Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GJERMANI– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Gjermani me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz. Rama u takua fillimisht me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey. Më pas shtrengoi duart edhe me Presidentin Federal i Gjermanisë Frank-ëalter Steinmeier. Takimi i fundit që kishte planifikuar axhenda për të ishte ai me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Gjatë vizitës kryeministri u shoqërua nga Taulant Balla, Delina Ibrahimaj dhe Elisa Spiropali.
Çfarë u tha në konferencë?
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka rikthyer nismën e paraardhëses së tij, Angela Merkel. Në konferencën që mbajti me kryeministrin Edi Rama në Gjermani, Scholz tha se ka për qëllim të rigjallërojë Procesin e Berlinit. Sipas Scholz, Procesi i Berlinit është ai që u jep potencial gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me zbatimin e katër lirive bazë dhe e afron Shqipërinë me BE.
“Dua të rigjallëroj procesin e Berlinit, me rëndësi është tregu i përbashkët rajonal dhe zbatimi i 4 lirive bazë. Procesi i Berlinit ka treguar se çfarë potenciali jep për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor. Qarkullimi i lirë i personave, mallrave ka rëndësi për të gjithë rajonin. Angazhohem me të gjithë qeverinë time, do të mbetemi një aleat i ngushtë i Shqipërisë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian,”- tha ndër të tjera Scholz. Ndërsa kryeministri Rama e përmendi Ballkanin e Hapur duke e qujatur një rijetëzim e zgjatim të Procesit të Berlinit.
Nga Gjermania, kancelari Scholz dha lajmin e mirë për njohjen e patentave shqiptare. Ai tha se nesër në Tiranë do të firmoset zyrtarisht marrëveshja. Përsa i përket integrimit të Shqipërisë në BE, Scholz tha se do të jetë gjithmonë pranë vendit tonë dhe se do të angazhohet me mjaft këmbëngulje për këtë çështje. Ai përmendi pandeminë e Covid-19 dhe luftën e nisur në Ukrainë, duke shtuar se pikërisht sulm rus dha sinjalin që për demokracinë duhet punuar çdo ditë e se procedurat për integrimin e Shqipërisë duhet të nisin menjëherë. Scholz e vlerësoi dënimin e agresionit rus nga Shqipëria dhe tha se ndikimi i vendeve të treta të Ballkanit Perëndimor duhet kontrolluar.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nëse në qershor nuk jepet drita jeshile për integrimin e Shqipërisë në BE për shkak të Bullgarisë, do të kërkojë ndarjen e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, duke përmendur këtu edhe se shqiptarët kanë votuar pro kësaj gjëje në Këshillimin Kombëtar. Përsa i përket ndikimit rus, Rama tha se në Shqipër është zero pasi nuk ka investime e marrëdhënie të posaçme në këtë vend, ndërsa me Kinën tha se ka ndikime të papërfillshme e minimale. Turqinë e konsideroi partnere strategjike të Shqipërisë.
Rama përmendi edhe Kosovën e kërkoi nga Gjermania që të liberalizohen vizat për qytetarët e këtij vendi. I pyetur nëse do të bëhet xheloz nëse Ukraina integrohet më shpejt se Shqipëria në BE, Rama tha se është i shqetësua që ukrainasit mendjnë se do të untegrihen më shpejt se shqiptarët. Ai tha se duke e ditur se si funksionon BE-ja nuk mund të ndodhë kjo gjë, por që edhe nëse bëhet, nuk do të ‘xhelozonte’.
AXHENDA
10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”
12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit
15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Ëalter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë
18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Scholz bën nul Ballkanin e Hapur, rikthen nismën e Merkel: Do rijetësoj Procesin e Berlinit
VIDEO/ Rama takohet me Olaf Scholz, delegacioni shqiptar s’mban maskë, gjermanët ‘korrekt’
Gjermani kërkoi autograf! Rama: Më bërtiti, mendova se mos po më shan ndonjë i racës time
Rama në Berlin! Takohet me kryebashkiaken, shkëmbejnë dhurata, jep autograf për fansin
Rama në Berlin për çeljen e negociatave, a do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut?
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është zhvilluar mes debateve të forta, që nisën që nga ndarja e kohës që do të flisnin deputetët. Gji...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar një zyrtar të lartë e politikan në Shqipëri. E ftuar në “Opinion”, ajo tha se personi që njihe...
PARAGUAJ– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mund të vihet nën hetim për shkak se akuzohet se ka marrë mbështetje financiare nga një prej ba...
GJERMANI– Në një konferencë shtypi, pas takimit të parë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Scholz tha se Gjermania angazhohet me këmbëngulje për fil...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala e ka konsideruar një prekje e cënim të trekëndëshit krim-politikë-biznes shpalljen non-grata të ish-deputetit Aqif Ra...
TIRANË– Tirana zyrtare, nëse Konferenca e Parë Ndërqeveritare ngelet në ngërç, do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe hapjen e negoc...
GJERMANI– Kancelari gjerman Olaf Scholz ka rikthyer nismën e paraardhëses së tij, Angela Merkel. Në konferencën që mbajti me kryeministrin Edi Rama në Gje...
TIRANË– Aqif Rakipi është i treti socialist që shpallet non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por ndryshe nga paraardhësit e tij, ai ka futu...
TIRANË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë futur në listën e tyre të zezë gjashtë persona të rëndësishëm në Shqipëri. Non-grata nga Departamenti Am...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Orlando Rakipi, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi që u shpall sot non-grata nga Departamenti Amerikan i Shteti...