"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Ndal jemi policia”, gruaja në Qinam tregon si i lidhën grabtiësit në shtëpi, iu prezantuan si efektivë: Kishin automa
1 Maj 2020, 10:36Nga DOSJA
TIRANË– Drita Hysa, kryefamiljarja e shtëpisë në Qinam që u grabit ditën e sotme nga disa persona të armatosur ka rrëfyer tmerrin që ka jetuar nga hajdutët.
Në një prononcim për “Top-Channel”, Hysa shprehet se autorët janë paraqitur si efektivë policie, që supozohej se do të bënin kontroll në shtëpi.
“Isha në gjumë, dëgjova zhurmat. Kishte dalë burri, kishte hapur derën dhe i thonë “policia, kontroll për armë”. Kapin burrin dhe e lidhin dhe e përplasin në tokë. Shkojnë sipër, marrin djalin, e lidhin dhe e sjellin këtu poshtë të burri. Dal në derë dhe shoh ata me automatikë dhe me maska, më kapin dhe mua dhe më shtrijnë te këmbët e burrit, dhe bërtisnin “mos lëvizni, policia, krehje e zonës”. Na kanë marrë telefona, lekë, çfarë kanë gjetur. Burri bërtiste, i vunë dhe ngjitëse në gojë. Ka qenë goca në katin e dytë, ka një fëmijë të vogël 6 vjeç. Është trembur djali. Burri punon në ndërtim privat me gjithë djalin. Ne në shtëpi. Na ka ndodhur dhe herë tjetër, jo në shtëpi, kanë marrë motorin këtu përjashta,”– tregon Hysa.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e natës në fshatin Qinam në Zall Herr të Tiranës. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar 10 persona në komisariatin nr.5 të Tiranës, si të dyshuar për ngjarjen në fjalë. Ata u futën me armë në banesën e familjes Hysa, lidhën anëtarët që ndodheshin në shtëpi dhe grabitën 400 mijë lekë dhe disa sende me vlerë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka treguar në Abc Neës si do të jetë sezoni turistik në Shqipëri. Ai tha se të parat që do hapen janë ...
TIRANË– Numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 782, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 9 të tjerë të prekur me koronaviru...
DURRES- Ashtu siç edhe u dyshua fillimisht, policia dhe prokuroria vijojnë t’i qëndrojnë të njëjtës pistë se vrasjet e fundit në Durrës kanë si motiv pri...
TIRANË– “Organi i parë që prek koronavirusi është zemra .” Kështu ka deklaruar mjeku kardiolog në spitalin e Parmës në Itali, Giampaolo Palma.Në një ...
Fier- Ditën e sotme një grua 70-vjeçare në Fier, kërcënoi se do të hidhej nga kati i katërt i pallatit, pasi është marrë vendimi që t’i prishet një shtes...
FIER- Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ditën e sotme në Fier, teksa ka inspektuar punimet në lumin Gjanica. Një grup qytetarësh dhe punonjës të ra...
Aktualitet 1 Maj 2020, 09:38
DURRES- Dy vrasje të bujshme në më pak se dy muaj dyshohet se janë kryer nga 33-vjeçari Altin Ndoci. I riu u arrestua dje pasdite në Tiranë në një zonë t...
Fier- Fqinjët e familjes Kapaj në Mbrostar të Fier, ku policia zbuloi një laborator droge shprehen të habitur për lajmin. Një prej tyre ka deklaruar se në fshat...
DURRES– Policia e Shtetit ka shpërndarë edhe pamjet e operacionit “Shën Vlashi”, ku u arrestuan autorët e 2 vrasjeve në Durrës. Altin Ndoci dhe K.A., nga Durrës...