LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Tre metra distancë kur të laheni në det’/ Nga matja e temperaturës e deri tek kollitja, përgatituni për masat e rrept

1 Maj 2020, 11:28 Nga DOSJA

TIRANË– Në draft theksohet se protokolli do të jetë i vlefshëm pasi të miratohet, vetëm nëse qeveria do të urodhërojë lehtësimin e masave për të shkuar në plazh.

Sipas draft protokollit për sezonin turistik çdo njësi akomoduese do të duhet të ketë një koordinator anti covid-19, i cili do të trajnohet nga nga autoritetet kompetente për të gjithë procedurën dhe masat parandaluese qe duhet të ndërmarrë me qëllim trajnimin nga ana e tij të stafeve respektive.

Koordinatori duhet të hartojë një rregullore të brendshme, në përputhje me këtë protokoll masash, do ti caktojë detyra konkrete stafit si dhe do të marrë masa për furnizimin me mjetet dhe logjistikën e nevojshme.

Protokolli urdhëron që stafi duhet të jetë i pajisur me të gjithë gamën e Pajisjeve Specifike të Mbrojtjes Personale (PSMP), disa prej të cilave mund të jenë bazike, dhe në raste të tjera mund të jenë më të plotësuara në varësi të llojit të shërbimit.

Në cdo rast, i gjithë stafi duhet të pajiset përgjatë gjithë periudhës së shërbimit, me doreza dhe maska mbrojtëse të higjenizuara.

Çdo punonjës duhet të marrë trajnimin e nevojshëm të siguruar nga koordinatori antiCovid19 dhe administrata e sipërmarrjes, për përdorimin korrekt të PSMP në mnëyrë që ti përdorë ato në përputhje me informacionin e marrë.

Cdo punonjës duhet të mirëmbajë PSMP-të pa bërë asnjë ndryshim apo modifikim në to, si dhe të njoftojë menjëherë koordinatorin në rast se konstatohet defekt apo mos-përmbushje e kushteve të nevojshme.

Monitorimi i përgjithshëm i vizitorëve

Koordinatori anti-Covid19, dhe administratorët e sipërmarrjes janë përgjegjës  për monitorimin e përgjithshëm të vizitorëve që në momentin e parë të kontaktit e në vijim.

Në cdo hyrje ambjenti, temperatura matet nga pajisje automatike ose nga një person i autorizuar dhe i trajnuar nga koordinatori anti-Covid19 për këtë qëllim. Në rast se temperatura e matur rezulton më e lartë se norma e lejuar, komunikohet menjëherë me koordinatorin anti-Covid19 si dhe përfaqësuesit e Institutit të Shëndetit Publik për të marrë udhëzimet dhe masat e nevojshme.

Trajtimi i Rasteve Simptomatike

Në rast se një person i pranishëm brenda strukturës akomoduese (vizitor, staf, etj.) ka ethe dhe simptoma të infeksionit të frymëmarrjes (kollë e thatë, ethe, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrje), ai duhet të njoftojë menjëherë koordinatorin anti-Covid19, si dhe administratorin e sipërmarrjes. Nëse personi që paraqet simptomat është një punonjës ose bashkëpunëtor i sipërmarrjes, ai duhet të ndërpresë menjëherë punën dhe të komunikojë me koordinatorin anti-Covid19.

Komunikimi duhet të bëhet mundësisht vetëm përmes telefonit, së largu në hollin e hyrjes së strukturës pa u futur më tej (për vizitorët) dhe/ose përmes koordinatorit anti-Covid19 për stafin. Koordinatori anti-Covid19 dhe administratori i strukturës informon menjëherë përfaqësuesit e Institutit të Shëndetit Publik dhe/ ose numrin përkatës të Emergjencave Mjeksore, për të marrë udhëzimet dhe masat e nevojshme për trajtimin e rastit me prioritet.

Inventari i pajisjeve anti-Covid19 që duhet të ketë çdo sipërmarrje turistike

Përpara fillimit të aktivitetit dhe kontaktit me njerëzit, çdo sipërmarrje turistike duhet të sigurojë kompletin e pajisjeve të mbrojtjes anti-Covid19:

– maska të fytyrës të tipit FFP2;

– doreza njëpërdorimshe latex;

– pajisje mbrojtëse për fytyrën dhe/ ose syze mbrojtëse;

– veshje me mëngë të gjata e të plota njëpërdorimshe;

– mbulesa të kepuceve njëpërdorimshe;

– dezinfektues / peceta higjenike për të pastruar sipërfaqet;

– termometra elektronik apo pajisje të monitorimit automatik të temperaturës;

– qese dhe kosha të veçantë për mbetjet e rrezikshme;

– purifikues dhe higjenizues automatik ambjentesh;

– solucione me përbërje alkooli të pastrimit të duarve dhe ambjenteve.

Regjistri i Monitorimit të Temperaturës së Stafit

Koordinatori anti-Covid19 mban një Rregjistër specifik për monitorimin e temperaturës së punonjësve, dhe garanton matjen e detyrueshme të temperaturës në fillim dhe në përfundim të turnit të punës.

Monitorimi dhe raportimi i personave të dyshuar si të infektuar

Stafi i shërbimit dhe pastrimit duhet të informojnë menjëherë Koordinatorin anti-Covid19 menjëherë sapo konstaton ose dyshon për një rast të shfaqjes së simptomave të ngjashme me Covid19.

Rregulla të transportit me autobuzë/ furgona turistikë

1. I gjithë mjeti të dezifektohet nga sipërmarrje të licensuara, dhe të pajiset me të gjithë inventarin e pajisjeve të nevojshme anti-Covid19, përshirë këtu edhe kutitë e emergjencës dhe të ndihmës së shpejtë për cdo rast.

2. Sediljet dhe sidomos sipërfaqet që mund të kontaktohen me duar, dhe konsiderohen mbajtëse të mikrobeve, duhet të dezinfektohen rregullisht disa herë në ditë, si dhe të higjenizohen me pajisje pastrimi me përbërje alkooli.

3. Shoferi dhe shoqëruesi i mjetit duhet të mbajnë përgjatë gjithë kohës maska dhe doreza si dhe të reskpektojnë distancën fizike me pasagjerët. Përgjatë ngarkim-shkarkimit të bagazheve duart duhen dezinfektuar me kujdes.

4. Shoferi dhe shoqëruesi i mjetit duhet të informojnë pasagjerët, mbi rëndësinë e mbajtjes së distancës fizike me të paktën 1 metër nga njëri-tjetri, si dhe duhet të informojnë pasagjerët mbi protokollet e masave anti-Covid19 në rast të konstatimit të të dyshuarve me simptoma të infeksionit Covid19.

5. Mjeti i transportit turistik të pastrohet me kujdes para dhe pas përdorimit nga vizitorët, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, me kujdes dhe vëmendje të vecantë në krahët e mbështetjes së sediljeve, parmakëve mbështetës, xhamave si dhe dyerve.

6. Rekomandohet të vendoset një mbrojtëse fizike midis sediljes së shoferit dhe pasagjerëve (pleksiglas ose të ngjashme me to). Nëse kjo nuk është e mundur atëherë rreshti i parë i sediljeve pas shoferit të mos përdoret për uljen e pasagjerëve.

7. Rekomandohet që numri dhe rregullimi i pasagjerëve nëpër vendet e mjetit të jetë i tillë që të lejojë distancën prej 1 metri midis tyre. Nëse është e mundur, rekomandohet që udhëtarët të mos ulen direkt pas njëri tjetrit, por në formë diagonale duke e lënë bosh vendin pas secilit.

8. Rekomandohet që përgjatë gjithë periudhës së udhëtimit, pasagjerët të përdorin maska mbrojtëse njëpërdorimshe të cilat mund të vihen në dispozicion nga administratori I mjetit turistik.

9. Rekomandohet që ventilimi i mjetit të jetë sa më natyral dhe të evitohen ku është e mundur kondicionimi.

Pritja e vizitorëve

Me mbërritjen e grupeve të vizitorëve, koordinatori anti-Covid19, duhet të jetë në oborrin kryesor të hyrjes bashkë me stafin mbëshetës të strukturës akomoduese, për të kontrolluar hyrjet/ daljet në hotel dhe për të menaxhuar distancën fizike.

Rregulla për shërbimin në Bare dhe Restorante

Vendosja e tavolinave ne restorante dhe bare

Vendosja e tavolinave në bare dhe restorante do të behet duke respektuar një maksimum prej 4 personash për çdo 10 metra katrorë. Tavolinat duhet të vendosen në atë mënyrë që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë më shumë se 1m larg dhe që klientët të përballen me njëri-tjetrin nga një distancë prej të paktën 1m.

Rregullat në servirjen e ushqimit

Personeli qe shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë periudhës së shërbimit me maska dhe dorashka të higjenizuara. Në rastin e ofrimit të shërbimit bufe, Menaxhmenti i hotelit/resortit duhet të përcaktojë dhe shënojë dukshëm korridorin e lëvizjes së klientëve. Klientët duhet të respektojnë distancën 1.5 metra nga njeri tjetri.

Rregulla për ushtrimin e aktiviteteve rekreative

Aktivitet argetuese

Të matet paraprakisht temperatura e gjithësecilit anëtar të grupit përpara se të pranohet në ambjentet e brendshme të strukturës akomoduese apo automjetit lëvizës.

Në rast se qoftë edhe një person rezulton me temperaturë të lartë dhe shenja të qarta të infeksionit Covid19, rekomandohet që aktiviteti argëtues të anullohet komplet, dhe të merren masa për trajtimin e rastit dhe personave që mund të kenë qenë në kontakt me të.

Ne cdo rast organizatorët e aktivitetit duhet të sigurojnë një distancë fizike prej 1.5 metra midis pjesmarrësve si dhe të sigurojnë dezinfektimin e karrigeve dhe ambjentit para dhe pas zhvillimit të aktivitetit.

Organizatorët duhet të sigurojnë makineri automatike me xhel me përbërje alkooli dhe ku mundet edhe peceta duarsh, për të siguruar një higjenizim maksimal.

Aktivitetet sportive (palestra)

Pjesmarrësit duhet të dezinfektojnë duart perpara se te futen ne palestra, që janë pjesë përbërse e strukturave akomoduese. Organizatorët duhet të sigurojnë qe ne cdo kohe distanca midis veglave të palestrimit të jetë mbi 2 metra ne drejtim horizontal dhe vertikal.

Kendi për fëmijë

Ndalohet hapja e këndeve për fëmijë në strukturat e brendshme të strukturave akomoduese. Po ashtu ndalohet lyerja e fytyres se femijeve nga persona te trete per aresye argëtimi.

Zonë pishine

Uji i pishinës duhet të pastrohet nga qarkullimi përmes një sistemi filtrimi të detyrueshëm.

Po kështu duhet të largohen rregullisht papastërtitë e dukshme në sipërfaqje të ujit.

E gjithë zona dhe të gjitha objektet e pishinës dhe banjave (përfshirë muret, dyshemetë, pajisjet, tavolinat dhe karriget, dorezat e dyerve, dushet, banjot, dollapët dhe pajisjet e tualetit) duhet të pastrohen dhe dezinfektohen të paktën një herë në dite por dhe më shpesh nese fluksi i klientëve është i lartë.

Standardi i qartësisë së ujit duhet të ruhet në mënyrë të tillë që turbullimi i ujit siç shprehet në Nephelometric Turbidity Units të mos kalojë 5; dhe ngjyra e ujit siç shprehet në Hazen Units ose Pt-Co Color Units nuk duhet të kalojë 5.

Cdo jave pastroni filtrat e ujit si dhe murin e pishinës, dyshemenë e pishinës, parmaket dhe shkallët për të hequr shenjat e këqija.

Shezlonget e pishinës duhet të jenë në grupe dyshe me distance distance të paktën 2 metra larg nga njëri grup tek tjetri. Hoteli duhet të sigurojë materiale dezinfektuese në zonën e pishinës për të lejuar punonjesit e pishinave dhe klientët të pastrojnë shezlonget. Koshat dhe peshqirët e letrës duhet të jenë të disponueshëm. Krahas kësaj, punonjesi i pishines i pishinës duhet të dezinfektojë shtresat e shezlongeve dhe krahët mbështetëse në mëngjes, drekë dhe mbrëmje.

SPA / Sauna

Të kryhet rregullisht mbas çdo séance pastrimi i saunas përpara se të fillojë seanca tjetër.

Sipërfaqja e mjedisit, veçanërisht në pjesën e sipërme të stolit, duhet të dezinfektohet pas çdo seance, më pas te shpëlahet me ujë dhe pastrohet. Po ashtu edhe në qendrat e bukurisë.

Shërbimi

Çaji dhe kafeja duhet të shërbehen vetëm në gota letre nje përdorimshe. Nuk lejohet bar vetshërbimi.

Gjatë larjes në det, duhet respektuar distanca 3 m larg nga njëri tjetri, me përjashtim të rastit kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur.

Në tavolinat në baret e plazhit mund të qëndrojë vetëm një person ose më shumë persona, kur bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje, si dhe fëmijët e mitur.

Në marrjen e shërbimeve në ambientet e stacionit të plazhit, respektoni gjithmonë distancën 2 m larg nga njëri tjetri.

Ruani gjithmonë distancën edhe gjatë shëtitjeve në plazhe, bregun e detit, liqenit, lumit apo përgjatë shëtitoreve.

Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, në plazhe është i ndaluar instalimi i hapësirave për fëmijët (kënde/park lojërash), në funksion të shmangieve të grumbullimeve të personave.

Për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve a)të respektohet një distancë prej të paktën 10(dhjetë) m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit;

 

b) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 4 (katër) m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 (tre pikë pesë) m në linjë vertikale me vijën e ujit;

c) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;

Ndalimi i veprimtarive argëtuese

Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, në të gjitha plazhet ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, koncerte apo organizime të tjera të ngjashme.

Sipas draft protokollit për turizmin, kontrolli i zbatimit të masava do të bëhet nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, të cilët gjithashtu duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza profesionale gjatë ushtrimit të detyrës.

Mosrespektimi i kritereve të përcaktuara nga ky udhëzim do të sjellë sanksione për shkelësit. Kjo do të shkaktojë zgjidhjen e menjëhershme të kontratës me subjektet që kanë marrë me qera hapësirat e plazhit përushtrim të veprimtarisë ekonomike.

Marrë nga GazetaSI 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e turizmit koronavirusi ne shqiperi ministria e turizmit


Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria