Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vrau babë e bir në Elbasan/ Etien Cani kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e lë në burg
1 Maj 2020, 16:07Nga DOSJA
ELBASAN– Gjykata e Elbasanit ka refuzuar kërkesën e Etien Canit për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. I akuzuari për vrasjen e dyfishtë të Gentian dhe Nezit Beqirit, kërkoi nga togat e zeza zbutjen e dënimin, duke përdorur edhe situatën e krijuar nga koronavirusit.
Por pavarëisht kërkesës së tij, Cani do të duhet që të vijojë e të qëndrojë në qeli, ku edhe ndodhet që prej muajit nëntor të 2019.
Etjen Cani në vitin 2012 vrau shokun e tij të ngushtë Gentian Beqirin dhe babain e tij Nezir Beqirin. Cani dhe Gentian Beqiri ishin shokë të ngushtë në kohën që ndodhi krimi i dyfishtë, madje shoku i tij Beqiri ishte i paralizuar dhe në ‘arrest shtëpie’, si një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas.
28-vjeçari u fut në banesën e Beqirit më datë 15 gusht të vitit 2012, teksa ky i fundit flinte gjumë dhe e qëlloi me tre plumba në kokë. Më pas rrahu me sende të forta babain e tij, Nezirin, i cili nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Sipas hetimeve, deri më tani janë dy pista që çuan Çanin të kryejë vrasjet.
Njëra është ajo se Beqiri i kishte ngacmuar të dashurën e tij. Ndërsa një pistë e dytë e hetimeve është se ai dyshohet se i ekzekutoi për llogari të Çapjave. Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe Ervis Bardhi, për të cilin ka dyshime se ndodhet në Greqi.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DIBËR- Qarku i Dibrës prej të hënës është zonë e gjelbër dhe qytetarët kanë pasur më shumë liri për të dalë, por janë hapur dhe shumë biznese. Sipas gazeta...
TIRANË- Merita Bozo, ka lindur ne një vend të pazakontë. Në ditën e lindjes nëna dhe babai e braktisën. “Kam lindur në 31 dhjetor në kosh të plehrave më gj...
TIRANË– Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë ka bërë thirrje për një angazhim të ri të punëtorëve duke marrë shkasë edhe nga festa e 1 Majit. Me ...
TIRANË– Vajza e çifitit Zela, që u grabit gjatë natës në fshatin Qinam, ka treguar se si ndodhi e gjithë ngjarja. Gjatë një prononcimi për mediat, e...
TIRANË– 30 mjekët e infermierët shqiptarë që udhëtuan drejt zonave të ‘nxehta’ të Italisë, për të luftuar kundër pandemisë së COVID-19 dhe fjalimi pr...
Vlorë-Tregtarët e orizit në Vlorë e kanë gjetur ‘zgjidhjen’ se ku mund të shesin produktet e tyre, pas mbylles së tregut nga AKU. Tregtarët janë detyruar të nis...
TIRANE- Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën ”Opinion” në News 24 ka nxjerrë detaje lidhur me arrestimin e autorëve të vrasjeve të 2 marsit dhe 27 prilli...
Tiranë- Rovena Daja nga ISHP ka bërë me dije ditën e sotme se në fasoneritë e Tiranës kanë rezultuar të infektuar 4 persona. Gjatë deklaratës për mediet ajo the...
TEPELENË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e Bled Hakës, ngjarje të cilën, Dosja.al e raportoi paraditen e sotme. Sipas nj...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje mbi arrestimin e dy personave të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia. Mësohet se një p...