LIVE UPDATES
Politike

30-vjetori i mbërritjes së Rajerson në Tiranë, Kim: Do të jemi me njëri-tjetrin!

21 Dhjetor 2021, 08:39 Nga DOSJA
30-vjetori i mbërritjes së Rajerson në Tiranë, Kim: Do

TIRANË – Ambasadori i parë i SHBA-ve në Shqipëri, Uilliam Rajerson, si sot 30 vite më parë, paraqiti letrat kredenciale në vendin tonë. Ky përvjetor i vendosjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit me Shqipërinë është përkujtuar sot nga ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.

Kjo e fundit përmes një mesazhi në faqen zyrtare të Ambasadës, ka kujtuar një takim që pati me ish-ambasadorin Rajerson, para se ajo të nisej për në Shqipëri, për misionin e saj diplomatik. Duke marrë shkas nga situata politike në vend, ambasadorja Kim jep mesazhin e qartë se; Do vazhdojmë të jemi me njëri-tjetrin, për të zgjedhur të ardhmen.

MESAZHI I AMBASADORES KIM

Tridhjetë vjet më parë si sot, Uilliam Rajerson paraqiti letrat kredenciale si Ambasadori i parë i SHBA në një Shqipëri të sapofutur në demokraci. Pasi theu vargonjtë e komunizmit dhe diktaturës, populli shqiptar shtriu dorën – në miqësi dhe liri – drejt popullit amerikan. Shtetet e Bashkuara e rrokën atë dorë me gëzim dhe nuk e kemi lëshuar kurrë që atëherë. Ndërkohë që përgatitesha për të ardhur në Shqipëri, u takova me Ambasadorin Rajerson për të marrë këndvështrimin dhe këshillat e tij. Më tregoi për ndjenjën e shpresës që kishte shënuar vitin 1991 dhe se sa i emocionuar kishte qenë si dëshmitar i vizitës së Sekretarit të Shtetit Xhejms Bejker. Mbi 300,000 shqiptarë – thuajse dhjetë përqind e popullsisë së vendit – ishin mbledhur në Sheshin Skënderbej për t’i uruar mirëseardhjen – për të përqafuar një fillim të ri midis Shqipërisë dhe Amerikës. Ambasadori Rajerson kujtoi se kishte qëndruar pranë një polici të gjatë dhe të ngrysur shqiptar dhe kishte parë lot t’i rrëshqisnin në faqe kur Sekretari Bejker kishte thënë fjalët e famshme, “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne.” Ato fjalë mund të shihen si një premtim që i bëmë njëri-tjetrit – një premtim që e kemi mbajtur besnikërisht për 30 vjet, një lidhje e pathyeshme midis vendeve demokratike dhe të lira që zgjedhin të jenë partnerë, zgjedhin të jenë të çliruar nga e kaluara për të ecur përpara sëbashku drejt një të ardhmeje më të ndritur. Gjatë 30 viteve të shkuara, ka patur sprova dhe sfida, por Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë qëndruar krah për krah gjatë gjithë kësaj kohe. Ne ishim me ju në vitin 1991 kur filluat udhëtimin tuaj demokratik. Ishim me ju në vitin 1997 kur demokracia juaj u vu në provë seriozisht. Ishim me ju në vitin 1999 për të luftuar padrejtësinë dhe sjellë paqe në Ballkanin Perëndimor. Ishim me ju në vitin 2009 ndërsa hynit në NATO, aleanca më e madhe që ka ekzistuar ndonjëherë. Kemi qenë me ju në përpjekjen tuaj për të zënë vendin që ju takon si anëtar i Bashkimit Europian. Jemi me ju sot ndërsa ndërmerrni reforma të rëndësishme për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të siguruar që çdo shqiptare e shqiptar të ketë një shans të barabartë për begati. Nga viti 1991, populli amerikan ka kontribuar mbi një miliardë dollarë asistencë për Shqipërinë – për të ndihmuar forcimin e institucioneve demokratike, për të modernizuar ushtrinë shqiptare, për të zhvilluar biznesin, trajnuar punonjësit dhe profesionistë të tjerë, për ndërtuar rrugë dhe shtëpi, për të shtrirë energjinë dhe ujin e pastër, për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore dhe më shumë se kaq. Afërsisht 160 milionë dollarë e kësaj ndihme ka shkuar për të përmirësuar sundimin e ligjit, përpjekjet anti-korrupsion, dhe ndihmë për ligjzbatimin. Ndihma jonë ka prekur drejtpërdrejt bashkësi dhe familje anembanë vendit, duke sjellë miqësinë amerikane në çdo qoshe të Shqipërisë. Është mbresëlënëse të bësh inventarin e arritjeve të Shqipërisë në vetëm 30 vjet – anëtarësim në Këshillin e Europës dhe NATO, mikpritja e Defender 21, stërvitja më e madhe ushtarake në Europë, kandidatura për anëtarësim në BE, dhe shndërrimi në anëtar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2022. Por jemi me ju edhe në këtë: Shqipëria është në gjendje për shumë më tepër. Jemi me ju në padurimin tuaj për një Shqipëri që është më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur – një Shqipëri ku kushdo është i barabartë përpara ligjit, një Shqipëri që mbetet e fortë dhe sovrane, një Shqipëri ku cilido ka një mundësi të barabartë për begati. Siç kanë thënë shumë, demokracitë, përfshi Shtetet e Bashkuara, janë gjithnjë punë që vazhdon. Heroi i ndjerë i të drejtave civile të SHBA dhe anëtar i Kongresit të SHBA John Leëis pati shkruar, “Demokracia nuk është gjendje. Është veprim dhe secili brez duhet të bëjë pjesën e vet.” Ndërsa festojmë 30 vjetorin e marrëdhënie diplomatike të rivendosura këtë vit dhe përgatitemi të festojmë vitin e ardhshëm 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, le të bëjmë edhe ne të gjithë pjesën tonë. Kam besim se ashtu siç kemi qenë në krah të njëri-tjetrit këto 30 vite të shkuara, do të vazhdojmë të jemi me njëri-tjetrin për të kapërcyer çfarëdo sfidash kemi përpara, për të rrokur mundësitë, për të ecur përpara, për të zgjedhur të ardhmen. Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne!

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ambasadori rajerson ambasadorja yuri kim shba ambasadori rajerson ambasadorja yuri kim shba

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd