“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
‘Foltorja’ në Librazhd, Berisha: Basha ka 2 dosje ‘përvëluese’, Toyota Auris e Muzin
19 Nëntor 2021, 16:57Nga DOSJA
LIBRAZHD– Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e Librazhdit. Berisha u është përgjigjur akuzave të Bashës se firmat po ia mbledhin persona që kanë lidhje me krimin e organizuar.
Duke nxjerrur gjithë herët që ka denoncuar Suel Çelën në Facebook, Berisha kërkoi që të dilnin tabulatet telefonike, ku kryedemokrati i kërkonte liderit historik të Partisë Demokratike që mos t’ja përmendte me emrin. Megithatë, Berisha tha se nuk ndikohej nga kryetari i selisë blu duke vazhduar me denoncimet. Por nuk ka përfunduar këtu, pasi duke komentuar deklaratën e Bashës se ka marrë një ftesë për në SHBA, Berisha tha numri një i opozitës mund të shkojë në SHBA por mbi kurriz mban dy dosje, atë të Muzin dhe dosjen Toyota Auris. Duke shtuar se para tre vitesh do të arrestohej nëse shkelte në SHBA, e gjitha për shkak të dosjes “Muzin”, ndaj dhe kishte anuluar një vizitë zyrtare.
Sa i përket firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, Berisha tha se numri nga 4200 po shkon drejt 5 mijë, por nuk i publikon ato pasi ruan privatësinë duke qenë se ka të dhëna personale. Ndërsa gjithashtu premtoi se në Kuvendin Kombëtar të PD më 11 dhjetor, themeluesi i PD Azem Hajdari, do të shpallet ‘President Nderi’ i kësaj partie. Ndërsa takimi i radhës do të mbahet të dielën në Tiranë, ku do të ketë mbledhje me gratë demokrate.
Ndërkohë që 11 dhjetori po afron, kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur një tjetër Kuvend më më 18 dhjetor. Po ashtu, Basha ka paralajmëruar pasoja për të gjithë ata që do të dalin kundër vendimit të Kryesisë së PD-së, për mbledhjen e Kuvendit më datë 18.
SARANDË –Pavarësisht se banorët e fshatit Xarrë nuk duan të flasin publikisht, njëri prej tyre thotë se në lokalin e fshatit, i cili qëndronte më së ...
TIRANË – Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagoi nëpërmjet një deklarate rreth artikullit të “Reporter.al” se po shkel transparencën ndaj medias duke m...
SARANDË- Një tjetër skandal seksual ka ndodhur në Sarandë, ku një 13-vjeçare është abuzuar seksualisht nga oficeri i Komisariatit të Policisë Kufita...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur flakë për flakë akuzës së ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me dosjen e ashtuquajtur ...
BERAT– 6 të mitur, identetet e të cilëve nuk janë bërë me dije, janë kapur “mat” nga Policia e Beratit. Mësohet se të gjithë janë vënë nën hetim pasi u ka...
I nderuar Zoti Dhima, Une jam Selo Qejvani. Une jam shtetas Shqiptar dhe Amerikan, dhe jam krenar per kete. Familja ime dhe une jetojme ne Shtetet e Bashkuara t...
TIRANË – Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Maciej Popovski e konsideron të nevojshme zgjatjen e mandatit të vettingut për Komisi...
FIER- Videoja e mëposhtme është nga momenti ku nëna e 8-vjeçarit të vrarë Fier, puth foton e tij të vendosur në rrugë. Në pamjet e mëposhtme të publikuar...