Berisha zbulon planin për protestën e 11 shkurtit: Do bëjmë një betejë të pamposhtur
"Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon dashnorja”/ Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonig...
"Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon dashnorja”/ Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonig...
Rasti Rozeta Dobi përsëritet/ Ish-pastruesja vjedh shtëpinë, sekustrohen qindra euro dhe dollarë 4 Shkurt, 14:02 ...
U merrnin lekë pacientëve për një skaner, Gjykata pezullon nga detyra 2 mjekët në QSUT 4 Shkurt, 12:22 ...
Deti me dallgë/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë 4 Shkurt, 12:13 ...
Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar se për zgjidhjen e krizës dhe problemeve në vend duhet një reagim i madh qytetar.
Në emsionin “360 Gradë” në RTV Ora, ai u shpreh se shqiptarët nuk duhet të presin vetëm prej tij zgjidhjen e çdo problemi. Ai ka shtuar më tej se qytetarët nuk duhet të varin gjithmonë shpresat te ndërkombëtarët pasi sipas tij, këtyre të fundit nuk u bëhet shumë vonë.
Fjala e Metës:
Gjykata Kushtetuese është asgjesuar qëllimisht për të rritur pushtetet në mënyrë të pakufijshme dhe antikushtetuese të qeverisë dhe në mënyrë të veçantë të kryeministrit. Vendi është pa Gjykatë të Lartë. Pritet diçka dhe nga qytetarët, pritet diçka nga të gjithë për të kuptuar që ky është vendi i të gjithëve. Të mos presin vetëm nga Presidenti. Presidenti po e bën punën e tij. Të mos presin thjesht nga ndërkombëtarët se ndërkombëtarëve nuk u bëhet shumë vonë.Pranojnë çdo gjë që pranojnë shqiptarët. Të tregojmë të gjithë që jemi një popull i cili ka kërkesa, kërkon llogari, kërkon përgjegjësi, të gjithë bashkë. Mos prisni çdo gjë nga Presidenti, Presidenti i ka bërë dhe i bën. Nuk e dëgjoni me vëmendje presidentin, mendoni që u nxeh. Jo, Presidenti edhe kur e ngre zërin, e bën për të treguar që këtu ka një problem serioz. Presidenti çon letër në 29 korrik dhe thotë kini kujdes se 1,2, 4,5 arsye më krijojnë shqetësimin se mund të goditemi nga një tërmet shumë i fortë prandaj të marrim masa. Për gjysmë ore letra del në media dhe thonë u çmend presidenti. Dakord. Presidenti me këta po punon, kjo është përgjegjshmëria e presidentit, kjo është përgjegjshmëria dhe niveli i bashkëpunimit të tyre. Presidenti i thotë 2 muaj rresht respektoni radhën për Gjykatën Kushtetuese. Ky është fundi për një shtet demokratik. Presidenti po bën të gjitha ato që mund të bëjë por edhe të gjithë ju e keni lënë pak vetëm Presidentin.
Muajin e kaluar, Presidenti Ilir Meta i ka bëri sërish thirrje popullit për referendum. Meta tha se tani populli duhet të marrë fatet e tij në dorë dhe të mos i besojë dele-deputetëve. Kreu i Shtetit paralajmëroi se më 8 dhjetor do të zhvillohej një tubim, i cili u anuluar për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Presidenti thekson se nuk ka më kohë për dialog, por është koha e referendumit.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur duke cituar një fjalë të mençur të Sokratit lidhur me shpifjen, një temë kjo, e cila shka...
Tiranë– Presidentit i vendit Ilir Meta ka deklaruar së fundmi se i qëndron idesë, që Presidenti të zgjidhjet me votë nga populli.Në emisionin ” “360 Gradë” në R...
Tiranë- Deputeti Myslim Murrizi ka denóncuar se në Gjykatën e Lushnjes punësohen vetëm kushërinjtë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që punojnë aty.Në një reagim në ...
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka bërë sot një parashikim se si mund të jetë viti 2020 dhe sipas tij mund të jetë më i zymtë se viti që po lëmë pas.Për Shq...
TIRANË– Drejtues i Lëvizjes VetëVendosje në Tiranë, Bojken Abazi ka komentuar situatën e krijuar në Kosovë pas zgjedhjeve dhe konstituimit të Kuvendit, ku ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur sërish sot Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit, për deklaratat e këtij të fundit në l...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot sërish për takimin me Alex Soros, djalin e Xhorxh Soros, pasi u hodhën hije dyshimi për ata çka ishte bise...
TIRANË- Presdienti Ilir Meta ka folur sot për nismën e Mini-Shengenit, e cila ka hapur shumë debat në vend. I ftuar sot në “360 gradë”, Meta u shpreh se Se...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar sot pas deklaratave të Erion Veliajt, i cili tha se Teatri Kombëtar do shembet në vi...