LIVE UPDATES
Politike

VOA: Rifillojnë tensionet në radhët e Partisë Demokratike

4 Janar 2022, 19:44 Nga DOSJA
VOA: Rifillojnë tensionet në radhët e Partisë Demokratike

TIRANË- Në Tiranë, rifilluan deklaratat e tensionuara mes Partisë Demokratike dhe ndjekësve të ish kryetarit Sali Berisha. Këta të fundit njoftuan për një protestë para selisë së PD-së të shtunën, kundër atij që e quajnë “bunkerizimit dhe personalizimit të partisë prej kryetarit Lulzim Basha”.

Ndërsa Partia Demokratike, duke iu referuar shpalljes non grata të zotit Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi se “u bë partia e parë politike, që i bashkohet nismës botërore të SHBA-ve për të mbajtur jashtë vendimmarrjes në institucionet e partisë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar”.

Kanë mjaftuar disa ndryshime në pamjen e jashtme të selisë qendrore të Partisë Demokratike, që të dalin sërish në dukje tensionet jo të vogla brenda radhëve të saj. Grupi i mbështetësve të ish kryetarit Sali Berisha, të vetëshpallur si Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD pas një Kuvendi dhe një referendumi të organizuar prej tyre, protestuan sot për dyer të blinduara, që sipas tyre, po vendosen në selinë e Partisë Demokratike, “duke bunkerizuar partinë kryesore të opozitës për interesat private të deputetit” Lulzim Basha.

Ky grupim i kishte lënë një afat deri të mërkurën kryetarit Lulzim Basha, që të lironte zyrat me pretendimin se pas Kuvendit në stadium dhe referendumit, ai ishte i shkarkuar dhe se PD do të rithemelohej prej tyre. Ata shpërndanë sot edhe një poster me firmën zotit Berisha, ku njoftojnë ndjekësit e tyre për një tubim proteste të shtunën para selisë qendrore të PD-së.Por Partia Demokratike deklaroi se bëhet fjalë për disa “punime mirëmbajtjeje të selisë këtë fillimviti në valën e riorganizimit të strukturave qendrore të partisë”.

Ne jemi krenarë që jemi partia e parë politike në Shqipëri dhe Rajon që i bashkohet nismës botërore të SHBA për të mbajtur jashtë vendimmarrjes në institucionet e partisë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar” – thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike zhvilloi dy javë më parë Kuvendin e saj, ku vendosi që të mos pranojë në asnjë post drejtues persona të shpallur non grata nga SHBA, duke përjashtuar automatikisht zotin Berisha nga të gjithë funskionet në parti, si dhe zgjodhi drejtues të rinj në të gjithë postet, prej nga u shkarkuan përkrahësit e zotit Berisha për shkelje të statutit të partisë.

Kuvendi i Partisë Demokratike kishte si lajtmotiv shprehjen “Zgjedhim të Ardhmen”, ndërsa kryetari Lulzim Basha theksoi disa herë se “zoti Berisha tashmë i takonte të shkuarës”, se dhe se “rrugët e tyre ishin ndarë”, dhe se ai nuk do të lejonte kurrë që PD të votonte pro apo kundër vendimeve të SHBA-ve dhe as që zoti Berisha ta përdorte PD si një bunker për të kapërcyer cështjet e tij personale pas shpalljes non grata prej SHBA-ve.

Por ndjekësit e zotit Berisha deklaruan sot se ata do të zhvillonin të shtunën një protestë paqësore para selisë qendrore të PD-së për të kundërshtuar izolimin, bunkerizimin e PD-së, por më tej theksuan se Lulzim Basha “së bashku me pengmarrësin e tij do kenë fatin e atyre, që bunkerizuan Shqipërinë”, dhe se “ata që shembën regjimin më gjakatar në ‘90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë, bravë, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë”.

Ky grupim, me zotin Berisha në krye, kanë hyrë edhe herë tjetër në selinë e PD-së dhe kanë mbajtur edhe deklarata për mediat në mjedise të brendshme, pasi i kanë hapur ato me forcë. Ndërsa Partia Demokratike deklaroi sot se kurrë më askush nuk do të lejohet të bëjë biznes me sakrificat e demokratëve, dhe se PD nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve.

Në deklaratën e PD-së theksohet se “gjuha dhe aktet e zotit Berisha kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur” se “ai mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9, mund t’i ftojë në shtëpi” dhe së bashku familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznese të pista me ta, por nuk kanë punë në selinë e PD-së. Pas shpalljes non grata së zotit Berisha dhe familjarëve të tij, diplomatët amerikanë i kërkuan publikisht zotit Basha që ta largojë zotin Berisha nga grupi parlamentar dhe janë shprehur se nuk takohen me persona non grata si Sali Berisha dhe nuk do të komunikojnë me PD-në, nëse ai kthehet aty.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike voa perplasje ne partine demokratike voa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj