LIVE UPDATES
Sport

Vladimir Ajazaj merr titullin ‘Mjeshtër i Madh’ pas vdekjes, Meta; Frymëzoi shumë fëmijë

23 Shkurt 2022, 18:55 Nga DOSJA
Vladimir Ajazaj merr titullin ‘Mjeshtër i Madh’ pas vdekjes,

TIRANË-Presidenti Ilir Meta vlerësoi me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, portierin e spikatur durrsak Vladimir Ajazaj (pas vdekjes).Titulli u dha me motivacionin; “Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe rezultatet e larta në futboll, si portier i spikatur te ‘Shkëndija’, ‘Lokomotiva’ e Durrësit dhe ekipet tona kombëtare.

Me mirënjohje për mjeshtërinë e tij të treguar gjatë veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare si trajner i përkushtuar në zhvillimin cilësor të futbollit, duke spikatur si një figurë e dashur dhe e respektuar nga mbarë opinioni sportiv shqiptar.”.Në fjalën e tij gjatë ceremonisë solemne të zhvilluar në qytetin e Durrësit, Presidenti i Republikës, duke iu drejtuar familjarëve dhe kolegëve të pranishëm, u shpreh:

“Sot, me rastin e ditëlindjes, nderojmë sportistin që dha gjithçka për futbollin durrsak dhe kombëtar, mësuesin e adhuruar të fëmijëve që i edukoi me dashurinë për sportin, si edhe trajnerin e palodhur që frymëzoi aq shumë fëmijë dhe të rinj t’i përkushtohen futbollit, të paharruarin Vladimir Ajazaj, portierin e suksesshëm të “Shkëndijës”, “Lokomotivës” dhe Ekipeve Kombëtare.

Ai i takon atij brezi të artë futbollistësh durrsakë të viteve ’70-’80, duke mbetur një nga personalitetet më të dashur dhe popullorë për sportdashësit e Durrësit, por edhe për të gjithë sportdashësit tanë. Karrierën e tij sportive, ai e nisi në vitin 1968, si pjesë e grupit të parë të Shkollës së Mjeshtërisë Sportive, duke ruajtur për disa vite portën e ‘Shkëndijës’ së famshme në fillimet e viteve ‘70-të.Më pas ai u rikthye në qytetin e Durrësit, ku mbrojti për shumë vite portën e ‘Lokomotivës’, duke u bërë shembulli më i mirë frymëzues për pasardhësit e tij në portën durrsake.

Vladimir Ajazaj ka qenë gjithashtu pjesë e stafit teknik të Kombëtares, në krah të djathtë të trajnerit gjerman Hans-Peter Brigel. Ai ka qenë dhe mbetet padiskutim një personalitet i futbollit durrsak dhe atij kombëtar, i njohur dhe i vlerësuar në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembulli dhe arritjet i tij janë një burim frymëzimi për të gjithë sportistët e trajnerët e rinj, për të ndjekur një rrugë të sukseshme.

Përfitoj nga rasti, për të përshëndetur familjen e nderuar Ajazaj, që me gjithë dhimbjen e thellë që kanë kaluar, janë krenarë, për atë që Vladimiri bëri për futbollin e qytetit të Durrësit dhe futbollin shqiptar. Një mirënjohje të sinqertë i përcjell miqve dhe kolegëve të tij, të cilët kanë arritur rezultate shumë të larta, dhe besoj se ata do të vazhdojnë të frymëzojnë më të rinjtë në mënyrë që me pasion dhe përkushtim, ‘Teuta’ e sotme, të jetë një skuadër gjithmonë dinjitoze dhe të arrijë suksese të reja në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Titulli ‘Mjeshtër i Madh’ që i akordojmë sot Vladimir Ajazaj është një vlerësim jo vetëm i punës dhe sakrificave të tij të jashtëzakonshme si futbollist e si trajner, por edhe një rast i ri për ta nderuar atë brez të artë të ‘Lokomotivës’ me Himën, me Leshtenin, me Niko Janin dhe Gim Çelën, me Kapedanin dhe Bashkim Kokën, me Ed Zallën dhe Likmetën, me Bulkun, Filjarin, Mond Mihaj, Tur Lekbellon apo Ballgjinët e të tjerë, trajnerin Petraq Konomi dhe shumë trajnerë të tjerë, të cilët kam pasur fatin edhe vetë që t’i shoh në fushën e blertë.

Kur vjen një moment i tillë për të kujtuar një legjendë të portës së Durrësit, ndërkohë që ne e dimë se ka qenë një periudhë e artë në përgjithësi si për futbollin tonë, ashtu edhe për portën shqiptare, sigurisht që jemi të gjithë shumë të bindur se artistët dhe sportistët kanë një avantazh, sepse ata prodhojnë emocione që jetojnë gjithmonë me ne siç do të jetojë gjithmonë edhe vepra dhe trashëgimia sportive e Vladimir Ajazaj.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ilir meta vladimir ajazaj ilir meta vladimir ajazaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj