Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
VIDEO/ Lukaku dhe Chelsea ngecin sërish: vetëm 1-1 në transfertën në Brighton…
19 Janar 2022, 05:45Nga DOSJA
ANGLI – Momenti i keq i Chelseas vazhdon, duke humbur pikë në fushën e Brighton dhe duke mos fituar në Premier League që nga 26 dhjetori.
Me “pulëbardhat”, blutë e Londrës kalojnë të parët në epërsi me Ziyech, i cili shënon nga distanca, por gjithçka barazohet nga një goditje e kapitenit Webster, i cili vendos 1-1 përfundimtar.
Një tjetër deshtim për Lukakun, pak i përfshirë nga ekipi i tij dhe i zëvendësuar në minutën e 79-të: kampionët në fuqi të Evropës mbeten në vendin e tretë në renditje.
Pas nokautit me Cityn, Chelsea është rikthyer në fushë për ndeshjen e 24-t të Premier League dhe e bën këtë kundër Brighton, një kundërshtar i fortë që përsërit rezultatin 1-1 si në “Stamford Bridge”, por edhe në stadiumin “Amex”.
Veç në pjesën e parë, në minutën e 28-të, Ziyech fokusohet dhe gjuan nga 25 metra. Goditja është e fortë dhe e paarritshme nga portieri spanjoll Sanchez, i cili megjithatë e nis me vonesë dhe e lë veten të goditet në shtyllë. Në pjesën e dytë, argjentinasi MacAllister provon në minutën e 59-të, por Kepa arrin atë me majat e gishtave dhe e kalon topin në korne. Në vijim të aksionit spanjolli nuk mund të bëjë asgjë ndaj kapitenit Webster, i cili firmos barazimin 1-1.
Reagimi i Chelseat ishte i pafuqshëm për të ndryshuar rrjedhën e takimit. Brighton merr barazimin e katërt në pesë ndeshjet e fundit kundër Chelseas dhe i bën një favor Liverpoolit, gjithnjë e më shumë i dyti, +1 pikë ndaj bluve dhe me dy ndeshje më pak.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
GJERMANI-St. Pauli ka bërë surprizën e madhe në Kupën e Gjermanisë. Skuadra e Bundesligës së dytë gjermane ka eleminuar nga Kupa skuadrën e Borussia Dortmund që...
SPANJË– Lajme të bujshme mbërrijnë nga Spanja për Leo Messin! Gazeta katalane El Nacional siguron se bashkëshortja e argjentinasit po jeton një makth...
ITALI- Lazio pati nevojë për kohën shtesë për të kaluar në fazën tjetër të Kupës së Italisë pasi mposhti Udinesen me rezultatin minimal 1-0. 90 minutat e rregul...
ITALI-Tashmë është zyrtare. Gjykata Sportive ka vendosur për fatin e ndeshjes Udinese-Salernitana që duhej të luhej më 21 dhjetor 2021. Tre pikë për Udinesen që...
ITALI- A është e mundur të përsëritet Milan-Spezia? Është e kotë të flasësh. Pavarësisht se arbitri pranoi gabimin: duart e ngritura si një falje pas fërsh...
ITALI – Bruno Labbadia nuk do të jetë pasardhësi i Andriy Shevchenkos në pankinën e Genoas sikurse u tha. Marrëveshja mes klubit kuqeblu dhe trajnerit gje...
SPANJË-Kombëtarja spanjolle rikthehet në Katalonjë 18 vite pas ndeshjes së fundit. Skuadra e Kombëtarja e Spanjës rikthehet në Katalonjë 18 vite pas ndeshj...