All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Basha viziton biznesin e madh në autostradë: Plani ynë synon t’ju ndihmojë, Rama premtoi ulje taksash dhe mori 3.2 miliard

23 Shkurt 2021, 11:57 Nga DOSJA
Basha viziton biznesin e madh në autostradë: Plani ynë synon
All - Paragraf - 1

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i pranishëm ditën e sotme në një vizitë në një biznes të madh. Gjatë takimit Basha shpalosi planin me 5 pika për të cilin tha se parashikon garanci sovrane për bizneset e mëdha.

Ndër të tjera kryedemokrati tha se krizën nuk ia ka sjellur pandemia e se shqiptarët kanë paguar miliarda euro nga taksat e rritura.


Basha dëgjoi problematikat e biznesit dhe i njohu ata me angazhimet e tij konkrete që kthejnë normalitetin dhe krijojnë premisat për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe rimëkëmbjen e biznesit. Basha tha se me 25 prill dy janë zgjedhjet: Ose shpëtimi i ekonomisë ose lënia e ekonomisë në duart e një grupi miqsh të kryeministrit që gllabërojnë gjithë taksat e shqiptarëve me PPP e koncensione.

DEKLARATA E BASHËS:

Plani ynë ekonomik i cili është shpalosur prej më shumë se katër javësh, ka qenë transparent dhe proces i një dialogu të përhershëm me të gjithë palët e interesuara, duke nisur me familjet shqiptare që janë në qendër të këtij programi, me biznesin e vogël dhe të mesëm që është shtylla kurrizore të ekonomisë shqiptare. Me biznesin e madh e në veçanti prodhuesit që janë motori i zhvillimit, por po kështu edhe fermerët, edhe me studentët, edhe me pedagogët. Sot ndodhemi në një moment krizë të thellë ekonomike. Pa diskutim që pandemia ka dhënë efektet e saj, por kjo krizë ekonomike ju e dini fare mirë ka nisur para pandemisë dhe është rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës totale të çdo mbështetje apo politik mbështetëse nga kjo qeveri për 8 vite me radhë ndaj biznesit, nga njëra anë dhe nga ana tjetër i një sërë politikash shtrënguese dhe të gabuara të cilat kanë sjell rënien e prodhimit, kanë sjell rënien e punësimit dhe si rezultat këtë krizë të gjithanshme që përjetojmë. Për të mos folur pastaj për mënyrën se si është administruar apo keq menaxhuar pandemia. Në kuptimin shëndetësor nuk ka nevojë të zgjatem sepse është një katastrofë totale. Tani që flasim, Tirana, e gjithë Shqipëria është kthyer në një spital të madh, ku njerëzit po mundohen të kurohen nëpër shtëpia sepse spitalet janë plotë, ku kujdesi shëndetësor po paguhet nga xhepat e njerëzve, dhe sot kishte dal një studim i hollësishëm se sa po rëndohen xhepat e shqiptarëve për shkak të kostos të pandemisë dhe të gjitha këto sepse qeveria dështoi t’i vinte veshin planit që ne i vumë në tavolinë që në shtator për t’i dalë përpara kësaj të keqe. Plani ishte fare i thjesht. Plani parashikonte për sipërmarrjen e mesme dhe të vogël një garant, apo të themi një çek prej 1 mijë euro për të përballuar kostot e menjëhershëm. Parashikonte një skemë shtesë për biznesin prodhues dhe biznesin e madh me akses në kredi me garanci sovrane, shtetërore, me zero interes për sipërmarrjet operative dhe për lekët e rrogës që më thatë vet që keni 100 e ca punonjës që i paguani nga xhepi megjithëse nuk nxirrni fitim. Parashikonte po kështu rimbursimin e plotë e ilaçeve të cilin 4 mija pasi ne ja kemi kërkuar qeverisë, e kanë shpallur me letra, por që nuk zbatohet dhe shumica e familjeve shqiptare që kanë tani pothuajse të gjithë familjet kanë nga një të sëmurë me COVID, po paguajnë qindra mijëra lekë në javë, miliona në muaj për shëndetin dhe jetën e pacientëve. Kështu që mos të flas fare për pjesën e administrimit apo keq menaxhimit të pandemisë nga Rama, sepse këtu nuk ka vend me cilin të krahasohemi në Ballkan. Nuk e di se me çfarë vendi në botë mund të krahasohemi. E tregojnë të gjitha, shifrat e infeksioneve, shifrat e të ndarëve nga jeta, të vdekurit nga pandemia që i fshehën për të fshehur dështimin, kjo është një temë e cila po trajtohet dhe do trajtohet, natyrisht që është më e rëndësishëm shëndeti dhe jeta e njerëzve. Por është shkatërrimi i dytë që ka sjell kjo krizë, është që ka vënë shkelmin e fundit një ekonomie që ishte në krizë edhe para pandemisë. Edhe këtu kemi dështuar. Edhe këtu qeveria ka dhënë paketën më minimale të ndihmës krahasuar me çdo vend tjetër. Shikoni, Maqedonia ka dhënë paketën e pestë. Qeveria në Kosovë kaloi 3 milion euro vetëm për mësuesit para disa ditësh. Ndërsa këtu nuk mbahen mend ato thërrime që u dhanë me shumë vonesë, të cilat me një dorë u dhanë, me dorën tjetër jua morën atyre që jua dhanë. Kjo është situata sa i përket ekonomisë. Plani ynë trajton daljen nga kriza por edhe masa afatgjatë. Sepse në këtë krizë nuk e solli pandemia. Në këtë krizë na solli fakti që Edi Rama premtoi uljen taksave për 97% të shqiptarëve dhe sot 100% të shqiptarëve paguajnë taksa më të larta, tarifa më të larta, kosto 40% më të lartë e jetesës. Vetëm nga taksat e rritura, kanë paguar 3 miliard euro në 8 vite, vetëm nga taksat e rritura. Pra, jemi në një moment ku para 8 vitesh ky kryeministër që ka dhe dy muaj të përfundojë detyrën që nuk e bëri kurrë, premtoi ulje taksash për të gjithë dhe mori 3 miliardë taksa më shumë nga njerëzit. Po marr një premtim që është i prekshëm dhe në një situatë normale, ne nuk jemi në situatë normale sepse nuk kemi qeveri normale dhe s’kemi një kryeministër normal, këto dy muajt e fundit një gjë duhet të bënte; të kërkonte falje dhe duhet të ikte një orë e më parë. Tani ka ditë për ditë që shpalos të tjera premtime boshe, s’ka mbajtur asnjë nga premtimet që u dha as sipërmarrjes, as prodhuesve, as sipërmarrjes së vogël, as qytetarëve. Dështimi është i prekshëm në çdo fushë dhe fatura e dështimit është e qartë për këdo. Ne ju kemi shpalosur një plan konkret i cili ka disa objektiva të arritshme dhe të zbatueshme po që janë pjesë e këtij plani, nuk janë premtime boshe. Plani konkret ka për qëllim të ndryshojë jetën e çdo shqiptari. 110 mijë vende pune, është një angazhim konkret i cili është i lidhur me atë çfarë do të bëni ju nesër, se qeveria nuk mund të krijojë 110 mijë vende pune me një të rënë të lapsit, as me dekret , por duhet ë marrë një sërë masash që të arrijë në nxitjen e punësimit dhe në punësimin e 110 mijë shqiptarëve. E njëjta gjë me pagën minimale, 36 mijë lekë të reja në muaj. Kur e shpallëm, ky ishte, kryeministri që filloi ta tallte dhe ta përqeshte, sot e ka marrë dhe thotë do ta bëjë unë. Pati 8 vite kohë dhe nuk arriti dot as të indeksonte pensionet sa inflacioni. 2 muaj para se të largohet, propozimin tonë që e shau 2 vite me radhë, thotë do ta bëjë unë. Është për të qeshur dhe për të qarë. E njëjta gjë sa i përket uljes së taksave. Ulja e taksave për biznesin është jetike në këtë plan për krijimin e vende të punës dhe për rritjen e pagave. Si do të rriten pagat? Si do të krijohen vendet e punës, në qoftë se biznesi vazhdon të kenë taksën më të lartë në Ballkan. Ju e dini fare mirë se ju punoni me vendet fqinje. Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare e cila është është në stres. Është në vështirësi të mëdha. Dhe përmes kësaj mase, si dhe uljes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, ne do t’ju mundësojmë ju që të keni si fillim më shumë kapital në duart tuaja, më shumë para në duart tuaja, që të investoni më shumë, që të prodhoni më shumë që do të thotë do të hapni më shumë vende të reja pune, dhe këto vende pune me këto para që tani janë në xhepat tuaj, nuk do të jenë në xhepat e shtetit, do të arrini të paguani me paga më të mira. Kollaj është të thuash do rris pagën minimale dy muaj para se të ikësh nga pushteti, siç po bën Edi Rama, po nuk ke askënd ta pyesim, po ato kontributet shtesë që vijnë ku rrit pagën minimale, kush do t’i paguaj? Kush do t’i paguaj? Ju do t’i paguani. Po në qoftë se ju do keni kosto shtesë mbi kostot shtesë, çfarë do të thotë kjo? As nuk do të jenë në gjendje të merrni njerëz në punë, përkundrazi do të nxirrni njerëz nga puna. As nuk do të jenë në gjendje t’ju rrisni pagat apo t’ju jepni pagën minimale, pra ose do ta zhysni në informalitet, ose do i veni kyçin. Ndërkohë që me platformën tonë, me planin tonë, ulja me 18% e kontributit të sigurimeve shoqërore i jep përgjigje kësaj. Dhe këtu vijmë në një skenar ku fitojnë të treja palët; së pari, fiton qytetari, punëmarrësi, i cili bashkë me familjen e tij është qendra e programit tonë. Së dyti, fiton aleati ynë për të sjell mirëqenie tek familjet shqiptare që është sipërmarrja shqiptare. Ju jeni aleatët tanë, s’keni armiqtë tanë. Nuk jeni njerëz dhe kompani të cilave shteti ju vjen vetëm për t’ju shtrydhur qindarkën e fundit dhe ju rinë mbi kokë siç është realiteti sot. Por nesër do jeni aleatët tanë për të krijuar vende pune dhe për të mundësuar rritjen e mirëqenies. Dhe së treti, përfiton vet shteti përmes formalizmit. Sepse është e qartë që me taksën 15% informalitet është rritur. Taksën 15% është një gjobë që e paguan biznesi i ndershëm, le ta themi haptazi. Biznesi i ndershëm paguan taksën 15% që është shumica dërmuese të biznesit shqiptar. Një grusht njerëzish që janë ortakët e qeverise, ai 15% edhe 30% po t’ja bëjnë nuk është gjë tjetër veçse për të ndarë paratë me qeverinë, për tenderit, për koncesionet, për PPP, për të gjithë favoret që u jep qeveria.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta