LIVE UPDATES
Bota

VOA: Volodymyr Zelensky, nga aktor humori në një figurë të admiruar

12 Mars 2022, 20:04 Nga DOSJA
VOA: Volodymyr Zelensky, nga aktor humori në një figurë të

UKRAINË- Që kur forcat ruse filluan agresionin ndaj vendit të tij, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është shndërruar në një figurë të admiruar në skenën botërore.

Ndërsa dhjetëra mijëra trupa ruse shkojnë në Kiev dhe autoritetet ukrainase njoftojnë për një atentat të parandaluar për ta vrarë atë, zoti Zelenski ka premtuar se do të qëndrojë në kryeqytetin e Ukrainës.

Ai ka udhëhequr rezistencën e Ukrainës kundër agresionit rus duke iu drejtuar ukrainasve me video nga rrugët e kryeqytetit të kërcënuar të Ukrainës dhe duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe organeve të tjera ndërkombëtare për mbështetje financiare dhe ushtarake.

Deri së fundmi, ish-aktori dhe komediani 44-vjeçar nuk ishte shumë i njohur jashtë vendit të tij të lindjes. Ai u zgjodh në pranverën e vitit 2019 me 73% të votave, duke fituar ndaj ish-presidentit Petro Poroshenko. Zgjedhja e tij ishte një rast ku arti imiton realitetin.

Para zgjedhjeve, ai ishte më i njohur për rolin e tij si mësues historie në një shkollë të mesme në serialin e suksesshëm televiziv “Shërbëtori i Popullit”, nga i cili u bë i famshëm. Ai u zgjodh president i Ukrainës pas një videoje virale ku ai shfaqej duke kritikuar ashpër korrupsionin e përhapur gjerësisht.

Në vitin 2018, zoti Zelenski u emërua nga një parti politike e sapoformuar që mbante të njëjtin emër si seriali i tij, për të kandiduar me një platformë kundër korrupsionit — e ngjashme me atë të personazhit që ai interpretonte.

Prezantimi i parë i shumë amerikanëve me zotin Zelenski erdhi në vitin 2019, kur ai u vu nën presion nga presidenti i atëhershëm Donald Trump për të gjetur informacione dëmtuese mbi ish-nënpresidentin dhe kandidatin presidencial Joe Biden dhe djalin e tij Hunter.

Jeta e hershme

Presidenti ukrainas lindi në Kryvyi Rih, një qytet në një rajon rusishtfolës të Ukrainës jug-qendrore, i cili në atë kohë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Zoti Zelenski, i cili është hebre, ka thënë se shumë familjarë të tij vuajtën pasojat tragjike të Holokaustit. Gjyshi i tij, të cilit iu vra i ati dhe tre vëllezërit nga nazistët, shërbeu në Ushtrinë e Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Volodimir Zelenski u martua me skenaristen Olena Kiyashko në vitin 2003. Ata kanë një vajzë 17-vjeçare dhe një djalë 8-vjeçar. Të tre besohet se janë në Kiev me zotin Zelenski.

Ai u diplomia për drejtësi nga Universiteti Kombëtar i Kryvyi Rih. Por në vend që të ndiqte një karrierë në drejtësi, ai iu kushtua komedisë dhe ishte një nga themeluesit e Kvartal 95, e cila u bë një kompani e suksesshme prodhimi televiziv. Ndër arritjet e tij më të pazakonta ishte fitorja e tij në 2006 në versionin ukrainas të programit televiziv “Dancing with the Stars”. Nga viti 2009 në 2018, ai interpretoi në një numër filmash, kryesisht komedi romantike.

Kur zoti Zelenski mori detyrën në vitin 2019, vendi i tij prej pesë vjetësh ishte përfshirë në një konflikt t me milicitë separatiste në Luhansk dhe Donetsk, dy provinca që përbëjnë rajonin e Donbasit. Milicitë, me mbështetjen e Rusisë, kontrollonin pjesë të të dy provincave dhe shpesh shkëmbenin zjarr me trupat ukrainase. Përveç kësaj, Rusia vazhdonte të mbante në kontroll Krimenë, të cilën e aneksoi në vitin 2014.

Popullaritet i ulët

Megjithë mbështetjen mbarëbotërore që gëzon sot zoti Zelenski, popullariteti i tij ishte zbehur në mënyrë të konsiderueshme tek ukrainasit në vitet pas zgjedhjes së tij.

Në një vend ku korrupsioni mbetej një problem madhor, ai konsiderohej se nuk kishte bërë mjaftueshëm për të mbajtur premtimet e tij për të sjellë integritet në politikën e vendit. Në janar, sondazhet tregonin se vetëm 30% e popullsisë e mbështeste atë.

Paralajmërimet për ndërhyrje

Në javët përpara sulmeve, zoti Zelenski shfaqi mosbesim ndaj informacioneve të zbulimit cës amerikane se presidenti rus Vladimir Putin ishte i vendosur të pushtonte Ukrainën. Ai shpesh reagoi ndaj paralajmërimeve amerikane për një agresion të afërt me shprehje publike mosbesimi dhe madje ironie, ndërkohë që u përpoq të krijonte mbështetje mes udhëheqësve në Evropë dhe në mbarë botën, duke shpresuar se presidenti rus Putin do të detyrohej të tërhiqte trupat.

Kritikët kanë thënë se këmbëngulja e tij e shpeshtë se kërcënimet e presidentit Putin ishin një bllof, bëri që qytetarët e tij të ishin më pak të përgatitur sesa do të kishin qenë nëse ai do t’i kishte marrë seriozisht paralajmërimet. Por thirrja e tij për bashkim të ukrainasve për t’iu kundërvënë agresionit rus ka fituar zemrat dhe mbështetjen e njerëzve në mbarë botën, të cilët besojnë se ai mishëron partinë e tij politike si një shërbëtor i popullit.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin volodimir zelenski lufta ukraine-rusi vladimir putin volodimir zelenski

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit