"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Video/ Kryeministri Hoti nënshkroi deklaratën kundër ngacmimit seksual në administratën publike të Kosovës
25 Nëntor 2020, 14:06Nga DOSJA
PRISHTINË-Kryeministri, Avdullah Hoti ka nënshkruar, ditën e sotme deklaratën kundër ngacmimit seksual në administratën publike të Republikës së Kosovës.
Sipas mediava të Kosovës, gjatë procesit të nënshkrimit Hoti ka theksuar se, Qeveria e Republikës se Kosovës është e përkushtuar për zbatimin e politikave aktive në fushën e të drejtave të njeriut, mbrojtjen nga diskriminimi dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës.
Video e plotë:
‘’Bazuar në parimin e mbrojtjes nga diskriminimi dhe me qëllim të zhvillimit të një ambienti të punës të sigurt, të paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm në institucionet e Republikës së Kosovës, sot miratojmë Politikën kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike të Republikës së Kosovës’’, ka thënë Hoti.
Sakaq, kryeministrit Hoti ka nënvizuar se me këtë deklaratë mbrohet barazia gjinore si dhe vlerat themelore të zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovës, përmes ndalimit të çdo veprimi apo sjelljeje që çojnë në cenim të dinjitetit personal të secilit të punësuar në organet e administratës publike. Gjithashtu, Kryeministri Hoti ka kërkuar nga organet e administratës publike në Republikën e Kosovës që të promovojnë dhe shpërndajnë këtë politikë si dhe të ndërmarrin hapa konkretë për zbatimin e saj.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 9 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 704 të tjerë....
RUSI-Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin. Sipas mediave të huaja, gjatë bisedës, u diskutuan ha...
Italia po përgatitet për fushatën e madhe të vaksinimit kundër virusit SarsCov2. Plani i vaksinës do të paraqitet zyrtarisht në Parlament nga Ministri i Shëndet...
RUSË-Aktorët rus të humorit Vovan dhe Lexus kanë publikuar një video, ku kanë bërë shaka me kryeministrin kanadez Justin Trudeau në një telefonatë gjatë së...
Shifrat e infektimeve në Gjermani janë ende të larta, por të qëndrueshme. E megjithatë, Gjermania synon t’i shtrëngojë edhe më shumë masat e mbylljes së ...
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tha të mërkurën se do të shfuqizojë të gjitha dekretet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Tha&cce...
SHBA-Lysandra Ohrstrom, një gazetare 38-vjeçare, e cila ka qenë shoqe e ngushtë gjimnazi me Ivanka Trump, ka tërhequr vëmendjen me publikimin e shkrimeve...
Si shumica e pjesës tjetër të botës, Suedia po përballet aktualisht me një valë të dytë të infeksioneve të koronavirusit të ri. Por ndërsa vendet e tjera, po de...
SHBA-Ish-presidenti i Amerikës Barack Obama në një intervistë të dhënë ka diskutuar rreth marrëdhënies së tensionuar me gruan e tij Michelle, gjatë kohës që ish...
BRITANIA E MADHE-Vaksina kundër Covid-19 që po zhvillohet nga gjiganti farmaceutik britanik-suedez, AstraZeneca me Universitetin e Oksfordit, mund të jetë shumë...