Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
‘Toyota Auris’/ Basha kundërsulm: Sa poshtë ka rënë Berisha, riciklon akuzat e Ramës
19 Nëntor 2021, 18:14Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur flakë për flakë akuzës së ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me dosjen e ashtuquajtur “Toyota Yaris”. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e tij social “Twitter”, Basha ka publikuar një video të Berishës me kryeministrin Edi Rama, të cilët në harkun kohor të një jave e kanë akuzuar për të njëjtën gjë.
DEKLARATAT NË VIDEO:
I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale! pic.twitter.com/PgA6l5QfXb
Edi Rama: Toyota Yaris Lulzim se e përmende pse nuk shkon në Belgjikë. Sa herë të kanë ftuar? Se nuk shkon…
Sali Berisha: Ti shkon me dy dosje po aq të rëndë. Me dosjen Muzin dhe Toyta Auris.
Krahas videos, Basha shkruan se ndjen keqardhje me nivelin e akuzave që Berisha ngre ndaj tij, duke e akuzuar se riciklon akuzat e Ramës.
“I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale!,”-shkruan Basha në postimin e tij.
Dosja e 3,4 milionë eurove “cash” të kapura në Portin e Durrësit në qershor 2018, brenda dy automjete që vinin nga Belgjika u kthye në një betejë mes palëve politike. Ishte kryedemokrati Lulzim Basha ai që denoncoi paratë në Kuvend, pak ditë para se të kapeshin duke akuzuar kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në këtë çështje.
Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit, dy të akuzuar për dosjen. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit.
BERAT– 6 të mitur, identetet e të cilëve nuk janë bërë me dije, janë kapur “mat” nga Policia e Beratit. Mësohet se të gjithë janë vënë nën hetim pasi u ka...
I nderuar Zoti Dhima, Une jam Selo Qejvani. Une jam shtetas Shqiptar dhe Amerikan, dhe jam krenar per kete. Familja ime dhe une jetojme ne Shtetet e Bashkuara t...
TIRANË – Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Maciej Popovski e konsideron të nevojshme zgjatjen e mandatit të vettingut për Komisi...
FIER- Videoja e mëposhtme është nga momenti ku nëna e 8-vjeçarit të vrarë Fier, puth foton e tij të vendosur në rrugë. Në pamjet e mëposhtme të publikuar...
BERAT – Ballkoni i një apartamenti në katin e dytë të një pallati në Berat është përfshirë nga flakët. Mendohet se djali 10-vjeçar i familjes duke luajtu...
TIRANË– 3 vite më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbuloi se 153 policë të burgjeve rezultonin si të dënuar më parë nga drejtësia për krime ...