LIVE UPDATES
Politike

Aksioni i IKMT-së në Velipojë, Ademi letër Ramës, Lleshajt dhe Klosit: Pati shumë shkelje, u anashakolova si pushtet vendo

12 Qershor 2020, 15:53 Nga DOSJA
Aksioni i IKMT-së në Velipojë, Ademi letër Ramës,

TIRANË– Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministrit të Turizmit, Blendi Klosi.

Në letrën e saj, për dijeni edhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Ambasadës së SHBA-ve, Delegacionit të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Euopës, Ademi, ngre shqetësimin e prishjes së ndërtesave dhe biznesseve, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Velipojë.

Ndër të tjera, kryebashkiakja shkruan se nuk është vënë aspak në dijeni për këtë aksion të IKMT-së, duke u anashkaluar si pushtet vendor dhe se gjatë këtij aksioni janë bërë shumë shkelje.

Voltana Ademi shprehet gjithashtu që duhet të ishte marrë parasysh që të paktën të kalonte sezoni turistik, dhe se në shembjen e pronave s’duhet të kishte selektime, sipas ‘ngjyrave të partive’ .

Letra e plotë

Lënda: Mbi grabitjen e plazhit të Velipojës nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR

SANDËR LLESHI, MINISTËR I BRENDSHËM

BLENDI KLOSI, MINISTËR I TURIZMIT DHE MJEDISIT

Vënie  në dijeni: PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR SHKODËR

Vënie  në dijeni: AMBASADA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

DELEGACIONI I BASHKIMIT EUROPIAN

KËSHILLI I EUROPËS

Prej orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, datë 10.06.2020, në plazhin e Velipojës, pa asnjë njoftim paraprak dhe në mënyrë të beftë, kanë zbarkuar fadromat dhe inspektorët e Ispektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), të mbështetur nga policia e shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Ardhja e tyre ka patur për qëllim shembjen e strukturave “Beach-bare” në brezin ranor, të evidentuara gjatë njëzet viteve si ndërtime pa leje, procedura të cilat janë në gjykim në proçese gjyqësore në vijim. Ndërkohë këto struktura kanë shërbyer në hapësirat stacione plazhi për të ofruar shërbimet për turistët dhe vizitorët në plazhin e  Velipojës.

Pa vënë në dijeni Bashkinë Shkodër, madje duke na anashkaluar si pushtet vendor, IKMT duke mos paraqitur asnjë dokumentacion, pa nje njoftim paraprak dhe në shkelje të çdo proçedure ligjore, ka vepruar duke shembur strukturat  “Beach bare”, të administruara nga subjektet dhe operatorët turistikë, restorante, resorte, dhe hotele. Bashkia  Shkodër ka kërkuar që të diskutohet dhe të merret një vendim i pjekur lidhur me adminsitrimin dhe shërbimin në bregun e  Velipojës, duke gjykuar që çdo veprim duhet të marrë në konsideratë periudhën e sezonit turistik dhe kushtet ekonomike të biznesit, nevojën e madhe për të punuar në periudhën e verës në plazhin e Velipojës.

Megjithë kundërshtitë e Bashkisë Shkodër, të pronarëve, dhe pretendimeve që ato kanë patur, IKMT ka vepruar duke shembur struktura në mënyre selektive, duke shembur disa objekte e disa të tjera jo. Nëse do të kishte patur një urdhër dhe plan pune, do të duhej të ishte ndjekur praktika ligjore, transparente, komunikimi dhe bashkërendimi me pushtetin vendor, urdhëri i prishjes nga IKMT, realizimi i njoftimeve paraprake, e më pas ekzekutimi i vendimit për të gjithë njëlloj. Unë duke qenë në takim me Minsitrin Klosi, dhe Ministrin e Brendshëm, në Tiranë, e ftuar gjoja “për të diskutuar mbi mbarëvajtjen dhe ndërmarrjen e angazhimeve për sezonin turistik”, ditën e mërkure e kam patur të pamundur të jem në terren.  E informuar nga media mbi veprimet e paligjshme të IKMT, i kam kërkuar publikisht dy ministrave, të pranishëm në takim. që të ndalonin çdo veprim jo ligjor në Velipojë. Të enjten, me të mbërritur në Shkodër i jam drejtuar plazhit të Velipojës. Pasi kam dëgjuar pretendimet e biznesit dhe kam parë në terren gjendjen, i kam kërkuar përfaqësuesve të IKMT dokumentacionin mbi të cilin po vepronin. Inspektorët nuk dispononin urdhërat dhe procedurën shkresore, Duke parë mungesën e këtij dokumentacioni, i kam kërkuar inspektorëve dhe punonjësve të IKMT dhe Policisë së Shtetit të pezullojnë shembjet, sepse po kryenin veprime të kundraligjshme.

Dokumentacioni akoma edhe sot mungon, dhe IKMT ka vepruar jashtë procedurës ligjore duke përdorur Policinë e Shtetit, e cila ka vepruar barbarisht në terren, kundër njerëzve dhe bizneseve, duke ushtruar dhunë dhe presion.

Pasojat e lëna janë të mëdha, dëme ekonomike për biznesin,për qytetarët, ashtu edhe për imazhin e turizmit dhe mikpritjen në një sezon veror turistik, aq të nevojshëm për Shkodrën dhe Shqipërinë, sidomos pas periudhës së rëndë të pandemisë që po kalojmë.

U jam drejtuar ju drejtuesve të lartë të IKMT, Ministrit të Turizmit, Ministrit të Brendshëm, në respekt të ligjit duke kërkuar zbatimin e tij, por akoma mbetemi pa një përgjigje deri më tani.

Velipoja ka marrë një goditje të rëndë këtë prag sezoni. Kjo është e qëllimshme dhe me ngjyrim edhe politik, sepse skena të tilla, si kemi parë askund në vijën bregdetare në prag sezoni.

Komuniteti i biznesit pas pandemisë COVID 19, merr këtë goditje të rënde, në një kohë aspak të përshtatshme dhe kur gjerat mund dhe duhet të ishin zgjidhur ndryshe, gjithmonë duke respektuar kornizat ligjore.

Po rendis vetëm disa prej shkeljeve:

Bizneset janë ne proçes gjyqësor mbi pretendimet e ngritura për beach-baret që kanë shfrytëzuar gjatë viteve.

Çdo vit ata kanë aplikuar pranë Bashkisë Shkodër, duke shfrytëzuar dhe punuar në sipërfaqen e përdorur për stacion plazhi dhe shërbime beach-bare, në vijën bregdetare.

Këtë vit, sikurse çdo vit, por me një ndryshim, jo pranë Bashkisë Shkodër, por përmes sistemit qeveritar të aplikimeve E-albania, sipas protokollit te ministrisë bizneset, subjektet, operatorët turistikë kanë aplikuar dhe deri më sot, më datë 12 qershor 2020, nuk kanë marrë ende një përgjigje.

IKMT nuk ka asnjë procedurë (procesverbal të IKMT, vendim të IKMT, urdhër ekzekutimi për prishje të IKMT, njoftim për subjektet nga IKMT), duke cënuar rëndë procedurën administrative dhe të drejtën ligjore të subjekteve dhe individëve, për t’u respektuar e për të qenë të barabartë përpara ligjit.

Bashkia Shkodër nuk është njoftuar për një ndërhyrje të tillë në territor. Në mënyrë tinzare, antiligjore, IKMT ka dezinformuar qytetarët, duke fshehur veprimet e saja antiligjore dhe duke mbjellë panik, grindje dhe konflikte ndërmjet qytetarëve dhe adminsitratorëve lokalë.

Është vepruar në mënyrë të fshehtë, jo transparente, në mënyrë korruptive.

Sot më datë 12.06.2020, Velipoja është gdhirë si një gërmadhë. Grumbuj të tërë inertesh gjenden në bregun e rërës. Pirgje me materiale ndërtimore dhe pajisje kanë zënë vendin e stacioneve të plazhit tashmë. Ndërkohë që, strukturat shtetërore, përfshirë këtu IKMT, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit, Prefekturën e  Shkodrës, IKMT rajonale në Shkodër, janë të gjitha të përfshira në një aferë të madhe korruptive, me qëllim zaptimin e bregut ranor dhe ndërtimi në mënyrë të paligjshëm, duke i mohuar përfituesve, qytetarëve, operatorëve turistikë të drejtën e shfrytëzimit dhe përdorimit sipas ligjit, gjithmonë.

Dua të denoncoj duke ua thënë atë që qeveria, kryeministri dhe ministrat e dinë  shumë mire: Qeveria në bashkëpunim me krimin po përpiqet fshehtazi, në mënyrë korruptive të grabisë pronën publike në plazhin e Velipojës. Për këtë qeveria përdor strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policinë e Shtetit, me ministrin Lleshaj në krye, për të ushtruar dhunë mbi qytetarët, për të shkatërruar dhe për të zaptuar. Përdoren strukturat e Ministrisë së Mjedisit, me Ministrin Klosi në krye, për të prodhuar e përdorur paçavure dokumente, të jashtëligjshme, korruptive, për të përvetësuar territore publike, duke grabitur kësisoj pasurinë territoriale më të çmuar të Shkodrës.

Bashkia Shkodër do të vijojë të kërkojë të drejtën ligjore, vendosjen përpara ligjit të shkelësve të tij. Vë në dijeni Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, që të ndërmarrë të gjitha veprimet për të hedhur dritë, për të hetuar dhe vendosur drejtësinë.

KRYETAR

Voltana Ademi

Një ditë më parë, IKMT-ja zbarkoi në Velipojë ku shembi disa godina që ishin të ndërtuara pa leje, gjatë 20 viteve të fundit. Aksioni u zhvillua me përplasje me banorët dhe biznesmenët e pronave që u shemben. U përdor gaz lot sjellës dhe një nga vajzat humbi ndjenjat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ikmt aksion në bregdet perplasje ne velipoje voltana ademi ikmt aksion në bregdet perplasje ne velipoje voltana ademi

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion