Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Vodhi shtëpinë e Benzema? Ç’thoshte Prodani për Dosja.al: Shpifje, s’kam dalë jashtë vendit
7 Maj 2022, 10:03Nga DOSJA
TIRANË– Alfred Pronari mohoi akuzat e ngritura se mund të ketë marrë pjesë në grabitjen e banesës së Karim Benzema. Për Dosja.al, në vitin 2019, ai deklaroi se nuk kishte lidhje me lajmin e se nuk ka dalë jashtë territorit të Shqipërisë. Zyrtari mohoi të kishte lidhje me grabitjen e futbollisit të njohur, Karim Benzema, denoncimi i cili u bë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Alfred Prodani, drejtor i Ujësjellësit, Laç: Jam në punë prej disa vitesh. Nuk kam asnjë lidhje me lajmin e publikuar nga Sali Berisha dhe mediet. Institucionet mund të verifikojnë lëvizjet e mia ku shihet qartë se nuk kam dalë jashtë Shqipërisë. Kam qenë vetëm disa ditë me leje brenda vendit. Nuk e di se si mund të shpifet kështu dhe të shkatërrohet jeta e një njeriu. E kuptoj Berishën që e përdor politikisht por nuk kuptoj mediet. Kanë nxjerrë pa të drejtë të dhënat e mia dhe kanë publikuar sikur unë jamë arrestuar, por kjo gjë nuk është e vërtetë. E njoh edhe Edmondin, kaq qytet është Kurbini, por të dy nuk kemi lidhje me grabitjen e shtëpisë së Karim Benzema.
Mirëpo sot, ai u vu në pranga pasi Spanja, kishte lëshuar një urdhër arresti për vjedhje, që në vitin 2013.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është treguar shumë i ashpër me SPAK, ku sipas tij, nuk po reagon ndaj të keqes më të madhe që ai e ka cilësuar, që ësh...
TIRANË– Alfred Prodani, drejtori i Ujësjellës të Kurbinit u vu ditën e sotme në pranga dhe pritet të ekstradohet drejt Spanjës, pasi akzuohet për vje...
TIRANË– Sali Berisha është i vetmi kandidat në garë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Kështu u deklarua ditën e sotme nga Komisioni i Or...
SHKODËR– Katër automjete janë djegur gjatë natës në hyrje të Shkodrës, në vendin e quajtur “Tek Bexhisteni”. Mjetet kanë qenë të parkuara, ndërsa dys...
TROPOJË– Binak Zharku është arrestuar nga policia në Tropojë, pasi i është gjetur në banesë drogë dhe armë zjarri. Policia ka arrestuar 53 vjeç...