Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
MALI I ZI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu besimin se Mali i Zi do të mbetet në rrugën drejt integrimeve evropiane. Ajo tha se Mali i Zi ka bërë përparimin më të madh në procesin e pranimit dhe Komisioni Evropian dëshiron që ky proces të vazhdojë. “Mali i Zi ka nevojë për dialog politik në mënyrë që të bëjë përparim. Ju keni bërë shumë. Është e rëndësishme që Mali i Zi të ruhet si një vend shumëfetar dhe shumetnik. Demokracia nuk përbëhet nga një parti apo një rrymë. Demokracia janë njerëzit. Nevojitet mbrojtja e pakicave. Mali i Zi ishte i pari në Ballkanin Perëndimor që legalizoi partneritetet e të njëjtit gjini. Ju jeni një shembull për rajonin dhe më gjerë, ” tha zonja Leyen.
Presidentja e KE-së i bëri këto komente, të mërkurën, gjatë qëndrimit të saj në Podgoricë, në një konferencë të përbashkët me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.
Ursula von der Layen tha se BE -ja ka bërë përpjekje të mëdha për të mënjanuar efektet negative të koronavirusit. “Ne duhet të shikojmë drejt së ardhmes dhe të bëjmë investime strategjike në sektorët më kryesorë. Qytetarët e Malit të Zi meritojnë një të ardhme me punë më cilësore dhe të paguara mirë. Ne presim që Mali i Zi të propozojë projekte cilësore. Kjo do të mundësojë 20 milionë euro të reja për projektet e ardhshme ”, tha zonja Leyen.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç tha se qëndrueshmëria e Ballkanit Perëndimor është duke u cenuar nga provokimet e ndryshme. “Ne jetojmë në një kohë kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik, falë ofensivës së interesave gjeopolitike të ndryeshme që janë kundër sistemit të vlerave evropiane. Interesi i këtyre ndikimeve është pengimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Unë tregova vendosmërinë tonë për të arritur vlerat evropiane ”, tha presidenti Gjukanoviç.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen dhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç vizituan Institutin e Shëndetit Publik, ku Zonja Layen dorëzoi një donacion të vlefshëm, pajisjen testimi PCR masiv të automatizuar. Kjo është pajisja e parë e këtij lloji në Mal të Zi, që integron plotësisht procesin e testimit e deri tek dalja e rezultatit për COVID-19. Vlera e përgjithshme e donacionit me teste dhe materiale tjera është 660 mijë euro, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Për Ursula von der Leyen kjo është vizita e parë zyrtare në Mal të Zi, e cila u prit nga kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç. Presidentja e Komisionit Evropian arriti në Podgoricë pas vizitës në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë si pjesë e turneut në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Marrë nga VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- YouTube do të bllokojë të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë, duke shkuar përtej vendimit për ndalimin e vetëm të atyre përmbajtjeve të rremë të lid...
BRUKSEL – Zëdhënësi i Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Peter Stano, është shprehur në një postim në twitter se negociatat mes Serbisë dhe Kosov...
KOSOVË – Zëvendës kryeminsitri kosovar Besnik Bislimi ka thënë pas takimi në Bruksel se drafti marrëveshjes do të hyjë në fuqi sapo Serbia të vendosi...
KOSOVË – Dy automjete me targat provizore RKS janë dëmtuar ditën e sotme në Mitrovicë dhe dyshohet se arsyeja kanë qënë targat provizore RKS që makin...
KOSOVË – Në sfondin e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit, presidentja e Komisionit Europian, (KE), Ursula von der Leyen, po zhvillon turin e sa...
LJUBLJANA – Sllovenia pezulloi përdorimin e vaksinës”Johnson & Johnson” kundër koronavirusit të mërkurën ndërsa ende po hetohet vdekja e ...
RUSI- Presidentët e Rusisë dhe Turqisë të mërkurën (29 shtator) filluan bisedimet për frenimin e dhunës së përtërirë në veriperëndim të Sirisë dhe mbase zgjerim...
KOSOVË – KFOR, misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë ka publikuar ditën e sotme në Facebook një video teksa shfaqen duke patrulluar veriun e Kosovë...
KOSOVË – Në ditën e dhjetë të bllokadës në Jarinjë, protestuesit serbë jane ende duke qëndruar në tendat e ngritura përgjatë rrugësafër policëve të N...