LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Shqipëri, liria e medias në rënie, shtohen paditë në gjykatë ndaj gazetarëve

3 Maj 2021, 16:49 Nga DOSJA
VOA: Shqipëri, liria e medias në rënie, shtohen paditë

TIRANË- Analistë dhe përfaqësues të qarqeve akadamike në Shqipëri, konstatojnë se liria e medias edhe këtë vit pësoi regres. Ata i mbështesin argumentat e tyre në disa raporte të organizatave prestigjoze ndërkombëtare, si dhe në realitetin që ofroi viti 2020 dhe muajt e parë të këtij viti.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thotë për Zërin e Amerikës se janë shtuar paditë në gjykatë ndaj gazetarëve. Ata zhvilluan një betejë me qeverinë kundër paketës anti-shpifje, që nëse miratohej do të ishte asgjësuese për median, thonë analistët. Megjithatë presioni mbi gazetarët u shtua dhe transparenca dhe llogaridhënia u kufizua nga autoritetet sipas tyre. E drejta e informimit në mjaft raste u kërkua nga gazetarët në rrugë gjyqësore, ndërsa juristët vërejnë se ka një përmirësim të praktikës gjyqësore në favor të gazetarëve në këtë drejtim.

Liria e medias në Shqipëri ka pësuar regres, sipas raporteve të ndryshme ndërkombëtare, më i fundit ai i Freedom House i publikuar pak ditë më parë, që e vendosi Shqipërinë në të njëjtin nivel si 8 vjet më parë, për çështje të demokracisë dhe medias së pavarur.

Gjatë një viti gazetarëve iu desh të përballen me realitetin e vështirë që prodhuan dy krizat e njëpasnjëshme, ajo e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, dhe ajo e pandemisë COVID-19. Analistë dhe përfaqësues të botës akademike shprehin shqetësim kur thonëse autoritetet i shfrytëzuan këto kriza për të shtuar presionin mbi gazetarët, duke kufizuar transparencën. dhe llogaridhënien.

Ka patur një gjuhë denigruese dhe anatemuese nga politikanët për gazetarët, kryesisht duke i kategorizuar ata si burim i pavërtetë për publikun dhe rrezik, sidomos për shëndetin publik. Po të marrim në analizë disa deklarata të politikanëve shqiptarë, këtu nuk do të bëj ndonjë dallim sepse tendenca është e përgjithshme, gazetarët si kategori sociale etiketohen me epitete të ndryshme, që vënë në diskutim integritetin e tyre personal dhe professional”, tha për Zërin e Amerikës Erlis Çela, pedagog i gazetarisë në Universitetin Bedër.

Për analistin Lutfi Dervishi ky vit ishte interesant për të parë funskionimin e medias në kushte të jashtazakonshme. Ai mendon se roli i medias është dobësuar dhe e mbështet këtë argument në mënyrën se si u mbulua fushata e fundit zgjedhore nga media, në mënyrë të përsëritur.

“Fushata nuk është raportuar nga mediat dhe gazetarët por nga aktorët politikë, duke anashkaluar medan si institucion skanues dhe verifikues të fakteve. Tashmë dhe televizionet u dorëzuan dhe vendosën siglën, video e PS, video e PD apo e subjekteve të tjera”,u shpreh për Zërin e Amerikës Lutfi Dervishi, analist.

Në këto dy mandate, thonë analistët, qeveria e majtë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka preferuar një marrëdhënie që reflekton tension të vazhdueshëm me mediat. Ky raport sipas tyre ka pak gjasa që të ndryshojë.

“Ne kemi patur një betejë shumë të gjatë me qeverinë dhe kryeministrin për të mos miratuar paketën ligjore anti-shpifje, i cili ishte problematik dhe asgjësues për lirinë e shprehjes. Në një panoramë më të gjerë ne kemi media, të cilat janë një zgjatim i pushtetit politik, dhe ajo që mbetet janë një grusht i vogël gazetarësh, të cilët janë të pavarur dhe punojnë fatkeqësisht nën presion të shumfishtë”, tha për Zërin e Amërikës Aleksandra Bogdani, gazetare e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN.

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksandër Çipa, thotë se është e nevojshme të ndryshojë qasja komunikuese e Kryeminstrit Rama me gazetarët dhe sidomos përballja e tij me transparencën reale të kërkuar nga shumica e reporterëve profesionistë. Ai veçon shqetësimin përshtimin e padive të autoriteteve zyrtare në gjykatë ndaj gazetarëve.

“Gjithsej janë 17 raste të proçeseve gjyqësore që po zhvillohen në gjykatat e venditpor më shumë në Tiranë. Akuzat janë konflikte me policinë e shtetit e cila e padit gazetarin se nuk ka zbatuar urdhërin për orën policore, kur ai ka qenë për motive profesionale. Rasti i koleges Juli Ristani lidhet me nxjerrje të sekretit, dhe rastet e tjera janë kryesisht për shpifje, cënim imazhi dhe pavërtetësi të faktit të raportuar nga gazetari”, tha për Zërin e Amerikës Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar.

Unioni i Gazetarëve shqiptarë vëren me keqardhje rritjen e autoçesnurës tek gazetarët për çështje të rëdësishme që lidhen me përdorimin e fondeve publike, të korrupsionit, abuzimit më detyrën dhe për mënyrën se si lobohet nga institucionet për investimet.

“Autoçensura buron më së pari nga lidhja e shkurtër që vendos pronari me politikën, me vendimarrësit e ekzekutivit, së dyti lidhet dhe me presionin që grupet e interesit bëjnë mbi mediat. Së treti, ka të bëjë me realitetin agresiv që ofron shoqëria në përgjithësi. Dhe këtu kam parasysh presionin që ushtrojnë grupet kriminale, të cilat janë të depërtuara në linajt më të rëndësishmë të prodhimit, të ndërtimit”, u shpreh Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar.

Por në përpjeket e gazetarisë për t’i mbijetuar çensurës dhe autoçensurës ka dhe raste kur gazetarët padisin zyrtarët dhe institucionet në gjykatë për të drejten e informimit. Dorian Matlia, avokat, i cili mbrojti çështjen e Lapsi.al në Gjykatën e Strazburgut, dhe po ndjek disa të tjera në gjykatat shqiptare thotë se problem shqetësues për gazetarët ka qenë edhe qasja ndaj informacionit.

“Problem i madh mbeten kontratat konçensionare, të cilat kemi shumë vështirësi të kemi qasje. Studimet e fizibilitetit dhe gjithçka që ka të bëjë me investime, sidomos ato që kanë ndikim të madh në mjedis. Bëhet fjalë për ndërtime hidrocentralesh dhe investime të tjera të këtyre përmasave. Përqendrimi më i madh i bllokadës le të themi, është tek institucionet e larta të pushtetit ekzekutiv”, i tha Zërit të Amerikës Dorian Matlija, avokat Qendra Res Publica.

Zoti Matlija thotë sepërkundrejt sjelljes arrogante dhe shpesh injoruese, siç shprehet ai, të institucioneve shtetërore për të dhënë informacionin që i kërkohet në respket të ligjit për të drejtën e informimit, ka patur një përmirësim të praktikës gjyqësore në këtë drejtim.

Ai nënvizon rastet e para të vendimeve për dëmshpërblim të gazetarëve që nuk kanë arritur të marrin informacionin e kërkuar, si dhe të vendimeve që bëhen të ekzekutueshme menjëherë, pavarësisht se autorietet zyrtare mund të ankohen në Gjykatën e Apelit. Por analisti Lutfi Dervishi sheh probleme edhe në vetë funksionimin e medias, ndërsa veçon dhe disa modele suksesi.

Ne shohim me keqardhje dhe trishtim që edhe vetë brenda medias ka probleme të korrupsionit. Ka gjobvënie dhe shantazhe ndaj bizneseve. Duhen përgëzuar të rinjtë, një brez i ri po vjen.Gazetarë të rinj të palidhur në çdo kuptim me elitat e vjetra politike dhe ekonomike. Dhe ajo që quhet sukses është modeli jobiznes në media, modeli i mediave të OJF-ve. I vetmi problem është se deri tani aifinancohet nga donatorë. Por është media që bën gazetarinë shqyrtuese, verifikuese dhe investigative. Kemi zhvendose të gazetarisë nga mediat tradicionale tek ajo e OJF-ve”, tha analisti Lutfi Dervishi.

Grupimet që mbrojnë të drejtat e gazetarëve në Shqipëri mendojnë se media duhet orientuar në modele jashtë influencave të lidhjeve biznes, media, politikë. Një mandat i tretë i qverisë socialiste do të thotë për analistët më shumë përpjekje dhe energji për të ruajtur lirinë e shprehjes. Rreziku që i kanoset medias, siç shprehen ata, vjen nga disa drejtime ndaj dhe mbrojtja sipas tyre duhet të jetë e organizuar dhe shumfishtë.

VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet disa nderkombetare e lirise se shtypit disa nderkombetare e lirise se shtypit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje