“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Politike
Bardhi: Rreziku për bunkerizimin e PD nuk vjen nga adezivët me logon e saj
4 Janar 2022, 17:25Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË – Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi hodhi poshtë zërat se selia blu po blindohet përpara protestës së 8 janarit të shpallur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Nr.2 i PD-së shprehet se rreziku për bunkerizimin e partisë nuk vjen nga letrat ngjitëse (adezive) të logove dhe as nga ristemimi i ambjenteve të brendshme të punës të godinës së partisë më të madhe opozitare. Bardhi konsideroi si rrezik Sali Berishën, i cili po tenton që me shpalljen e tij “non grata” nga SHBA të rrezikojë edhe anëtarët demokratë.
MESAZHI I GAZMENT BARDHIT:
Ka vetëm një rrezik për bunkerizimin e PD. Ai nuk vjen as nga adezivët me logon e PD, as nga risistemimi i disa ambjenteve të punës për sekretariatin e PD. Rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen nongrata të SB nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat.
Ka vetëm një rrezik për bunkerizimin e PD. Ai nuk vjen as nga adezivët me logon e PD, as nga risistemimi i disa ambjenteve të punës për sekretariatin e PD. Rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen nongrata të SB nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat.
Komisioni i Rithemelimit të PD-së akuzoi lidershipin demokrat të partisë se po blindon dyert dhe godinën e partisë në mënyrë që të pengojnë protestën e 8 janarit të demokratëve të thirrur nga Sali Berisha. Selia blu u kundërpërgjigj më pas duke akuzuar ish-kryeministrin se po planifikon të përdorë dhunë ndaj godinës. Edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha se Berisha dëshiron të futet brenda PD-së dhe ta kthejë atë në bunker që të mbrohet nga sulmet ndaj tij.
TIRANË – Flamuri i Shqipërisë u vendos me një ceremoni brenda selisë së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ditën e sotme. ...
TIRANË – Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka i bëri ftesë liderit demokrat Lulzim Basha që të kandidojë për kreun e p...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi ndaj protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 8 janar ku do të kërkohet ...
TIRANË – Drejtoresha e Komunikimit e Komisionit të Rithemelimit të PD, Floriana Garo reagoi pasi Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha po përgatitet të sul...
TIRANË – Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me masat që ka marrë kryedemokrati Lulzim Basha për përforcimin e s...
TIRANË – Ish-Kryeministri dhe ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryetarin e PD, Lulzim Basha se e ka kthyer shtëpinë e demokratëve...
TIRANË – Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke postuar në profilin e tij në Facebook një foto të disa të rinjve nga maja e Malit të Thatë në Pogradec...
TIRANË- Selia e Partisë Demokratike është blinduar ditën e sotme. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se porta kryesore e hyrjes në seli është blinduar.Kjo ...
TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pranon që KQZ dhe politika dështuan me diasporën ne 2021, por është besim plotë se objektivi për të mundësuar vo...