Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE- Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën ”Opinion” në News 24 ka nxjerrë detaje lidhur me arrestimin e autorëve të vrasjeve të 2 marsit dhe 27 prillit në Durrës. Lala thotë se 8-9 orë pas krimit tek tregu i automjeteve në Shën Vlash u gjet automjeti i autorëve të krimit, një Toyota ngjyrë gri ku ishin dhe shenjat e gishtave të Altin Ndocit, një prej të arretuarve. Gazetarja thotë se i arrestuari i dytë, 22- vjeçari K.A, dyshohet se është ekzekutori direkt edhe pse autorët kanë qëlluar me 3 armë të ndryshme automatike me mbi 30 plumba drej automjetit tip Golf të vëllezërve Haxhia, ku shofer ishte Besmir Haxhia.
Më tej Lala thotë se grupi ekzekutor është shumë i fuqishëm në Durrës dhe hetimi i Policisë është zhvendosur tashmë jashtë Shqipërisë, në vendet e BE aty ku shtrinin aktivitetin kriminal Besmir Haxhia apo dhe Anxhelo Avdiaj.
”Unë kam qenë në vendgjarje atë ditë. U informova më pas nga një burim se Prokuroria e Durrësit kishte bashkëngjitur ngjarjet. Atentatin ndaj vëllezërve Haxhia si dhe të 2 marsit 1 km larg së parës, vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiaj. Bëhej fjalë për të njëjtin grup kriminal dhe persona të njëjtë që kanë kryer të vrasjet. Ekzekutimi ka ndodhur në një zonë ku kanë ndodhur mjaft ngjarje kriminale si tregu i automjeteve. Aty ishte zonë me kamera me rezolucion të lartë.
Brenda 8-9 orësh u identifikua një automjet tip Toyoa ngjyrë gri që ishte përdorur nga autorët. Ishte qëlluar me 3 armë të ndryshme automatike, rreth 30 plumba. Autorët kishin shkuar për ta mbyllur dhe për t’u siguruar. Është qëlluar nga ana e shoferit, Besmi Haxhiajt. I vetmi dëshmitar ishte roja i tregut. Ai u shoqërua menjëherë ku u deklarua si dhe një zonë rastësisht.
Më pas u ndoq gjithë trajektorja e automjetit dhe për fat të mirë nuk ishte djegur apo shkatërruar dhe aty u gjendën gjurmët e gishtave të Altin Ndocit, i skeduar më parë për vjedhje makinash. Kështu u identifikua. Autori i dytë mendohet të jetë ekzekutori i dytë direkt që ka dhe miqësi të ngushta me të.
Vrasja e 2 marsit ishte kryer në të njëjtën formë, në të njëtin vend dhe në të njëjtën mënyrë prandaj dhe autoritetet i grupuan këto. Pra 4 autorët janë ekzekutorë në të dyja ngjarjes. E kam thënë që ngjarjet e Durrësit nuk kanë një shkak të vetëm. është si një rrjetë merimange. Në fillim u përfol për aktivitetin kriminal të Besmir Haxhisë në një vend të BE, po ashtu dhe Anxhelo Avdiaj merrej me aktivitet kriminal në Holandë.
Flitej dhe për një pistë tjetër për borxhet e vëllezërve Haxhia pistë kjo që ka rënë. Ata kishin një biznes apo dhe një agjenci për transferim parash, pikë për dhënie me makina me qera. Këto rezultonin në emër të Viktor Haxhisë. Pra mund të ketë ndodhur për përplasjet e trafikut të drogës.
Durrësi është qendër mjaft i rëndësishëm, korridor i trafikut të drogës. Fokusi i hetuesve është zhvendosur në BE, aty ku mendohet se kanë qenë të shtrira aktivitetet kriminale. Po ashtu dhe grupi që i vrau. Bëhet fjalë për një grup kriminal mjaft të fuqishëm në Durrës që ka pësuar dhe humbje nga këto përplasje” – tha Klodiana Lala.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Rovena Daja nga ISHP ka bërë me dije ditën e sotme se në fasoneritë e Tiranës kanë rezultuar të infektuar 4 persona. Gjatë deklaratës për mediet ajo the...
TEPELENË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e Bled Hakës, ngjarje të cilën, Dosja.al e raportoi paraditen e sotme. Sipas nj...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje mbi arrestimin e dy personave të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia. Mësohet se një p...
TIRANË– Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi është shprehur se familja Hysa që ra pre e një grabitjeje nëj natë më parë në Qinam të Zall Herrit në ...
TIRANË– Në draft theksohet se protokolli do të jetë i vlefshëm pasi të miratohet, vetëm nëse qeveria do të urodhërojë lehtësimin e masave për të shkuar në ...
ITALI- Tashmë është kthyer në telenovelë në të gjitha mediat italiane, historia e ekipit të 30 mjekëve shqiptarë që u dërguan një muaj më parë nga qeveria shqip...
TIRANË– Kreu i Partisë Socialiste në Mat, Hasan Pasha i ka dalë në mbrojtje gazetares Mira Kazhani, të cilës iu zbulua rroga që merrte tek UKT-ja. Në një p...
Tiranë- Infermierja shqiptare Sonila Luga, e cila dha ndihmën e saj në spitalin e Breshias në Itali, ka treguar së fundmi se fjalët e së bijë e kanë prekur shum...
Shqipëri- Durrësi, Hasi, Kavaja, Vlora, Puka, Rrogozhina, Tropoja dhe Mallakastra nuk kanë asnjë të infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije...
TIRANË– Ministri Blendi Klosi ka deklaruar se në 10 metra katrorë në bregdet do të lejohen të qëndrojnë vetëm 4 persona, ndërkohë që theksoi se ka nj...