Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Vrasja e policit, Koka i vë metrin shqiptarit në burg, Islami: Jam 10 cm më i shkurtër…
20 Prill 2022, 17:44Nga DOSJA
SHKUP– Gazetari Spartak Koka ka vendosur të vizitojë në burg Agim Islamin, një nga shqiptarët e dënuar me burg të përjetshëm për rastin ‘Alfa’ në Maqedoninë e Veriut e që prej 14 vitesh ndodhet pas hekurave. Islami pretendon se bazuar në pamjet filmike, autori i krimit ishte të paktën 181-182 centimetra të gjatë. Ndërsa në të vërtetë Agim Islami që ndodhet në burgun e Idrizovës në Shkup thotë se është 174 centimetra. Për të provuar këtë, gazetari Spartak Koka mati përpara kamerave vetë Agim Islamin për të konfirmuar gjatësinë e tij.
Pjesë nga biseda mes tyre
Spartak Koka: Çfarë përpjekjesh keni bërë në gjithë këto vite për të provuar që s’jeni ju ai person në sedijen e pasagjerit, një nga qitësit i cili vjen më pas dhe futet në sedijen e parë të pasagjerit.
Agim Islami: Ne kemi bërë të lloj-llojshme bashkë me familjarët tanë, me shokët tanë. Përpjekja më e fundit që kemi bërë ka qenë me ekspertizën e video-incizimit, e kanë dërguar në Serbi. Një laborator shkencor që bën video-ekspertiza të ndryshme, i certifikuar.
Spartak Koka: Në këtë ekspertizë na rezulton dhe shkruhet që personi në sedijen e pasagjerit, sipas pamjeve filmime, rezulton të jetë në një gjatësi 181-182 centimetra.
Agim Islami: Ka dalë se të akuzuarit për vrasje janë mbi 1.80 metra, mbi 1.82, kurse unë jam 1.74 metra.
Spartak Koka: Ekspertiza thotë që personi në fjalë është rreth 182 centimetra.
Agim Islami: Po ashtu është. Unë jam 174 cm dhe nuk e di pse më mbajnë akoma në burg.
Çfarë ndodhi në vitin 2008?
Në parkingun e fakultetit matematiko natyror në Shkup, me një breshëri plumbash nga kallashnikovi, më 26 nëntor të 2008-tës, u vra polici shqiptar i njësisë Alfa, 38 vjeçari Afrim Arifi. Dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ishte qenë në patrullë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski, mbetën të plagosur. Në prill të vitit 2010, për këtë vrasje me burgim të përjetshëm u dënua Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës dhe Agim Islami nga Shkupi. Me nëntë vjet burg u dënua Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtor në krim, kurse me burg te përjetshëm u dënua edhe Almir Drpljani, i cili ishte në arrati, por më vonë u ekstradua në Maqedoninë e Veriut për ta vuajtur burgun. 10 vjet më vonë, u publikuan pamjet nga kamera e sigurisë që ka filmuar vrasjen e policit të njësitit “Alfa”, gjë që u dha shpresa të reja të burgosurve se do të mund të dëshmohet pafajsia e tyre. Pamjet nuk ishin të pastra, ndërsa pavarësisht paqartësisë në fytyrat e personave që kanë gjuajtur, të akuzuarit thonin se nëpërmjet madhësisë së trupave mund të vërtetohet se nuk ngjason me trupat e autorëve. Kjo ka bërë që rasti të kthehet për gjykim në shkallën e parë.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
BRUKSEL– Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për integrimin e Shqipërisë, të përpiluar nga eurodeputetja Isabel Santos, Raporterja për Shqipërinë në ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta e konsideron alarmant raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Shqipërinë. Në një postim në Facebook, Meta shkru...
LUSHNJE- Detaje të reja për atentatin e ndodhur në Lushnjë ku mbeti i plagosur 44-vjeçari Kujtim Meta. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i plagosuri ë...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili fajën qev...
GREQI- Momente makthi përjetoi një 28-vjeçare greke në duart e shqiptarit, të cilin e njohu përmes Facebook-ut dhe në vend që ta punësonte si nëpunëse në...