"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
‘Kemi një kryeministër që na prish punë’/ Kryemadhi nga Baldushku: Votoni ata politikanë që mbajnë fjalën!
23 Shkurt 2021, 10:54Nga DOSJA
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qënë e pranishme ditën e sotme në Baldushk, aty ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët.
Kryetarja e LSI-së tha se duhet të ndëshkojnë ata politikanë që i kanë mashtruar dhe të vlerësojnë ata që mbajnë fjalën.
“Kemi një kryeministër që na prish punë dhe ne do ta largojmë në 25 prill. Ai është i larguar, por ne na duhet ti çojmë njerëzit të kutia e votimit, të pajisjen me kartë identitetit dhe të shkojnë të votojnë. Duhet të shkojnë të votojnë për të ardhmen. Mos shikoni kush do jetë kryeministër, por shkoni të ndëshkoni ata politikën që ju kanë mashtruar. Votoni ata politikanë që mbajnë fjalën Unë e kërkoj votën për LSI, sepse LSI e mban fjalën. LSI bën për të rinjtë dhe të rejat. Ne duam që me të rinjtë dhe të rejat ta drejtojmë Shqipërinë”, tha ndër të tjera Kryemadhi.
Kryemadhi tha se opozita e bashkuar e ka mundësinë që të ndëshkojë këtë sekt që sipas saj ka pushtuar Shqipërinë.
“Opozita e bashkuar e ka shansin të godasë këtë sekt që ka grabitur Shqipërinë, por është momenti për ti dhënë goditjen e fundit këtij tranzicioni. Tranzicioni duhet të mbarojë njëherë e përgjithmonë duke mbyllur edhe ata etapën e rilindjes mavi që tjetërsoi edhe flamurin tonë. Duhet ti japim mundësin të rinjve dhje të rejave. Angazhimi i të rinjve në jetën politike dhe vendimmarrje është i rëndësishëm”, u shpreh Kryetarja e LSI-së.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka mohuar që borxhi publik gjatë qeverisjes së socialistëve të jetë rritur. Rama tha se situata e 2013-ës nuk ishte siç ish...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka mohuar që Shqipëria të zgjedhë shembullin e Britanisë së Madhe për të vaksinuar masivisht popullatën por vetëm me 1 dozë. Rama ...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të përgjigjet sot në lidhje me sulmet ndaj presidentit Ilir Meta dhe “kursimin” që i ka bërë kryedemokratit Lulzim ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se antitrupat i janë zhvilluar në mënyrë mbresëlënëse, duke lënë të kuptohet se ka kryer testin e serologjik...
TIRANË– Ministrja e Financave, Anila Denaj teksa ndodhet ditën e sotme në një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama është shprehur se q...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka përditësuar sot para gazetarëve të dhënat e fundit që vijnë nga procesi i vaksinimit në botë. Rama tha se është mbresëlënëse aj...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu ka shpjeguar sot qytetarëve se qeveria nuk i ka lënë vetëm, por situata e krijuar me tërmetin dhe pandeminë e ka kthyer gjysmën...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mundur që të fitojë betejën me Covid. Pas shërimit, ajo ka nisur takimet për të diskutuar ecurinë për mbarëvajtje...
TIRANË– ‘Lëvizja për ndryshim’ nën drejtimin e Jozefina Topallit ka prezantuar ditën e sotme kandidatët për deputetë në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit. ...