Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VIDEO/ Po pinte kafe në lokal, momenti kur arrestohet Prodani në Laç
7 Maj 2022, 09:47Nga DOSJA
LEZHË– Ky është momenti kur vihet në pranga Alfred Prodani, drejtori i Ujësjellësit në Kurbin. Ai u kap nga policia në ambientet e një lokali në Laç, teksa po konsumonte kafe. Prodani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kontrolle në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar. Gjatë 24 orëve të fundit, finalizohen 2 operacione, të kodura “Coruna” dhe “Trajektorja”. Kapen 3 prersona të shpallur në kërkim, nga të cilët 1 i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve ligjzbatuese të Spanjës, ndërsa 2 të tjerët të shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht: Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të Alfred Prodanit, drejtorit të ujësjellësit të Kurbinit. Berisha ka ndarë artikulli...
TIRANË– Konflikti mes Ilir Kapos dhe Olgert Dhimitrit në Tiranë nisi pas pijes në lokal. Konflikti nisi brenda ambienteve të lokalit fillimisht në më...
TIRANË– Alfred Pronari mohoi akuzat e ngritura se mund të ketë marrë pjesë në grabitjen e banesës së Karim Benzema. Për Dosja.al, në vitin 2019, ai d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është treguar shumë i ashpër me SPAK, ku sipas tij, nuk po reagon ndaj të keqes më të madhe që ai e ka cilësuar, që ësh...
TIRANË– Alfred Prodani, drejtori i Ujësjellës të Kurbinit u vu ditën e sotme në pranga dhe pritet të ekstradohet drejt Spanjës, pasi akzuohet për vje...