Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vuante nga probleme të shëndetit mendor, një 65-vjeçar dërgohet i vdekur në spital
19 Nëntor 2021, 21:03Nga DOSJA
GJIROKASTËR – Policia e Gjirokastrës konfirmon se një 65-vjeçar është dërguar në spitalin e qytetit pa shenja jete. Raportohet se shtetasi është F.K. Sipas informacioneve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe konstatohet se ai ka konsumuar medikamente përpara se të vdiste. Urgjenca e Spitalit shkoi në fshatin Asim Zeneli ku jetonte i ndjeri për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Gjatë transportimit për në spital, ai u soll i vdekur.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së F.K.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 20:10, njoftohemi nga Urgjenca e Spitalit Gjirokastër se ka shkuar në fshatin “Asim Zeneli” pasi është njoftuar për t’i dhënë ndihmën mjekësore shetetasit F. K., 65 vjeç (i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor) por në Spitalin Rajonal Gjirokastër ky shtetas ka mbërritur i pajetë.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune, gjithashtu dyshohet se ky shtetas ka konsumuar medikamente. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
TIRANË – Efektivi i policisë Selami Lusha, i cili, u plagos rëndë në aksin Bulqizë-Shupenzë pasditen e sotme, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lajm...
LEZHË- Gjyqtari Jak Ndoka i Gjykatës së Lezhës nuk u paraqit të premten në Komisionin e Paravarur të Kualifikimit, KPK, ndërkohë që përfaqësuesi i tij ligj...
LIBRAZHD– Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e Librazhdit. Berisha...
SARANDË –Pavarësisht se banorët e fshatit Xarrë nuk duan të flasin publikisht, njëri prej tyre thotë se në lokalin e fshatit, i cili qëndronte më së ...