6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
BRUKSEL-Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, vlerëson se zgjedhjet e ardhshme në Serbi dhe Kosovë do të ndikojnë në dialogun e Brukselit dhe se të dy udhëheqësit, Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurti, do të jenë shumë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre drejt votuesve deri në fund të zgjedhjeve, kur bëhet fjalë për negociatat, por shpreson që pas zgjedhjeve do të ketë përparim në dialog.
Vazhdimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë pritet të ndodhë në shtator në Bruksel. Ajo, për televizionin “N1”, vlerëson se Vuçiç dhe Kurti do të jenë shumë të kujdesshëm për shkak të zgjedhjeve të ardhshme, si dhe se do të ketë një “periudhë më të lehtë për këtë dialog” pas zgjedhjeve.
Duke folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ajo potencon se tensionet tek popullata po rriten, dhe kjo është arsyeja pse pjesëmarrësit në dialog dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjnë më shumë për të arritur njerëzit e zakonshëm në veri të Kosovës, jo vetëm te nacionalitetit serb, që të ndihen të integruar.
“Ky është një proces shumë i gjatë dhe ne shohim që kemi zgjedhje në të dy vendet. Gjatë asaj periudhe, është shumë e vështirë që opinioni vendor të pajtohet për disa reforma më të thella ose ndryshime të mëdha. Në këtë drejtim, unë shoh që ka përparim. Të dy udhëheqësit po takohen, dhe unë do ta quaja këtë një sukses. Ne duhet të shohim nëse po bëjmë përparim dhe ne në BE do të donim që të ishte më i shpejtë. Unë pres që Vuçiq dhe Kurti të tregojnë lidership, sepse të dy liderët kanë mbështetje të konsiderueshme në parlament dhe te votuesit… Qëllimi i negociatave nuk është të vendosen parakushte dhe të thuhet se çfarë kërkohet dhe pritet nga dikush, por të shikohen hapat individualë dhe rezultatet. Shpresoj që të dy udhëheqësit të jenë të përkushtuar ndaj integrimit evropian, dhe se ata e dinë që nuk është e lehtë, por është e mundur dhe se kjo çon drejt suksesit… Unë supozoj se të gjithë ata që i shikojnë këto negociata në mënyrë reale mund të presin që rezultati është një lloj njohjeje ose një lloj pranimi i status quo-s”, tha Von Cramon.
Ajo vuri në dukje se Prishtina është zotuar për krijimin e Asociacionit, por gjithashtu shtoi se institucionet në veri të Kosovës duhet të integrohen në sistemin e Kosovës. Për Kurtin, Von Cramon ka thënë se është një person i ri në postin e kryeministrit, dhe se ai ka plane ambicioze të brendshme, si dhe se dëshiron të spastrojë me shprehitë e vjetra dhe modelet e vjetra të korrupsionit.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA – Platforma e medias sociale Twitter është mbushur sot me hashtag të tipit “#Obamapamaskë”, “#Obama”, “VariantiObama”. Pra, për çfarë po bëhet gjit...
ATHINË- Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi se qeveria e tij do të akordojë një paketë ndihme financiare me vlerë prej 500 milionë eurosh për të preku...
GREQI– Stilisti turk Barbaros Sansal, i cili jeton në Qipro, ka dhuruar 20 mijë euro për të mbështetur të prekurit nga zjarret në Greqi.Protothema raporton se S...
Militantët talibanë në Afganistan mund të mposhten vetëm nga një mision luftarak i gjatë dhe shumë i ashpër, ka thënë ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kr...
Lideri autoritar në Bjellorusi Aleksandër Lukashenko, ka mohuar pretendimet se shërbimet e tij të sigurisë kanë qenë të përfshira në vdekjen e disidentit Vitaly...
KOSOVË-Të dielën, më 8 gusht, janë bërë katër muaj prej kur biznesmeni Bedri Rexhepi nga Prishtina është zhdukur. Familjarët e tij nuk kanë asnjë informaci...
Zyrtarët kryesorë amerikanë të shëndetësisë ngritën sërisht shqetësimin të dielën lidhur me përhapjen në rritje të variantit Delta të koronavirusit në të gjithë...
Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se të gjitha partitë në Kosovë kanë shprehur kundërshtitë e tyr...
GREQI– Fotoja që po shikoni po bën xhiron e rrjeteve sociale. Aty tregohet një i ri nga Gouves të Greqisë, që ka shpëtuar një qen-ujk, pasi pronari i këtij të f...
KOSOVË -Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj L.G., i cili dyshohet se nën ndikimin e a...