LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Plotësimi i vakancave në sistemin e drejtësisë, një problem kryesor në Shqipëri

20 Prill 2022, 19:12 Nga DOSJA
VOA: Plotësimi i vakancave në sistemin e drejtësisë,

TIRANË- Në Shqipëri, sistemi i drejtësisë ka aktualisht mungesa të konsiderueshme për gjyqtarë dhe prokurorë, pasi shumë prej tyre u shkarkuan ose dhanë dorëheqjen.

Plotësimi i këtyre vakancave është një nga sfidat kryesore, që po ndeshin institucionet e reja të drejtësisë, krahas reformimit të sistemit.

Ndërsa autoritetet shqiptare kanë hartuar strategjinë e dytë të reformës në drejtësi për 4 vitet e ardhshme, studiuesit e kësaj fushe janë të përqëndruar tek rezultatet e saj aktuale. Instituti për Studime Publike & Ligjore (ISPL) po zhvillon projektin “Me Sytë nga Drejtësia”, i cili mat dhe monitoron ecurinë e reformës në drejtësi në përputhje me strategjinë përkatëse.

Ekspertët e Institutit pohojnë se pritshmëritë e qytetarëve nga reforma në drejtësi janë shumë të larta, dhe faza e dytë deri në 2025 synon fuqizimin e institucioneve të reja të drejtësisë, por masat e projektuara deri tani nuk përputhen sa duhet me objektivat e reformës.

Jemi në një moment kur eficensa e reformës po vihet në dyshim. Këtu duhet ringritur dhe duhet riparë se çfarë nuk po funksionon tek mënyra se si është zbatuar reforma në 4-vjeçrin e parë. Amendimet që mund t’u bëhen ligjeve në pjesët që ato kanë shfaqur problematikë dhe qasja ligjore janë të rëndësishme, por ato nuk mund të konceptohen si qasje strategjike. Qytetari shqiptar nuk ka nevojë më për një reformë ligjore, por ai dëshiron ta ndjejë veten pjesë e një shërbimi tanimë nga reforma që nisi në vitin 2015” – thotë Borana Mustafaraj, eksperte ligjore e Institutit.

Ligjvënësit pohojnë se për suksesin e reformës në drejtësi nevojitet bashkëpunimi i të gjitë institucioneve.

Kryetarja e komisionit parlamentar të ligjeve, Klotilda Bushka thotë se është bërë tashmë një vlerësim i gjendjes dhe problemet e konstatuara do të zgjidhen ose me ndryshime ligjore ose masa të tjera. Çështje kryesore mbetet vendet bosh të prokurorëve dhe gjyqtarëve prej procesit të vetingut, tha ajo.

“E kam fjalën tek detaje që do ta ndihmonin sot sistemin të kapërcente disa sfida. Një nga më të rëndësishmet është plotësimi vakancave në gjykata dhe prokurori, që erdhën si pasojë e dorëheqjeve dhe vetingut. Kjo tashmë është një çështje që ka nevojë për adresim serioz, dhe një nga propozimet është që viti i tretë i Shkollës së Magjistraturës nga një vit praktike të kthehet në një vit pune” – thotë zonja Bushka.

Rezultatet e reformës në drejtësi duhet të jenë sa më të prekshme, ndërkohë që reforma është shumë dinamike dhe ka nxjerrë sfida të mëdha, tha në takim Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani.

Po hasemi me sfida që nuk i kishim menduar as ata që kanë hartuan reformën dhe as ne që jemi përgjegjës për zbatimin e detyrimeve të institucioneve që përfaqësojmë, ndaj është shumë e rëndësishme që reforma në drejtësi të matet me indikatorë dhe me tregues konkretë” – thotë zoti Metani.

Ambasadori i Hollandës në Shqipëri, Reinout Vos, mbështetësi i projektit monitues, theksoi në tryezë se sundimi i ligjit është i rëndësishëm.

“Raport-progreset e fundit të BE-së për Shqipërinë flasin mbi një përparim të qartë për shtetin e së drejtës. Megjithatë ka ende punë përpara” – tha zoti Vos.

Ai citoi se Gjykata Europiane e Audituesve ka vlerësuar se Shqipëria ka bërë përparimin më të madh në fushën e pavarësisë së gjyqësorit, ndërsa thyerja që iu shkaktua sistemit nga shkalla dhe ritmi i ngadaltë i vetingut, ka ndikuar në mbështetjen e publikut për reformën në drejtësi, për shkak të numrit në rritje të çështjeve të grumbulluara, dhe rrezikon të dëmtojë perceptimin mbi legjitimitetin e saj.

Instituti për Studime Publike & Ligjore ka analizuar Strategjinë Ndër-Sektoriale të Drejtësisë deri në 2025 dhe ka përcaktuar indikatorët që do të monitorojë.

Një fazë e tretë e reformës mendohet deri në vitin 2030, por shumica e analistëve rendition si probleme aktuale vonesat e konsiderueshme në procesin e vetingut, në formimin dhe plotësimin e institucioneve të reja të drejtësisë, dhe ngadalësimin e punës nëpër gjykata e prokurori, ku janë mbledhur një numër i madh çështjesh gjyqësore.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet borana mustafaraj ispl klotilda bushka reinout vos borana mustafaraj ispl klotilda bushka reinout vos

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj