LIVE UPDATES
Politike

VOA: Ballkani i Hapur, Varhelyi: Ftoj tre vendet e tjera t’i bashkohen kësaj nisme

21 Dhjetor 2021, 11:37 Nga DOSJA
VOA: Ballkani i Hapur, Varhelyi: Ftoj tre vendet e tjera t’i bashkohen

TIRANË – Përfaqësues të lartë shtetërorë e qeveritarë të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut po zhvillojnë në Tiranë Takimin e radhës së Nismës “Ballkani i Hapur”. Ata pritet të nënshkruajnë 5 marrëveshje që lidhen me lëvizjen e lirë të punëtorëve mes tyre, lehtësira kufitare për identifikimin e udhëtarëve, sigurinë ushqimore të mallrave që shkëmbejnë mes tyre.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedon Zoran Zaev ftuan edhe 3 vende të tjera, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën që t’i bashkohen kësaj nisme.

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi, mori pjesë përmes internetit në Takim, duke i nxitur këto tre vende që ta vazhdojnë këtë nismë. Ai tha se gjithmonë ka qenë shumë pozitisht ndaj kësaj nisme, sepse rajoni kërkon të jetë një i tërë, njëlloj si në BE.

Zoti Varhejli tha se tre politikanët me nismën e tyre se e kanë kuptuar rëndësinë e integrimit rajonal dhe kjo mund të përshpejtojë integrimin ekonomik me BE.

“Kjo nismë tregon se rajoni është gati për integrimin dhe po e bën këtë. Çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur në të mirë të Ballkanit dhe në të BE-së. Ftoj edhe 3 partnerët e tjerë të bashkohen në këtë nismë, e cila shton punësimin, ekonominë dhe mirëqenien” – tha zoti Varhejli.

Ai shtoi se vetëm nga ky bashkëpunim dhe përmes bërjes konkrete të tregut të përbashkët rajonal mund të rritet me 1/3 Prodhimi i Brendshëm Bruto për secalin vend. Zoti Varhejli janë mjaft të dobishme lehtësirat kufitare, njohjet e diplomave dhe dokumente të tjerë.

“Nuk ka kuptim që të lidheni me rrugë e trena dhe të ndaloni gjatë në çdo kufi. Ju nxis të vazhdoni dhe shpresoj që edhe të tre partnerët e tjerë t’iu bashkohen. Nuk e fsheh keqardhjen time që ende nuk kemi bërë konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ka ardhur koha që kjo të ndodhë dhe të sjellim në tryezë gjithë marrëveshjet” – theksoi komisioneri Varhejli.

Në hapje të takimit kryeministri Edi Rama përsëriti thirrjen për tre vendet e tjera në këtë “nismë tërësisht përfshirëse”, sepse injekton dinamizëm në bashkëpunim rajonal.

“Ballkani i Hapur është një aspiratë më shumë se sa një nismë. Çdo marrëveshje këtu e afron vendet tona ne BE, ndaj vendet e tjera të Ballkanit perëndimor duhet të na bashkohen” – tha zoti Rama.

Ai tha se marrëveshjet e sotme për lehtësimin e eksporteve, kafshëve të gjalla, shkëmbimin e lirë të punëtorëve dhe mallrave janë një tjetër hap do të garantojnë 4 liritë europiane.

Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se kjo nismë është shumë më e madhe se ne të tre së bashku.

“Kjo është një nismë, që do të përgatitë të ardhmen e fëmijëve tanë, të lidhim qytetarët tanë me njëri tjetrin, ata që deri dje kanë menduar më shumë për të shkuarën se sa për të ardhmen”.

Edhe ai theksoi se ky është një proces gjithëpërfshirës dhe vendet e tjera janë të mirëpritura.

“Nëse duan, ata janë të mirëpritur, por nuk kemi pse t’u kërkojmë ndjesë atyre pse ata nuk duan. Ata duhet t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre pse nuk janë këtu. Kur të shohin përfitimet ata do të vijnë” – tha zoti Vuçiç.

Kryeministri Zoran Zaev tha se së bashku janë hedhur hapa të dukshëm, ndonëse shprehu shqetësimin pse ende nuk janë zhvilluar konferencat ndërqeveritare me BE-në.

“Gjatë kësaj nisme kemi theksuar se kjo është e hapur për të gjithë vendet në rajon. Ne në Ballkanin perëndimor dimë të punojmë së bashku dhe dimë të arrijmë suksese” – tha zoti Zaev.

Përkrahës të opozitës zhvilluan një protestë para selisë së qeverisë një natë më parë kundër Nismës Ballkani i Hapur. Folësit kryesorë pohuan se ajo është në dëm të Shqipërisë dhe Kosovës dhe i shërbentë vetëm mbizotërimit serb në rajon. (VOA)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike open balkan ne tirane zeri i amerikes open balkan ne tirane zeri i amerikes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj