LIVE UPDATES
Politike

Debati për SPAK, PD e “shqetësuar”: KLP drejtohet nga një militant i PS, prokurorët të sqarojnë vetë pozicionin e tyr

27 Dhjetor 2019, 13:18 Nga DOSJA
Debati për SPAK, PD e “shqetësuar”: KLP drejtohet nga

TIRANE- Partia Demokratike ka ngritur sërish shqetësimin për vlerësimet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dhënë për ngritjen e SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion). Në një deklaratë për mediat, PD thotë se KLP duhet të sqarojë publikun për foton e dalë në media, ku anëtari i SPAK, Altin Dumani takon Ulsi Manjën, por edhe për dokumentin që tregon se kreu i SPAK, Arben Kraja, ka qenë pjesë e hetuesisë në diktaturën komuniste. Duke e quajtur kreun e KLP, Genti Ibrahimi një “militant” që kontrollohet nga PS, PD thotë se vetë prokurorët duhet të sqarojnë pozicionin e tyre për të mos hequr besimin e publikut tek SPAK.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Partia Demokratike dënon përpjekjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të mashtruar qytetarët dhe për të devijuar arsyen e vërtetë të shqetësimit të opinionit publik mbi të kaluarën si hetues politik i diktaturës për Drejtuesin e SPAK dhe për takimin e pajistiifikuar të një anëtari të SPAK-ut me Ulsi Manjën e PS. Reagime të tilla të dënueshme janë të pritshme nga një organ si KLP, që është nën drejtimin e militantit të PS Gent Ibrahimi dhe me shumicën e anëtarëve të kontrolluar nga pushteti dhe të zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Prokurorët e SPAK kanë kaluar të njëjtin proces të vetingut, siç kanë kaluar me dhjetëra prokurorë e gjyqtarë të tjerë. Në thelb, kjo është një përpjekje e KLP-së për të mashtruar qytetarët me teknikalitete të panjohura për ta, në një kohë kur sondazhet tregojnë rënie të besimit të opinionit publik tek vetingu. KLP kishte detyrimin të informonte opinionin publik, nëse Arben Kraja, Drejtues i SPAK, ka qenë apo jo hetues i regjimit gjakatar komunist përpara viteve 1990 në gjyqe politike?

KLP duhet të mbante qendrim, nëse për të është e pranueshme që në vitin 2020 drejtësia e re të bëhet me hetues të regjimit komunist. Kjo është njësoj sikur drejtësinë në Gjermani ta jepte një prokuror që i shërbeu Hitlerit deri në momentet e fundit para dorëzimit të Berlinit.  KLP ka detyrimin të infomrojë opinionin publik, nëse Altin Dumani, prokuror i SPAK, është apo jo personi në foto, i raportuar nga media që një ditë përpara se KLP e partisë të votonte Drejtuesin e SPAK, kërkonte mbështetjen e përfaqësuesit të Partisë Socialiste Ulsi Manja. Drejtësia nuk mund të bëhet me sherbëtorë të rinj të partisë së vjetër në pushtet. Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet t’i shpjegojë opinionit publik se përse alternativa e tij e vetme është të ofrojë vetëm drejtësinë që i duhet PS.

Shqipëria ka kapacitete për të ofruar një drejtësi normale, pa lidhje me politikën, pa lidhje me komunizimin, pa lidhje me Qeverinë. Shqipëria ka juristë, prokurorë e gjyqtarë të kualifikuar dhe me integritet, që mund t’i shërbëjnë vendit në organet e reja të sistemit të drejtësisë. Problemi është se këtë drejtësi nuk e do Edi Rama.
 Edi Rama nuk ka ndërmend të lejojë ndërtimin e një drejtësie më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin bashkëqeveris. Partia Demokratike kërkon që, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe eleminimit të çdo dyshimi për integritetin e SPAK, prokurorët, për të cilët publikisht është vënë në dyshim integriteti, pavarësia dhe paanshëria, duhet menjëherë të sqarojnë pozicionin e tyre dhe vlerësojnë seriozisht mundësinë për të hequr dorë nga përbërja e SPAK. Mbi interesin personal dhe politik, në këtë moment, duhet të prevalojë, nevoja për të ruajtur të paprekur imazhin, integritetin dhe besimin tek SPAK.

Më 21 dhjetor 2019, Partia Demokratike me anë të sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi publikoi nga selia blu dy akuza për Dumanin dhe Krajën. PD kërkoi që Dumani dhe Kraja të shohin dhe mundësinë të heqin dorë nga mandatet e tyre për ruajtjen e integritetit të SPAK. Kjo pas botimit të një fotografie ku Altin Dumani takon kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, si dhe për një dokument të nxjerrë nga Agron Tufa, ku shihej se Arben Kraja ka qenë hetues gjatë diktaturës.

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike altin dumani me ulsi manjen arben kraja hetues ne komunizem ngritja e spak pd altin dumani me ulsi manjen arben kraja hetues ne komunizem ngritja e spak pd

Sondazh

Poll
Politike 27 Dhjetor 2019, 11:49

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën digjitale që do të ofrojë shërbime të shutma për qytetarët nëpërmjet aplikacionit “E-Albania”. N...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj