LIVE UPDATES
Bota

Varianti Delta në SHBA, ekspertët paralajmërojnë mbi rreziqe të reja të lidhura me COVID-in

9 Gusht 2021, 16:06 Nga DOSJA
Varianti Delta në SHBA, ekspertët paralajmërojnë mbi rreziqe

Zyrtarët kryesorë amerikanë të shëndetësisë ngritën sërisht shqetësimin të dielën lidhur me përhapjen në rritje të variantit Delta të koronavirusit në të gjithë vendin. Paralajmërimi vjen mes thirrjesh në rritje që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm.

Po ndodh diçka e keqe dhe ne duhet ta kuptojmë këtë“, tha për rrjetin televiziv NBC, Dr Anthony Fauci, këshilltari kryesor i Presidentit Joe Biden, për çështje të mjekësisë. Ai tha gjithashtu se nuk pret që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm në nivel kombëtar.

Por sipas zotit Fauci sapo Administrata e Ushqimit dhe Barnave të japë autorizimin e plotë për përdorimin e vaksinave kundër koronavirusit, gjë që mund të ndodhë ndoshta në javët e ardhshme, ai tha se do të mbështesë fuqimisht vendimet e universiteteve, bizneseve apo çdo sipërmarrjeje lokale për ta bërë vaksinimin e detyrueshëm.

Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 166 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, ose më pak se gjysma e popullsisë, në një kohë kur nuk është dhënë ende autorizimi për vaksinimin e fëmijëve më të vegjël se 12 vjeç. Vaksinimet filluan dhjetorin e kaluar pas marrjes së autorizimit nga entet rregullatore amerikane për përdorimin e tyre në raste urgjence, ndërsa vazhdon shqyrtimi për autorizimin e plotë të tyre.

Edhe pse numri i rasteve me koronavirus është rritur në Florida dhe Teksas, dy shtete me një numër të madh infeksionesh, guvernatorët e tyre që përfaqësojnë partinë republikane, respektivisht Ron DeSantis dhe Greg Abbott, vazhdojnë të kundërshtojnë me vendosmëri vaksinat apo vendosjen e maskave, duke thënë se ato shkelin liritë që gëzon çdo individ.

Senatori i Floridës Rick Scott e mbështeti vendimin e zotit DeSantis, duke i thënë për rrjetin televiziv “Fox News”, “se ne nuk mund të jetojmë sërish me frikë dhe se njerëzit duhen lenë t’i marrin vetë vendimet”.

Por guvernatori republikan Asa Hutchinson i Arkansas, një shtet me një nivel të ulët vaksinimesh dhe me një numër në rritje infeksionesh, i tha rrjetit televiziv CBS News, se ai kishte gabuar në fillim të këtij viti duke nënshkruar në ligj, një urdhër për ndalimin e maskave.

Çdo ditë më shumë se 100,000 amerikanë po infektohen për shkak të variantit delta të koronavirusit, një rritje me 10-fish në javët e fundit.

Zoti Fauci e ka cilësuar situatën si “pandemia e të pavaksinuarve”.

Të dhënat tregojnë se vaksinat ekzistuese të disponueshme në SHBA janë efektive kundër variantit delta. Por zoti Fauci paralajmëroi se nëse situata nuk mbahen nën kontroll, varianti delta mund të pësojë mutacione të reja, që mund t’i bëjnë vaksinat joefektive./VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota delta delta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet