Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Vlerësimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit për gjyqtarin Ardian Dvorani, si një nga 12 gjyqtarët që kanë luftuar korrupsionin në vendet e tyre ka përplasur kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta. Sot, Departamenti Amerikani Shtetit ka renditur gjyqtarin Apelit Administrativ të Tiranës, si një prej 12 magjistratëve që kanë luftuar korrupsionin në vendet e tyre. (Shiko këtu)
I pari që komentoi vlerësimin e DASH ishte Rama, që me anë të një statusi në Tëitter, nuk la pa përmendur edhe përplasjen e bujshme të magjistratit me presidentin Ilir Meta gjatë viteve të fundit. Në postim, kreu i qeverisë shkruan se Dvorani u sulmua nga “e keqja” duke iu referuar Metës, pikërisht se nuk iu dorëzua presionit. Më tej, Rama shkruan se vlerësimi ndaj tij është një inkurajim për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi.
“Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron. Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin,është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!,“-shkruan Rama.
E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjia nga presidenca. Tedi Blushi, zëdhënës i presidentit Ilir Meta, e quajti reformën në drejtësi “Ramaformë” që do të marrë fund më 25 prill.
“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!”,-shkroi Blushi.
Ndërsa vetë Ilir Meta ishte më i ashpër në reagimin e tij të “koduar”. Presidenti ka shpërndarë një fotot me “grupin” e tij, një grup djeshm duke shëtitur në rrugët e Kombinatit, teksa shkruan me ironi se Shqipëria nuk do të jetë kurrë peng i mafies ndërkombëtare. “25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare,”-shkruan Meta.
Debati ka vijuar më tej pasi avokati Spartak Ngjela, e cilësoi vlerësimin si goditje të drejtpërdrejtë për kreun e shtetit, deklaratë që shkaktoi zëdhënësin Tedi Blushi të “shpëthente” në fyerje personale dhe personale.
Dvorani ka qenë një prej emrave më të përmendur të drejtësisë për shkak të përplasjes së tij me presidentin Ilir Meta. Gjithçka erdhi si pasojë e ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Metës, Dvorani kishte shkelur ligjin dhe kryer dy vepra penale; shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës.
Nga ana tjetër, ish-kreu i KED pretendoi se nuk kishte shkelur asnjë ligj, megjithatë u largua nga Gjykata e Lartë më 11 qershor me një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, gati 7 vjet pasi kishte përfunduar mandatin. Më pas, ai u caktua me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Administrativ të Tiranës. Lidhur me vlerësimin ndaj Dvoranit ka reaguar edhe kryeministrit Edi Rama.
(k.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAVAJË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka zhvilluar një takim me të rinjtë në qytetin e Kavajës. Ajo ka vizituar një të ri, i cili ...
ELBASAN-Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi takoi të rinjtë me të cilët diskutoi largimin nga Shqipëria të bashkëmosh...
TIRANË– Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është takuar sot edhe me ambasadorin e BE-së, në vendin tonë Luigi Soreca. Ky takim vjen pak orë pas takimit që Ce...
TIRANË– Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i është drejtuar sot me një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, duke i kërkuar informacion mbi numri...
VORË– Kordinatori politik i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu ka paditur në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kryeba...
TIRANË– Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, regjistroi dje edhe subjektet e fundit zgjedhore që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i pranishëm ditën e sotme në një vizitë në një biznes të madh. Gjatë takimit Basha shpalosi pl...
TIRANË–Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshje me Artur Roshin e Ballit Kombëtar Demokrat. Lista e partive që do të jenë në koa...
TIRANË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u ka bërë thirrje partive politike për të futur në lista kandidatë të pastër. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Tw...
TIRANË– Para nisjes së sezonit turistik, Shqipëria do të ketë vaksinuar një pjesë të mirë të popullsisë. Ishte ky mesazhi optimist që u dha nga kryeministr...