LIVE UPDATES
Aktualitet

Takimi Rama-Scholz, DW: I ndau Ballkani i Hapur, kancelari e shmangu totalisht

11 Prill 2022, 20:36 Nga DOSJA

GJERMANI– Në një konferencë shtypi, pas takimit të parë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Scholz tha se Gjermania angazhohet me këmbëngulje për fillimin sa më shpejt që të jetë e mundur të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Agresioni vrastar dhe i pakuptimtë i Rusisë kundër Ukrainës na e dëshmoi qartë dhe dhimbshëm se arritjet e Evropës në dekadat e fundit nuk janë më të vetëkuptueshme. Ne duhet të angazhohemi çdo ditë nga e para për një jetë të hapur, ku sundon ligji dhe ka mirëqenia. Nisur nga kjo Gjermania angazhohet me këmbëngulje për fillimin sa më shpejt që të jetë e mundur të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se kjo është në interesin tonë të përbashkët dhe ka rëndësi vendimtare për stabilitetin në rajon dhe për të gjithë Evropën.

Shqipëria rol konstruktiv në politikën e jashtme

Kancelari gjerman më tej falënderoi Shqipërinë për rolin konstruktiv që luan në organizatat ndërkombëtare, “si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë në OKB, si aleate në kuadër të NATO-s, si anëtare e OSBE-së dhe në shumë forume të tjera ndërkombëtare.”

Gjithashtu kancelari socialdemokrat gjerman vuri në dukje se Shqipëria ka një politikë të jashtme në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE-së, duke kujtuar, se Shqipëria ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe “njësoj si ne, ajo dënon në mënyrë të qartë dhe të dallueshme krimet e kryera ndaj popullatës civile. Scholz përgëzoi Shqipërinë për hapat e mëdha në sundimin e shtetit ligjor dhe fusha të tjera.

Impulse të reja në Procesin e Berlinit 

Kancelari gjerman u shpreh për një ringjallje të Procesit të Berlinit, të filluar në vitin 2014 nga paraardhësja e tij, Angela Merkel. Politikani gjerman inkurajoi vendet e Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim rajonal: Ai përmirëson ekonominë, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përshpejton afrimin me Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër, ai u shpreh për ngritjen e Tregut të Përbashkët Rajonal. Kryeministri shqiptar Edi Rama, nga ana e tij, premtoi se Shqipëria do të vazhdojë me reformat, edhe nëse negociatat, nuk do të çelen. “Këtë nuk ia detyrojmë as Parisit, as Brukselit, por vetëm fëmijëve tanë”

Rama ishte në një mendje me Scholzin në qëndrimin ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë, si edhe tha se e mirëpriti paralajmërimin e kancelarit gjerman për t’i dhënë një impuls të ri Procesit të Berlinit dhe sërish mori në mbrojtje nismën e Ballkanit të Hapur që ai e quajti “një përpjekje për ta jetësuar Procesin e Berlinit duke e zotëruar si proces në mënyrë të përditshme”. Por ai shtoi: se “patjetër që revitalizimi i Procesit të Berlinit është më se i mirëpritur dhe përfshirja e të gjitha vendeve për të jetësuar në Ballkan të katër liritë, lirinë e lëvizjes së mallrave, të njerëzve, të kapitalit dhe të fuqisë punëtore”.

Kjo ishte ndoshta një nga pikat e vetme, kur dy burrështetasit nuk ishin në unison. Scholz vetë, edhe në pyetjet e bëra nga gazetarët nga Shqipëria, e shmangu përdorimin e termit Ballkani i Hapur. Po ashtu ai nuk foli as pro e as kundër shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit. Rama, tha se në se deri në qershor Bullgaria do të vijojë të bllokojë Maqedoninë e Veriut për negociatat, ai do të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia.

Edi Rama, Ministerpräsident von Albanien in BerlinKryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier

Një nga pyetjet e gazetarëve kishte të bënte me ndikimin e vendeve fuqive konkurruese me BE-në dhe Perëndimin në rajon. “Sigurisht që Rusia në rajonin tonë përbën një problem, për më tepër në kushtet e sotme, çka e bën shumë më të nevojshme, aktivizimin më intensiv të BE-së, dhe përpjekjen nga ana e BE-së, për t’i afruar shumë më pranë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.” Sa për Kinën, ai tha se Shqipëria nuk ka ndonjë marrëdhënie të posaçme, as me Rusinë e as Kinën. Kurse Turqia nuk është aktor i tretë, por një partner strategjik i Shqipërisë, dhe në këndvështrimin tim, Turqia është një valvulë shumë e rëndësishme sigurie për të gjithë Evropën. Me vendet e Gjirit kemi marrëdhënie shumë të mirë prej vitesh dhe sigurisht që janë të mirëpritur të vijnë të bëjnë investimet e tyre, por prezenca e tyre në vendin tonë është shumë më e ulët se sa nganjëherë zmadhohet nëpër artikuj e vëzhgime sensacionale të medias.”

Rama shfrytëzoi rastin të kërkonte edhe liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. “Është një proces i bllokuar dhe shpresojmë që të çlirohet, në mënyrë që të gjitha vendet e Ballkanit të marrin atë që i duhet për t’iu afruar Bashkimit Evropian”.

Rama ishte i pari kryeministër i vendeve të Ballkanit Perëndimor që vizitoi Scholzin në Berlin .Pas konferencës, kancelari shtroi një darkë për mysafirin nga Tirana. Paradite Rama ishte takuar edhe me presidentin Frank Walter Steinmeier dhe kryebashkiaken e Berlinit, Franziska Giffey. Rama e ftoi Scholzin të ndiqte shembullin e paraardhëses së tij, dhe t’i përgjigjej ftesës së tij për të vizituar rajonin, e sigurisht, Shqipërinë.

Marrë nga DW 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama olaf scholz rama ne gjermani edi rama olaf scholz rama ne gjermani

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit