihuni dhe të dielën dilni nga shtëpia për të mbështetur listën shqiptare dhe për të mbrojtur dhe forcuar partneritetin strategjik me Gjukanoviç, për një Mal të Zi perëndimor dhe demokratik. E di që ka shumë probleme, për të zgjidhur por ku s’ka? E di që ka ende shumë gjëra për të arritur për shqiptarët në Malin e Zi, por si mund të arrihet pa atë partneritetin strategjik që ju tanimë keni krijuar. E di që keni kritika plot për partinë në pushtet atje dhe për vetë liderin aktual por që të vzhdoni të kritikoni dhe ndërkohë që të keni mundësinë të realizoni edhe më shumë akoma, votoni listën shqiptare.

Një ditë më parë kryeministri zuri vend në faqet e para të mediave serbe, teksa me anë të një video-mesazhi zgjidhi të mbështesë Gjukanoviç, kreun e Partisë Demokratike Socialiste të Milo Gjukanoviçit, dhe drejtues i Malit të Zi, që prej vitit 1991. Teksa fliste serbisht, mediat komentuan fjalët e kryeministrit Rama, ndërkohë që pas tij qëndronte portreti i Ismail Qemalit dhe flamuri kuqezi.

Pas këtij mesazhi, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta bënë thirrje publikisht për mbështetjen e listës së partive shqiptare, gjë që siç duket e ka bërë Ramën të reflektojë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama milo gjukanoviç edi rama milo gjukanoviç

Sondazh

Poll
Politike 26 Gusht 2020, 08:50

ATHINË- 2 vite pas publikimit për herë të parë të ambicies greke për t’u zgjeruar me 12 milje në perëndim të Detit Jon, qeveria e Kyriakos Mitsotakis ka ma...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj