LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Klodian Saliut, si u ekzekutua në autostradë miku i Lul Berishës që iu kthye kundër, ndarja e Bandës së Durrësi

8 Dhjetor 2020, 20:17 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Saliut, si u ekzekutua në autostradë miku i Lul

TIRANË– SPAK është kthyer pas në kohë sot për të zbardhur ekzekutorët dhe të përfshirët e personave në vrasjen e Klodian Saliut, të njohurit në atë kohë si rival i fortë i Lul Berishës.

Por si u ekzekutua Saliu në vitin 2005?

Më datë 26 shkurt të vitit 2005 rreth orës 22:00, në autostradën Tiranë-Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin Durrës-Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj, Saliu u qëllua me armë zjarri, teksa ishte duke udhëtuar me makinën tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C. Nga këto goditje me armë zjarri Saliu mbeti i vdekur në vend ndërsa u plagos Osman Truma, i cili ndodhej në automjet nën shoqërinë e viktimës.

Por si erdhi kjo përplasje?

Dosja.al sjell historinë e përplasjeve në bandën famëkeqe të Durrësit, ku disa personazhe të cilët qendruan bashkë dhe më pas komplotuan për të vrarë njëri-tjetrin. Nga tetori i vitit 1998 deri në vitin 2003, banda e Durrësit ishte e bashkuar dhe dy drejtuesit kryesorë të saj, Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu, i kishin të forcuara lidhjet mes tyre.

Krisja e parë mes Klodjan Saliut dhe Lulzim Berisha ka si nisje atentatin ndaj Marsel Sotirës. Punonjësi i Doganave, Marsel Sotira ishte një pengesë që duhet të kalohej medoemos nga Banda e Durrësit. Ai i kishte shpëtuar një atentati dhe më pas kishte marrë hak duke vrarë dy anëtarë të bandës. Që nga ajo ditë ai lëvizte me makina të blinduara dhe ruhej. Në këto kushte banda vë në zbatim një goditje perfekte duke përdorur si karrem një vajzë të re simpatike, e cila duhet të nxirrte viktimën në pritë. Vajza e njohur si “Miss Skrapari”, nën kërcënimin e Klodian Saliut, nxjerr në pritë Sotirën, i cili vritet me 271 plumba. Bukuroshja nga Skrapari, me inicialet V.J, u përdor nga Saliu, i cili fillimisht e bëri të dashur dhe më pas e detyroi t’i vardisej dhe të bënte për vete Marsel Sotirën. Vajza e detyruar nga presioni i Saliut, bëri siç i thanë… dhe Sotira u vra, por njëherazi ata zbuluan se Lul Berisha iu kishte zbuluar krahët. Kur u kthyen pasi kishin qëlluar Marselin, Indrit Taullai dhe Klodjan Saliu kishin kërkuar për Lulin, por ai kishte ikur. Adriatik Coli rrëfen: “Ata thanë: Si na e bëri Luli këtë gjë. Kështu që kur kthehem nga Italia, Klodi kthehet në Qershor të vitit 2000, më thërret te shtëpia. U futëm te kuzhina dhe më pyet për ngjarjen e Marsel Sotirit si ndodhi që iket dhe unë i shpjegova. Klodi bindet që ja kishin me të futur Lul Berisha dhe Plaurenti…”.

Kështu, në vitin 2003, banda u nda në dy celula të ndara nga njëra-tjetra të cilat filluan të funksionojnë të ndara, për hesap të Lul Berishës dhe Klodian Saliut. 15 kilogramë heroinë janë shkaku i prishjes mes tyre. Saliu dhe Lul Berisha porositën 15 kilogramë, për të cilën kishin bashkuar paratë për ta blerë tek dy turq. Nga porosia që erdhi, u pa se vetëm 3.5 kilogram heroinë ishte e pastër, ndërsa pjesa tjetër ishte zhavorr. Atë që erdhi e mori Klodi, ndërsa lekët e Lul Berishës shkuan kot, duke sjellë edhe prishjen mes tyre. Përplasjet në dukje të vogla kulmuan kur pas lirimit nga burgu të Klodian Saliut, ai kishte krijuar grupin e tij të ndarë nga Lul Berisha.

Indrit Taullai, Julian Meçe, dhe Plaurent Dervishaj, ishin pjesë e grupit të Lul Berishës ndërsa Adriatik Coli dhe Indrit Dokle, pjesë e grupit të Klodian Saliut. Vrasja e Klodian Saliut, solli hakmarrjen dhe serinë e atentateve që kishin si shënjestër ekzekutimin e Lulzim Berishës.

Indrit Dokle, nuk e honepste dot Lul Berishën. Dëshmitari i dorës së parë për këtë ngjarje, Adriatik Coli, në dëshmitë e tij para prokurorëve asokohe, ka pohuar se Indritit të Vogël, kishte nisur t’i pëlqente vetja. “Indritit të vogël filloi t’i pëlqente vetja dhe kur shkëmbehej me Lulin, e shante nëpër dhëmbë dhe e shihte shtrembër. Një ditë, te muzeu shkëmbehet Luli me Indrit Taullain dhe Indrit Dokle me Altinin. Indriti e shau nëpër dhëmbë dhe Luli e pa dhe ktheu makinën. Kur e arriti, hapi xhamin e makinës dhe i tha: Nuk është mirë të bëjmë fjalë me njëri-tjetrin se je i vogël. Indriti i kishte thënë se nuk të shava.”-dëshmonte në vitin 2009 para prokurorëve i penduari i drejtësisë.

Shkëlqim Saliu, vëllai i Klodian Saliut ishte i pari që kërkonte të shuante hasmërinë mes dy grupeve, ndërkohë që Lul Berisha i cilësonte Indrit Doklen dhe shokët e tij “kalamaj”. Kjo solli acarimin e Klodian Saliut, ndërkohë që grupi ishte ndarë tashmë, dhe siç thoshte Shkëlqim Saliu “ata çuna nuk ishin kalamaj, por burra që i kishin lyer duart me gjak”.

I ardhuri nga SHBA që u bë sebepi i vrasjes së Klodian Saliut

4-5 muaj pas kontaktit të fundit, grupi i Lul Berishës forcohet dhe dy bandat sërish shihen me inat duke u ngacmuar. Një i ardhur nga SHBA u bë sebepi për të degraduar zënkat e rrugës. Klodjan Saliu, një javë para se të vritej, bisedoi me të vëllain për herë të parë për vrasjen e Lul Berishës… Shkëlqimi, i vëllai, i thotë se me Berishën nuk duhej që të kruhej, pasi njeriu që e kishte nxitur është intrigë e gjallë. Mbrëmjen e 26 shkurtit, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit, vritet nga grupi i Lul Berishës, Klodian Saliu. Indrit Dokle, bashkë me një të njohurin e Klod Saliut, iu tha në spital se ai u vra nga Lul Berisha. Në varrimin e tij, asnjë nga miqtë e grupit nuk shkoi, i vetmi që mori pjesë ishte babai i Indrit Taullait. Këtu mbaroi edhe paqja. Grupi nisi luftën e hidhur për t’u vrarë…me një fund që ende nuk dihet…

Për këtë SPAK akuzon Lul Berishën dhe anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit. Dosja.araportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore. Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. Në operacionin që dërgoi pusullën tek Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri, Indrit Taullai Luftar Reçi dhe Plaurent Dervishaj, janë angazhuar 60 efektivë dhe një tufë me prokurorë. Lulzim Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar bashkë me kunatin e tij Plarent Dervishaj.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian saliu lulzim berisha vrasja e klodian saliut klodian saliu lulzim berisha vrasja e klodian saliut

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 18:33

TIRANË– Lulzim Berisha i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe të Vajdin Lamajt, ka mohuar akuzat. Në një me...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit